Tema e kriptokrishtërimit, ose e krishtërimit të fshehtë është e studiuar në shumë rrafshe studimore nga dijetarë të formatit të madh, të cilët kanë ravijëzuar fakte nga më të çuditshmet dhe më interesantet. Studimet për këtë temë në Shqipëri janë ende të pakta, por nuk boshllëk. Të merresh me kriptokrishtërimin në Shqipëri është të shtosh një dimension të rëndësishëm në kriptokrishtërimin e botës. Kjo gjë ka disa arsye substanciale: Shqipëria është një nga trojet me krishtërim burimor nga më të hershmit, që në gjenezë të krishtërimit, që në kohën e apostolimit të krishtërimit të hershëm, në raport edhe me vendet e tjera të pellgut mesdhetar, çka përbën një pasuri fetare dhe kulturologjike të krejt njerëzimit.
Studimet shqiptare për gjenezën e krishtërimit në Shqipëri ose të krishtërimit apostolik kanë grumbulluar fakte të një rëndësie të veçantë jo vetëm të përhapjes së krishtërimit ndërmjet ushtarëve ilire të legjioneve romake, por në mënyrë të veçantë të apostolimit të vetë apostullit Pal në Ilirinë e Jugut si dhe të dishepujve të tij deri në Dalmaci. Të dhënat e përftuara nga letrat e Shën Palit, por dhe të “Akteve të Apostujve”, përfshirë në Dhjatën e Re, tregojnë jo vetëm hollësira, por edhe faktin që pikërisht në rrethinat e Durrësit ka apostoluar edhe një nga figurat më të ditura, Apolonin, një hebre me origjinë nga Aleksandria, i cili ka patur edhe disa divergjenca me Shën Palin. Sipas Farlatit në Durrës ka ekzistuar një komunitet të krishterësh që në vitin 51 pas Krishtit, kurse në kohën e perandorit Trajan është masakruar një nga martirët e famshëm të krishtërimit Shën Asti, kulti i të cilti ka qenë shumë i gjallë, sidomos në mesjetë në Shqipëri. Zbulimet arkeologjike në Shqipëri kanë zbuluar dëshmi të rëndësishme. Kështu një varr i shek.II zbuluar në Durrës, ka afresk me shenjën e krismas, simbolit më të hershëm të kryqit. Vetë unë, autori i këtyre rrjeshtave kam zbuluar në Karaburun një skalitje në gur të dy fytyrave të një mashkulli dhe të një femre, që më rezultojnë sipas literaturës së ikonografisë së hershme të krishterë si ravizimi më i vjetër në Evropë i figurës së Krishtit dhe Kishës, sipas konceptit të Martesës Mistike. Po në Karaburun kam gjetur një amforë të skalitur, që është simbol i mrekullisë së Krishtit në dasmën e Kanës të shndrrimit të ujti në verë. Këto dëshmi kaq të skajshme bashkohen me zbulimin e afro 50 bazilikave paleokristiane të shek.IV, VI, që përbëjnë një thesar të dhënash për paleokristianizmin, çka e rreshton Shqipërinë ndër vendet me një krishtërim tepër të fuqishëm dhe të zhvilluar.
Krishtërimi në Shqipëri dokumentohet qartë, jo vetëm në atë të quhet krishtërimi apostolik por dhe në krishtërimin zyrtar, mbas aktit epokal në historinë e njerëzimit të perandorit Konstandini i Madh.
Kriptokrishtërimi ka disa faza. Ndër fazat më pak të studjuara do të përmendja ekzistencën e kriptokrishtërimit gjatë kohës së krishtërimit apostolik, të ilegalitetit të tij dhe të përndjekjes mizore nga ana e Perandorisë Romake.
Kriptokrishtërimi fillimisht në Shqipëri ka shfrytëzuar traditën pagane dhe ikonografinë pagane në formë alegorike. Në Durrës është zbuluar një mozaik i shek.III me figurën e Orfeut, ku në mënyrë alegorike, përfaqësohet vetë kulti i Krishtit. Po në Durrës është zbuluar një qeramikë e shek.II, III të Krishtit në formën e hyut Helios.
Skena e mozaikut të famshëm të bazilikës së Arapajt e shek.VI shfrytëzon figurën e Bariut të Mirë, për të paraqitur kultin e Krishtit.
Në Shqipëri dokumentohen edhe disa kulte gnostike, të cilat konkurrojnë me krishtërimin, siç është kulti i Mithras, por edhe kulti gnostik i ideuar nga Bazilidi i Aleksandrisë i shek.II me figurën e Abrakasit, që dokumentohet në një mozaik të zbuluar në Mesaplik afër Vlorës dhe që sot ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar dhe i takon shek.VI. Krishtërimi e fiton përfundimisht betejën e tij me rrymat gnostike, por edhe me rrymën heretike të Ariusit, duke u bërë përfundimisht nje fe botërore, duke zotëruar kështu fetarisht edhe Shqipërinë.
Për arsye të ndryshme historike, krishtërimi është atakuar dhe përndjekur edhe më vonë. Kjo ka krijuar mbijetesën e krishtërimit në formën e një dualizmi, ose të asaj që quhet kriptokrishtërim. Dokumentet historike tregojnë se gjatë pushtimit osman të Shqipërisë dhe të procesit të islamizimit, megjithatë krishtërimi nuk u zhduk, kurse kriptokrishtërimi, sipas shumë dijetarëve ka gjëlluar në një formë origjinale dhe të veçantë sidomos në krahinën e Shpatit në Shqipërinë Qëndrore, por dhe në rrethinat e Prizrenit. Tashmë këto janë fakte të njohura në rrafshin shkencor dhe teologjik. Kriptokrishtërimi është një fenomen jo vetëm shqiptar. Kriptokrishtërimi u bë i dukshëm në ishullin e Kretës, kur Kreta u pushtua nga saraçenët në vitet 825 – 961. Kriptokrishtërimi gjëlloi dhe në Kaukaz, në Siri dhe në Azinë e Vogël. Kriptokrishtërimi u paraqit në tërë territorin e Ballkanit. Në Qipro dhe në Kretë kemi kriptokrishterët të quajtur Linovanvakët, në Serbi u quajtën Sharenët, në Shqipëri u quajtën Laramanët, kurse në Greqi kemi rastin e kripto të krishterëve të quajtur Vallakalles. Edhe sekti i Bogomilëve në mesjetë, pavarësisht nga heretizmi i tij ruajti për shumë kohë elemente të fesë së mëparshme. Emra të tjerë të kriptokrishterëve në Ballkan si Mesokertilles, Paramesi, Tvojverie, Dipistia etj., tregojnë pikërisht popullsi, që ishin në mes të dy feve, që në dualizmin e tyre në formën e jashtme, gjoja ishin konvertuar në fenë islame ose në një fe tjetër, kurse në përmbajtjen e brendshme vazhdonin të ishin të krishterë.
Procesi i islamizimit të shqiptarëve qe plot kontradikta dhe plot rezistencë. Shqipëria e Gjergj Kastriot Skënderbeut u bë një kampione e krishtërimit në betejat kundër pushtimit turk.
Dokumentet e para pas vdekjes së Skënderbeut, tregojnë se të krishterët shqiptarë rrezistuan gjatë për të mos humbur identitetin e tyre fetar. Urdhëri perandorak osman i 5 nëntorit 1568, na mëson se banorët e krahinës së Pukës, ndonëse formalisht qenë konvertuar në myslimanë, nuk i respektonin urdhërat e islamit, por kryenin me përpikmëri shërbesat e krishterëve, martesat i bënin në kishë, fëmijët i pagëzonin me një emër të krishterë, që përdorej në shtëpi, por i vinin edhe një emër mysliman për jetën publike. Në një relacion të kryepeshkopit të Tivarit, Marin Bicit drejtuar Papa Pavlit të V më 1610, flitet për shqiptarët, të cilët i detyrojnë me dhunë të ushtrojnë muhametizmin “por mbajnë në zemër besimin e krishterë”. Të njëjtën gjë thotë dhe Grigor Mazreku në relacionin e tij të vitit 1650 për shqiptarët në rrethinat e Prizrenit, të cilët vetëm kanë ndryshuar emrat në myslimanë, “por në zemër janë të krishterë”. Kryepeshkopi i Tivarit, Vinçens Zmajeviç, më 1703 flet për praninë e kriptokrishterëve në Shqipërinë e Veriut dhe atë të Mesme. Kriptokrishterët në shek.XVII-XVIII ende rrezistojnë, por është interesant një fenomen ai i martesave ndërfetare, ku tashmë edhe gratë e besimit mysliman, pagëzohen fshehurazi dhe në familje konsiderohen si të krishtera. Më vonë fenomeni i kriptokrishtërimit merret seriozisht nga ana e Vatikanit dhe Kongregacionit, Propaganda Fide, duke u interesuar që kriptokrishterët të mos e vazhdojnë më këtë jetesë të dyfishtë, se ndryshe do t’u mohohen sakramentet. Aktet e Kuvendit të Arbërit më 1703 në Merqi të Lezhës bëjnë një analizë edhe të problemit të kriptokrishterëve si dhe merren disa masa organizative dhe konceptuale për kthimin e kriptokrishterëve, nga të fshehtë dhe ilegale në krishterë të hapur dhe zyrtarë. Kriptokrishtërimi dokumentohet si në Shqipërinë e Veriut dhe në Shqipërinë e Jugut dhe atë Qëndrore. Në zonën e Lurës populli feston festat e mëdha të krishterëve dhe të myslimanëve ku në formën e një sinkretizmi fetar marrin pjesë të gjithë pa përjashtim, duke krijuar kështu traditën e një tolerance të habitshme. Kthimi i ortodokseve në Shqipërinë e Jugut në islamizëm , morri përmasa të mëdha në shek.XVIII. një prift murg nga Voskopoja Nektar Terpo (1685-1732), i cili ka qenë dhe igumen në manastirin e Ardenicës, botoi një libër, të quajtur “Libri i quajtur Besim”, ku i bën thirrje të konvertuarve në islamizëm, që të kthehen në besimin ortodoks dhe njëkohësisht bën një kritikë shumë të rreptë dhe të ashpër për fenomenin e kriptokrishtërimit.
Një fenomen tjetër i rëndësishëm është sinkretizmi fetar tek bektashinjtë, ku nderimi i islamizmit dhe krishtërimit, krijoi një doktrinë të veçantë edhe me elementë budistë dhe gnostikë, por edhe me një traditë akoma më të heshme të kriptokrishtërimit. Të dhëna të shumta historike flasin për këtë sinkretizëm fetar, kryesisht në krahinën e Labërisë dhe të Skraparit.
Kriptokrishtërimi krijon kështu një histori shekullore në Shqipëri, që mund të përbënte subjektin e një libri historik dhe teologjik të klasit të parë.
Mund të flitet për kriptokrishtërimin në mënyrë konvencionale dhe gjatë ateizmit shtetëror të Shqipërisë moniste në gjysmën e dytë të shek.XX. pas vitit 1991, liria e bindjeve fetare solli ndryshime të mëdha. Një fenomen që duhet përmendur është, që një numër i madh njerëzish nga krahina e Shpatit, ku kemi një nga traditat më të vjetra të kriptokrishtërimit, bëri një kalim publik masiv në besimin ortodoks. Për fat të keq shumë dokumente që ndodhen në Arkivin e Shtetit, nuk janë publikuar për të bërë kështu dimensionin e kriptokrishtërimit në historinë kombëtare të Shqipërisë.

Ju lumt per shkrimin,edhe pse kjo dihej.Sikur te kishe folur edhe fjalet e para te shkruara nga frati katolik Pal Engjulli nga Shkodra,famulltare ne Durres.Une po te pagzoj per here te pare:Ne emer te atit e te birit e te shpirtit shejt.Amen.
Sa ka shume ne Kosove KRIPTOKRISTJAN dhe askush nuk mirret me kete qeshtje as ne Kosove as ne Shqiperi se paku qe ta japin nje ndihmes……………
Ne Kosove ka shume kriptokatolike, apo sic i thone atje laramane.Pra ne shtepi jane te krishtere por jashte shtepie behen myslimane. Gjate historise ata u persukutuan nga otomanet. Rasti me i njohur eshte ai i shqiptareve katolike te pjese lindore te kosoves, apo sic njifet ndryshe edhe si Karadaku i Shkupit. Kur ata , pas reformave turke te Tanzimatit deshen qe edhe boterisht te kthehen ne te krishtere , pasoi dhuna e turqve ndaj tyre. Per kete rast shkruan edhe Jean-Claude Faveyrial. Te vetmin gabim qe e ben ai eshte se Karadakun, qe ne shqip do te thot Mali i Zi dhe qe eshte ne lindje te Kosoves ai e vendos ne Malin e Zi (montenegro).
http://www.telegrafi.com/lajme/cfare-perjetuan-nga-osmanet-shqiptaret-qe-deshen-te-kthehen-ne-krishterim-78-12963.html
Nje permiresim. Karadaku i Shkupit eshte ne pjesen jug-lindore te Kosoves.
Un nuk arrij kurr , te kuptoj se si mundet te Jet e mundur ,
qe nji dijetare e studjues kaq i shquar i nji niveli padyshim europian ,
lihet i papune ne ate vend !
Nganjiher mendoj se , kjo qe ndodhe ne Shqiperi me intelektualet e vertete te tipit Miokom Zeqo ka nji prapavije antikombetare ,sepse nuk mundet te spjegohet ndryshe .
Perse nuk ngrihet zeri aty ,nga shoqeria e intelektualeve nqs ka vertet dhe i dhimbset ai vend ,
qe njerez si M.Zeqo te vendosen ne postet e mrituarar ,atje ku i sherbejn me mire se cdokush tjeter zhvillimit te vendit te tij .
Nuk Mund te punsohet shkakui kriptoosmanlijve te fshehur nen petkun komunist
90℅ te nipave e sternipave te bashkpuntoreve e spiunve osman 1432-1912,u inkuadruan ne komunist,jugosllav e leninist/stalinistischen/…persekutimet e tyre e vrasjet,burgosjet…vertetojne gjenezen me gjenerata te tera Osmaniste,ne Kriptoosmanist
Nje shkrim brilant. Urime Z. Moikom. Do te shtoja ketu traditen e fshatrave te thella te Gores, ku nese nje cifti prinderish muslimane nuk i rronin dy apo me shume nga femijet e porsalindur, ata i vinin femijes se trete emer te krishtere, ne menyre qe te kishte jete te gjate. Me i perdoruri ishte emri Lefter, por perdoreshin edhe emra te tjere si p.sh. Aleksander
Kjo tradite ka qen shtrire pothuaj ne gjithe jugun mbare
Kriptokatolike ne Kosove ka rrethi i Prishtines(spo e ceki me emra fshatrat),Drnices,Besjane ose LLapi,Vitia,Ferizaj e Gjilan etj
Sot në Liri nuk ka pse qendrojne prep te fshehte,kur me nji deklarim publik munden me kalue në Katoliçizmin Kastriotik.
Perse , jemi ne shqiptaret sot te lire ???
cfar ender e bukur e cilla ka shoqeruar neper shekuj deshirat e shqiptarit !!!
Ah sikur te ishte e vertet …
Z. Moikom, kriptokrishterimi ne kombin shqiptar ka qene dhe eshte, si te thuash nje besim me vete, nje besim i vetedijeshem dhe i pazevendesueshem, i cili eshte perdorur dhe ruajtur shekuj me radhe, per te perballuar shpatat, egersite e pushtuesave te ndryshem dhe te shumellojte ne besime. Kriptokrishterimi eshte nji nga gjetjet me te spikatura te ketij populli, i perdorur ne cdo kohe dhe qe i ka sherbyer shpetimit te asimilimit te kombit. Para dy muajsh nje nga shkrimtaret tane, i degjur si emer, per mos hyrjen e Shqiperise ne Europe, fajesonte “shenjen” (e ardhur nga nji perralle e mocme), ku nji shpendi te kapur i ishte vendosur nji shenje ne qafe dhe pasi u leshua, ate nuk e pranonin shpendet e tjere, sepse kishte ate shenje, dhe se “shenja”, sipas shkrimtarit, aludohet me konvertimin ne islam. Por pikerisht “shenja”, ne te vertete, ne brendesi te saj, duhet kuptuar pikerisht “kriptokrishterimi”, qe shkrimtari me emer nuk ka arritur ta kuptoje, ka shpetuar asimilimin e kombit, ndryshe do te ishim ose greke, ose turqe, sipas predikimeve mediokre qe kombesia na u perfaqesoka nga besimi fetar.
Z. Moikom, ju keni bere shkrime per Camerine dhe keni njohje te mira per ‘te, por dua t’ju ndihmoj per temen, se thesprotet (camet myslimane dhe ortodokse) ne Cameri e kane perdorur kete kripto (fshehtesi) besimi mjaf gjeresisht, si para ardhjes otomane dhe gjate sundimit otoman, bile me sukses eshte perdorur ne Cameri edhe rasti i berjes islam vetem i njerit nga familja, si kryetari i familjes, per efekte te lehtesirave fiskale te koherave. Edhe gjate sistemit komunist, ku feja u ndalua, kriptokristianizmi, kriptoislamizmi ishin teper te perdorura, sidomos ne familjet came te larguara nga vendlindja e tyre. Te moshuarit e familjeve came (ne Shqiperi) i kryenin ritet fetare fshehurazi, ata faleshin, agjeronin, jepnin zeqat dhe besonin tek Zoti, bile kishte dhe raste qe ne kohen e ramazanit, komunistet e djeshem i detyronin me zor besimtaret qe te pinin uje, u jepnin cigare dhe i provokonin ne forma te ndryshme, i spiunonin dhe i fusnin ne burgje, ky fenomen nuk ishte vetem per nji lloj “kripto”, por per te gjithe “Kriptot”, sidomos kunder kriptokatolicizmit etj. Ata ishkomunistet e djeshem sot jane kriptokomunistet e sotem qe ngrejne larte zerin: “Zoti e bekofshte Shqiperine”, “Zoti i bekofte shgqiptaret”. Trajtimi i kesaj teme, sigurisht kerkon studim te paanshem, shkencor, me fakte dhe analiza, te cilat nuk duhen lene pa u kryer. Respekte per temen. Fahri Dahri.- 20 dhjetor 2015.-
Fahri,
kjo perralla e asimilimit eshte tejet e perhapur nder shqipfoles.
Ne nje artikull tjeter kam treguar fjalet e gjyshit tim te ndjere, qe me tregonte sesi ne kohen e Zogut, femijeve ne zonen e Divjakes u conin nje mesues greqishteje (dihen paktet e Zogut me te gjithe, vetem per te mbajtur fronin).
Meqe femijet nuk pranonin te mesonin greqisht, i rrihte me thuper thane. Gjyshi im qeshte dhe me thoshte, po ne prape nuk pranonim te mesonim dhe flisnim greqisht.
Edhe sot, ju qe jeni te “paasimiluar” ju dhembin syte kur shikoni nje shqiptar te krishtere, sidomos ortodoks. Keni gati epitetin “grek” ose “shka”.
Pranojeni qe ne baze te rrethanave pranuat te ktheheni, ne fillim per perfitime, por pastaj me deshire ne myslimane. Me e keqja eshte se sot jeni kthyer ne islamike te devotshem (me myslimane se arabet), dhe shkoni dhe lini kockat ne Arabi. Me dhemb zemra qe nje nga zonat qe dua me shume ne Shqiperi, Pogradeci, ka aq shume xhihadiste.
Ku jeni ju, pse nuk ngriheni qe sherbesat fetare ne xhami te behen ne shqip, dhe jo ne nje gjuhe qe ju nuk e kuptoni?
Pse ju shkelqen fytyra kur thone qe populli turk eshte popull vella, kur dihen demet dhe marreveshjet qe ka bere Turqia me Serbine dhe Greqine ne dem te shqiptareve?
Kjo eshte e verteta o Fahri, dhe jo ajo perralla e asimilimit qe keni ne maje te gjuhes.
Moikom i dashur , ti mire ben qe per interes tend sherben atyre qe kane aktualisht parane dhe pushtetet ! Por ne planin shkencor dhe zhvillimor te njerezimit ke gjetur per tu bere ushtar i erresires ! Shqiptaret , para se te jene kriptokristjane , jane kriptohyjnore , qe shume per injorance iu thone kriptopagane !
Kete e ka pohuar vete nje ekspedite e Vatikanit , ne perberje te te cilit kane qene edhe kardinale , aty rreth viteve 1800 ! Ishte koha kur te semures se Bosforit po i dilte shpirti dhe te gjithe u sulen ne keto troje per copa ! Keshtu Papa nisi nje ekspedite ne malesite e veriut Shqiptar !
Ne raportin qe ata i derguan Papes , i shkruanin se popullsia e njihte Jezu Krishtin , shkonte ne Qisha , kremtonte festat katolike (festa te vjedhura sigurisht) , por ne jeten e perditeshme , mentalitet , zakone dhe kostumografi , ata ishin te gjithe “pagane” ! Beja me e shtrenjte per ta – theksonte raporti ,- eshte per qill dhe per dhe !
Kjo eshte gjuha hyjnore e drites , Gjuha Shqipe , dhe jo erresira fetare e deformimit dhe asgjesimit te dijes hyjnore shkencore ! Kjo eshte dhe e ardhmja reale e njerezimit ! Ka per te qene , sic ka qene – thote nje profeci !
Eshte shkrim i nje studiusi dhe qytetari serioz,shoqeruar me nje statistike kalendarike te prekeshme dhe te pa kundershtueshme.
Teper i vecante shkrimi, ne vorbullen e sharje-shpifjeve,kafshimeve,te pafundme qe ndodhin ne boten e zooparkut shqiptar,pa kafaze ndarje.
Fraza e fundit:
´´Per fat te keq shume dokumente qe ndodhen ne Arkivin e Shtetit,nuk jane publikuar,per te bere keshtu dimensionin e kriptokrishterimit,ne historine kombetare te Shqiperise.´´,mbart nje alarm te vertete,mbi ate,qe nga e ka marre prej kohesh rrugen Shqiperia.
Saliu me banden e tij(te zgjedhur nga ai si alter ego e tij),ne menyre sistematike dhe pareshtur ka punuar,per ta shperfytyruar dhe denatyruar kete vend nga europian,ne aziatik islamik.
Nen sundimin e tij jane prishur shkaterruar dhe vjedhur,qindra objekte kulti kristiane dhe vende historike si kalaja e Krujes,qe evokojne kulturen thellesisht europiane te ketij vendi
Shënim: Komentuesit “ai atje”, i cili më ka komentuar mua, krahas falënderimit që më jep mundësinë për ta sqaruar, i bëj me dije mendimin e historianit gjerman Aleksandre Lambert, i cili në intervistën e tij dhënë në By NacionalAlbania on December 27, 2015, ndërmjet të tjerash shprehet: “Përkundrazi, ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë…….. Te shqiptarët ky fenomen asimilimi ndodhi vetëm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse që është e njohur shumë mirë në histori për çështje asimilimi”. Me respekt F.D10/01/2016.-
Ne librin e tij “2000 vjet konflikte midis Lindjes dhe Perendimit” Anthony Pagden thote qe edhe pse Konstandini i Madh sponsorizoi Krishterimin ai vete mbylli syte sipas riteve pagane, po keshtu edhe i biri i tij Kostanco. Kjo puna e feve duket qe nuk ka ngjitur qe ne fillim, shqiptaret kane qene te serte dhe bujare, ata faleshin tek dielli, mali dhe qielli. Terpo ne Voskopoje nuk di te kete pasur ndonjehere, ka ne nje fshat me siper, ne rreze te Ostrovices, biles eshte lagje e tere me kete mbiemer. Por ata jane bektashinj, biles edhe sekti bektashi i afrohet shume botkuptimit pagan, qe eshte ne origjinen e popujve antike, dhe eshte krejt ndryshe nga sekti bektashi origjinal, qe sipas studjuesve ishte mjaft konservator dhe fanatik. Pra, sado feja eshte perhapur si nje postulat i njellojte, ne vende te ndryshme ka pesuar ndryshimet e nevojshme dhe i eshte pershtatur dokeve dhe traditave zakonore.
Ne vend qe Rama te caktonte minister per kultet Moikom Zeqon, cakton nje profan, vetem se eshte kusheri i kusherires se tij. Harito dhe qe nuk di se sa ideologji dhe fe ka ne Shqiperi.