6 paga, apo 2 kg mish?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Si t’ia vësh emrin? Disa veprime të kryeministrit janë sa të çuditshme, aq edhe të pakuptueshme. Kështu me rastin e festave bëri me dije se do shpërblejë jo pak, por me 6 paga tatimorët (hallexhinjtë), kur të parët që duhet të shpërblejë duhet të jenë shtresat më të varfra, si pensionistët, invalidët apo familjet me ndihmë ekonomike. Tatimorët e kanë për detyrë të mbledhin të ardhurat deri në një, mbasi për atë paguhen me paga të larta. Pra tatimorët me 6 paga, të varfrit me 2 kg mish. Dhe pastaj s’i vjen mirë kur i thonë se varfëron të varfrit dhe pasuron të pasurit. Kështu veproi dhe me makinat luksoze Jaguarët. Po të vazhdohet kështu, një ditë do të të thonë dhe votuesit tuaj “hap krahun, s’je më për këtë punë”. Këto veprimet tuaja na mbyllin edhe ne si votuesit tuaj gojën, mbasi s’kemi si të të justifikojmë. Përshëndetje gazetës Dita! Ymerli, Pogradec.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *