OSHE: Arkëtimet në 11 muaj u rritën me 59.4 miliardë lekë

Saimir Lleshi

Kompania OSHE ka bërë të ditura të dhënat e arkëtimeve për 11 muajt e këtij viti.

Sipas deklaratës, në muajin nëntor janë arkëtuar 4.6 miliardë lekë, ose 0.3 miliardë më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë, arkëtimet për 11 muaj, janë 59.4 miliardë lekë, ose 16.5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë për vitin 2014.

Ndërkohë, progres ka edhe për sa i përket nivelit të humbjeve, ku gjatë muajit nëntor humbjet kanë rënë në 30.8% nga 32.9 në 2014-n dhe 48.1% në vitin 2013. Si 11-mujor, humbjet regjistruan nivelin e 30.9 përqind, me reduktim në masën 6.8 përqind  në raport me 2014-n.

“Treguesit e fundit dëshmojnë se reforma në sektorin e energjisë në lidhje me kthimin e ligjshmërisë te pagesat e faturave është në rrugë të mbarë”, thuhet në deklaratën e OSHEE-së. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *