Në letrën dërguar ambasadorit amerikan, autori Ahmet Dursun kerkon te heq paralele midis kulinarise (artit te gatuarit te ushqimeve ) me politiken. Por kulinari ka edhe per njerezit dhe per kafshet, çka do te thote se gjellen e njerzve mund ta konsumojne dhe kafshet por gjellen e kafsheve nuk mundet ta konsumojne njerzit.
Politika eshte nje lloj menuje qe behet nga njerëzit dhe per njerëzit. Gjithsesi po e marrim te mireqene kete paralele siç ka qef ta trajtoj Dursuni. Por zoteria ne fjale kur jep keshillen per gatimin e saj kerkon qe te ndahen veç e veç “barishtet”, ndersa arsyetimin e tij per problemin qe trajton i fut te gjiithe ne nje tenxhere pa kurrfare dallimi, a thua se ky eshte nje alien qe nuk mund te dalloje te miren nga te keqen, por e ka me te lehte te veje nje shenje barazimi dhe aq.
Zoteria i perkushtuar me kete leter te hapur i permend te gjithe qe kane kaluar ne kete vend ne keto 2000 vjet qe nga romaket dhe deri tek nazizmi dhe komunizmi, madje me emra te perveçem duke u perpjekur te shumezoje me zero gjithshka, a thua se shqiptaret rojne akoma ne komunitetin primitiv.
E ne kete rast ai me ngjason me personazhet kalorsiak te Miguel Servantesit, kalorsit e mullinjve te eres. Duke qene se institucionet shqiptare aktuale i ka krahasuar me lloj lloj perimesh, me nje lloj sarkazme jo pak te trashe, do ta pyesja: Po opoziten aktuale dhe personazhet e saj me cilet perime do t’i krahasonit?
Dhe deri sa ai te reflektoje ne rolin e avokatit berishian, une po i them se opozita aktuale i ngjan kepurdhave helmatisese qe gabimisht dhe qellimisht jane futur ne kuzhinen e politikes shqiptare si kepurdha ushqyese, ndersa lidershipi de facto i saj eshte nje klonim amalgame me pak Esat Toptan, pak Ahmet Zogoll, pak Hitler, pak Pinoçet dhe aspak shqiptar.
Nuk eshte faji as i romakeve, as i bizantineve, as i dyndjeve sllave, as i otomaneve, madje as i ngjarjeve te shekullit te XX, pse demokracine shqiptare dhe drejtësine e saj e ka degjeneruar dhe e ka marre peng nje monster i gatuar ne kuzhinat e kushedi kujt antishqiptaresh.
