Përshëndetje Dita. Unë mendoj se pa u zhduk kjo kastë politikanësh oligarkë s’do të ketë drejtësi në Shqipëri. Lodhemi kot me gjoja ‘reformën në drejtësi’ e cila do të ketë si rezultante një sistem që mbron interesat e kastës së politiko-oligarkëve.
Zhurma që bëjnë në parlament është fallco sepse në të dy krahët janë në unison për të bërë një ‘gjoja reformë’ për të ardhmen e sigurtë.
Shqiptarët nuk duan vetëm reformën për të ardhmen, por duan reformë për të dënuar të shkuarën dhe të sotmen. Ndryshe jemi asgjekundi. Fatkeqësisht kështu ka për të ndodhur për derisa jemi në demokracinë e kapitalit ku ligjin e bëjnë oligarkët dhe lakejtë e tyre.
