Më i fortë se vdekja

redaktor

Si tymi i cigares,
gjithë jeta m’u tret,
dhe kurrë s’kam qenë,
si peshku në det.

Si tymi i cigares,
m’u tret e m’u tret,
me një zë putane,
vdekja më thërret.

Me një zë putane,
një zë prostitute,
futur pas një rrëze,
fshehur pas një skute.

Me një zë miklues,
që nga errësira,
po më ka mbërthyer,
jeta me zinxhira.

Keq më ka mbërthyer,
dhe s’më lë të iki,
dhe s’ka djall në Botë,
qirinjtë të m’i fiki.

Fort më ka mbërthyer,
dhe kurrë s’u dorëzua,
dikur dhe unë desha,
po tani nuk dua.

Dikur dhe unë desha,
të ikja këtej,
po jeta-si zjarri,
m’u ndez nëpër dej.

Më foli ngadalë,
me zë të pa fikur:
“Ka kohë-o poet,
ka kohë për të ikur!”

Ka kohë për të ikur,
në varrin e heshtur,
jeto dhe këndo,
dhe gjëmo pareshtur!

Gjëmo si një det,
ty s’të lodh përpjekja,
se ti je-poet,
më i fortë se vdekja.

Ndaj gjëmo pareshtur,
me gjithë zemrën tënde,
dhe putanën vdekje,
trëmbe edhe trëmbe!

Trëmbe edhe trëmbe,
të marrë arratinë,
se kohë nuk ka,
veç për dashurinë.

Nga era s’tu fikën,
qirinjtë në jetë,
dashuria ikën,
ndërsa vdekja pret.

Veç për dashurinë,
kohë s’ka vërtet,
ndaj këndo pareshtur,
gjëmo-o poet!

Share This Article
11 Comments
  • Nji vjersh ,qe duket sikur Lajthitja i ka trokit fort kokes se dukes duke e zgjuar nga gjumi te trembur ,duke i vene te degjoj kengen ” Je ne Metro ti”
    pra eshte nji vjersh ,sigurishte e bere ne nji gjendje humori jo normal ,
    por kjo sduhet te demoralizoj Poetin tone ,
    ai duhet te qendroj gjithmon ashtu ngritur , vigjilent drejt frymezimit te radhes.

  • Qofte,larg vdekja nga ti,o poeti jon.Poqese ti shkon ne amshim kush doti kendoi sali qenit,dhe ram zhirafes more Arben Duka?
    Jo,jo per ty ska vdakje edhe ti ne amshim po te shkoish.Qysh kur Migjeni Naimi,Ali asllani,e tjer jan ne amshim,por ne jetoim me ta,ata jetoin me ne,xhdo diite,me mjerimin e migjenit,me pa brek u gjeti dreka,milioner u zuri mbramja,apo ju o malet e shqipris,ju o lisat e gjat,pra shiko qe jemi apo jan me ne,migjeni,asllani,naimi i madhe.
    Prandaj jo vdekje nuk ka per poetet.

  • UNE I UROJ SHENDET DHE JETE TE GJATE ARBEN DUKES.
    POR DUA QE SA ME OARE TE NASHJRUAJE NJE BEJTE LIDHUR ME LIGJIN QE BERI RAMA OER HEQJEN E DEKORATAVE DHE TITUJVE TE NDERIT TE FUNKSIONAREVE TE PARTISE E TE PUSHTETIT NGA VITI 1944 DHE DERI VITIN 1941. NE PRIJEKT LIGJ PARASHIKOHET QEVTA PESOJNE EDHE ATA TE BYROSE POLITIKE, KRYETARI I FRONTIT DEMOKRATIK TE SHQIPERISE BIKE DHE ATA TE VETERANEVE QE I KANE DHENE TITULL NDERI EDHE BEJTEXHIUT. PRA PERFSHIHEN NE HEQJEN E DEKORATAVE EDHE ENVER HIXHA EDHE NEXHMIJE HOXHA DHE SHUME TE TJERE QE BEJTEXHIU I KA MBROJTUR ME ZJARR DHE I PAEPUR.

    • Kerkoj falje per gabimet ne drejtshkrim. Vec gabimeve te tjera, periudha qe parashikohet ne projekt ligj eshte nga viti 1944 deri ne vitin 1991.

    • kastriot me k te vogel
      more burre paçavure
      si u plake e u thinje
      dhe dy grame mend si nxure!

      Po te bej nje kopy-paste
      per çfarë tè shkruajta dje
      o i vdekur i pa kallur
      qè nuk di pse rron mbi dhe!

      “..S’ka nevoje te blesh nje tjeter
      ti je vete fyell me nje vrimë
      pervec se burre halabak
      je legen edhe ‘sum qimë’!!

      Si ty nena sben te dyte
      palo burre edhe te ndyre
      injorant dhe psikopat
      burre qenef i pa fytyre!!

      Si nuk the nje fjale me mendje
      ore nje fjale per be
      sa here shkruan ne kete blog
      vetem purthe e diare..

      Te duket vetja i zgjuar
      po ti je molar i lik
      pas Poetit hiqesh zvarre
      hiqesh zvarre se je zhapik!!

      Nuk te detyron njeri
      te lexosh kete gazete
      te thash me larte se cfare je
      dhe suma te kruhet vete!

      Ti je pjese e qenerise
      qe di vetem te hedhe balte
      u duket zeher e embla
      zeheri u duket mjalte…

      Ndonjehere ti lexoj komentet
      o burre i degjeneruar
      sot kerkoje nje pergjigje
      ndaj vendosa per te shkruar !

      Besoj pergjigjen e more
      te erdhi e rene prej qiellit
      keshtu kerko dhe here tjeter
      se e gjen vendin e fyellit!!

      Nese nuk ta tregoj une
      ka te tjere qe ta trgojne
      ka me nishanllij se une
      qe drejtperdrejt te qellojne!!

      Per ta mbyllur po te them
      nese do me besh replike
      nuk do te te kthej pergjigje
      se nuk jam si ty zhapik!!…

      Edhe qenerise se blogut
      pergjigje nuk do ti jap
      jo se me mungojne llafet
      se i kam hazer –xhuvap!!

      Pooor…? pikat tregojne shume
      se jam gati perseri
      te te jap ty nje pergjigje
      edhe turmes qeneri!!”…

      • Sa keq me vjen qe te ka djegur kaq shume. D Edhe une di sharje e fyerje ne mos me shume po kaq sa ty te siguroj se di. Por nuk ma lejon kultura qe t’i shkruaj….
        Shkrimtaret, kur botojne dicka, dhe e botojne qe t’a lexojne te tjeret, mbartin me vete dhe riskun e kundershtimit apo mospajtimit nga ana e lexuesave mbi ate kane shkruar.. ne se dikush nuk do, apo nuk i perballon dot kritikat, le te mos shkruaje…
        Hajde flisni dhe komentoni per ligjin qe po ben Edi Rama per heqjen e dekoratave dhe titive te nderit te antareve te Byrose Politke dhe te tjereve. He, ne ja u mban, dilni kunder!

  • Perse kaq trishtim ne kto dite te bukura festive qe po jetojm :

    Me lejoni t’ju afroj dicka ndryshe ,
    nji stori po te trishtushme por te kendeshme haha

    Poezia eshte e rezikeshme !
    Dikur ne udhetimet e mia rrugeve te ksaj Bote ,
    e takova ,ne nji lendine ,ashtu te bukur ,te fresket si lulja e majit
    dhe u marrosa nga bukuria e saj , pa kuptuar se ishte nji vetvrasje per mua vet .
    Ajo me pushtoj mua me magjine e saj , me ate arome te atij helmi te omel ,qe asnji
    mashkull s’i reziton dot .
    Nji mengjez ,u cova me te tjera mendime ne koke .
    Kuptova se kisha gabuar .
    Kuptova se , s’duhet te dashurohesha me ate , e cila ishte thjeshte nji iluzion .
    Kuptova se, ajo s’ishte nji simpati ,akoma me shume nji amore.
    Jo…
    Ajo ishte thjeshte ,
    urrejtje me shikim te pare,
    Un, s’desha te shikoheshim ,
    s’desha kurr te kuptoheshim , – perse vall ?
    por ja qe Fati eshte imponues ,
    eshte edhe kokefort ,
    por nganjiher mundet te Jet edhe Abort !!!

    E vetmja die e cila nuk me shkoj nder mend gjate gjithe trishtimit tim ,
    mbas asaj storie , ishte vdekja ,
    jo sepse nji dite te gjithe do vdesin ,
    por se dikur , i kisha bere asaj nji premtim ..se pa te takuar ty s’do vdes !!!
    Dhe ja ku jam …

  • Miku im Arben Duka poezia jote eshte nje pikellim lunxherie kur grat e krahines ndjellin nje kuje .Eshte nje nga poezit me te bukura e renqethse ,por nuk ta lejon karakteri qe te mos shkruash per dashurin .Kete jete e bne te bukur dashuria ,sepse ajo eshte drita e jetes ,mos u dorezo dhe thuri vargje Krijusit qe na nosolli dhe tek ai eshte cdo fund,lere politken se ajo eshte si qymyri ose te djeg ose te nxin,ndersa vargjet per dashurin vetem te ndrin ,Ketheu kenges per dashurin se ajo do te sheroj .

  • Un kam bo disa komente ktu , qysh paradite ,
    dua te them sot ,se komente kam ber shpeh here ktu ,
    ku me kenaqsi lexojme poezite satirike te Benit mbi poltiken aktuale ne vendin tone :
    Por pasi pash disa komente ktu , te cilet i drejtohen Ben Dukes ,
    meshprehje si psh , jete te gjate etj fjale ngushelluse ,
    sikur Beni te ishte vertet ne ate gjendje melankolie qe ne poezi shpreh
    dhe kjo me shqetsoj e me beri te shkruaj perseri dicka .
    Nganjiher komentojme edhe ne menyre ironike ,ose me sens humori ktu ,
    pa ndonji ide me i dal kunder Benit ne poezite e tij ,
    qe tashme te gjithe e vleresojme si nji nder Poetet me te mire sot ,
    dhe nqs ka pas ndonji shqetsim nga komentet tona ,i kerkojme ndjes .
    Natyrishte un s’mund te besoj qe kjo qe shpreh Beni eshte edhe gjendja e tij shpirterore :
    Sigurishte qe ne jeten tone ka situata nga me te ndryshmet ,
    ka pse jo ne kte jete sot edhe Momente kur ndihesh i lodhur ,i pakuptuar ,i pavleresuar si duhet nga miqet ,nga populli jot qe ti me shpirtin tend i shkruan cdo dite per te ndricuar dicka ne jeten e tij ne te mire te vendit tone ,
    ka edhe Momente dobesie pra dua te them ,qe vecanarishte ke Poetet qe kane nji raport tjeter me kte bote qe na rrethon , qe jane me sensibel , japin nganjiher shenja dobesie ,
    por si per te gjithe ne , jane Momente qe kalojne ,e tille eshte kjo Bote.
    Ne jemi te gjithe shqiptare ,jemi vllezer edhe pse ndonjiher gjaknxehtesia qe na karakterizon ,ben te shqetesojme njerin e tjetrin ,por e pergjitheshmja eshte se thelle Brenda nesh i duam dhe urojme me te miren te gjitheve ashtu siedhe ty Poeti talentuar Arben Duka .
    Eshte njerezore padyshim te ndihesh edhe dobet ndonjier por burri gjen forca dhe ngrihet perseri dhe shikon se jeta dhe Poezia jane po aq te mrekullushme dhe po aq te rendesishme per ty si me pare …
    Shume shendet BENO , sot kemi nevoje per te motivuar njeri-tjetrin ,dhe jo per dobesi :
    Shendet dhe shume poezi ne vazhdim .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *