Pranga 63-vjeçarit, dyshohet se i theu krahun 3-vjeçarit

Dita

Sami Sula, 63 vjeç ka qëlluar me sende të forta fëmijën e fqinjit, vetëm 3 vjeç, për arsye se i ka rënë topi brenda oborrit të shtëpisë së tij.

Kallëzimi u bë në polici nga babai i 3-vjeçarit, Romario Gjinaj. Sipas efektivave blu, fëmijës iu thye krahu i majtë, pas tërheqjes me forcë që i bëri 63-vjeçari. Arrestime Sulës u krye në flagrancë në orën 02:30 të mëngjesit të djeshëm nga efektivët e komisariatit nr. 3, ndërsa agresori akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, ku fëmija i mitur u dërgua në spital për ndihmën e parë mjekësore. Pas marrjes në pyetje, i moshuari nuk e ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se fëmija ka ardhur në shtëpinë e tij me krahun e thyer.

“Nuk është e vërtetë që unë ia kam thyer krahun djalit të mitur, pasi unë dola nga shtëpia, sapo dëgjova një fëmijë që po ulërinte me të madhe. Këtë mashtrim të ulët e ka bërë Romario Gjinaj, babai i 3-vjeçarit”- u shpreh përpara oficerëve të komisariat nr. 3, 63-vjeçari Sami Sula.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *