Si t’ia vesh emrin? Disa veprime të kryeministrit janë sa të çuditshme, aq edhe të pakuptueshme. Kështu, me rastin e festave bëri me dije se do të shpërblejë jo pak, por me 6 paga tatimorët (hallexhinjtë) kur të parit që duhet të shpërblejë duhet të jenë shtresat më të varfra si pensionistët,invalidët apo familjet me ndihmë ekonomike. Tatimorët e kanë për detyrë të mbledhin të ardhurat deri në një, pasi për atë paguhen me paga të larta. Pra tatimorët me 6 paga, të varfrit me 2 kg mish. Dhe pastaj si vjen mirë kur i thonë se varfëron të varfrit dhe pasuron të pasurit. Kështu veproi dhe me makinat luksoze Jaguarët. Po të vazhdohet kështu, një dite do të të thonë dhe votuesit tuaj, hap krahun, s’je më për këtë punë. Këto veprimet tuaja na mbyllin edhe ne si votuesit tuaj gojën pasi s’kemi si të të justifikojmë. Përshëndes gazetën Dita, nga Pogradeci
