Një burrë që fluturonte me avionin e linjës ‘JetBlue’ ka shkaktuar zemërim mes përdoruesve të rrjeteve sociale pasi ka postuar në You Tube një video ku kishte filmuar një të moshuar indian të besimit Sikh teksa flinte duke e krahasuar këtë të fundit me Bin Laden.
Burri i paidentifikuar e ka publikuar videon 30 sekondëshe në You Tube duke e përshkruar: “Të fluturosh me Bin Laden”.
I moshuari indian nga California ishte duke fluturuar nga New York për në vendin e tij kur është filmuar në momentin që ishte duke fjetur. I riu e kishte ngatërruar atë me një mysliman.
