Çfarë ishte Statuti Organik i Shqipërisë?

redaktor

I nderuar lexues! Statuti Organik i Shqipërisë ishte akt i hartuar nga Komisioni ndërkombëtar i kontrollit më 10.04.1914 dhe njihet si kushtetuta e parë e shtetit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë. Statuti përbëhej nga 17 kapituj dhe 216 nene. Aty trajtoheshin disa nga problemet kryesore si forma e qeverisjes, pozita ndërkombëtare e Shqipërisë dhe territori i saj, pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, popullsia, të drejtat dhe detyrat e saj, administrata lokale, forcat e armatosura dhe organet e drejtësisë. Statuti Organik e shpallte Shqipërinë “principatë sovrane e trashëgueshme” me në krye princin gjerman Vilhelm Vidin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *