Norvegjia ka publikuar së fundmi një raport mbi shitjen ilegale të naftës nga grupi terrorist ISIS. Sipas raportit, tregu më i madh i naftës së tregtuar nga ISIS është Turqia.
E përditshmja norvegjeze, Klassekampen, ka publikuar detaje të raportit i cili është hartuar nga shteti norvegjez, ku thuhet se nafta në Turqi shitet me një çmim shumë të lirë.
“Një sasi e madhe e naftës kalon në kufirin turk nga rajonet siriane që kontrollohen nga ISIS”, citon raportin e shtetit norvegjez, e përditshmja Klassekampen.
“Nafta dërgohet nëpërmjet tankeve në rrugë ilegale përreth kufirit turk dhe një barrel naftë shitet për 25 dollarë”, thuhet më tutje në raport.
Në fillim të dhjetorit, edhe Rusia ka akuzuar Turqinë se bën tregti me grupin terrorist ISIS për naftë, gjë të cilën e ka mohuar shteti turk.

Turku e ka shume gabim qe ble nafte nga isisi,se NATO eshte ne lufte me isis.
Ne mbledhjen e G-20 Presidenti Putin deklaroi prere : Ne kete tryeze ka vende qe blejne nafte tek ISIS! Ju referua Turqise e Arabise Saudite! Rexhep Taipi nuk u ndie fare! Pastaj dolen foto ku djali i Rexhepit ishte ne mes te eksponenteve te ISIS! Tani po bindet dhe Europa se kush eshte ky kurva Erdogan qe naten ble nafte te ISIS e diten vjen ne mbledhjet e NATO-s!