Shkarje e madhe tektonike

redaktor

Letër e nënshkruar,

Ing. Ahmet Çollaku

Tjetërsimi i godinës së Fakultetit Gjeologji-Miniera, është një rrëshqitje, që do t’i kushtojë shtrenjtë Kryeministrit. Ai ka shumë probleme që ka lënë pas S.Berisha, nuk kishte arsye të merrej me lëvizjen e Fakultetit Gjeologji-Miniera, institucionit të vetëm shqiptar që botë njihet më shumë se godina qeveritare, madje më shumë se vetë Kryeministri ynë. Këtë Shqipëri, e ka ushqyer dhe mbajtur kryesisht produkti i kësaj godine, pavarësisht se ndonjë zuskë, eminencë gri këtej rrotull thotë se specialistët, që dalin nga kjo godinë, janë “gjurmues popullorë”, “urithë”. Kjo ndërtesë mban nurin e shkencëtarëve Zuber, Novack, Nopsca, Martelli, Mishunina etj, dhe të mësimdhënësve shqiptarë, Kuneshka, Kraja, Peza, Pasho, Deda, Melo, Meko, Kristo, Frashëri, Burri … Përse shqiptarët duan ta braktisin këtë vend? Sepse po u merren nga të huajt të gjitha pasuritë dhe institucionet për “dhuratë”. Se shtetet janë si puna e njeriut. Ato kanë kokë, sy, zëmër, veshë, këmbë… Të huajt kanë kohë që na kanë marrë kokën, tani morën zemrën, pasuritë minerale dhe institucionet muze. Kjo është një shkarje tektonike kombëtare e kryeministrit, sepse fundos Shqipërinë disa herë. Ai Fakultet nuk është godinë komunaleje. Ai ishte centrali që i jepte energji Shqipërisë, një muze dhe arshivë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *