Rreth tre dekada më parë, Dubai ishte një shkretëtirë, ashtu sikurse kishte qenë prej qindra e në mos mijëra vjetësh. Sot, është një nga qytetet më luksoze në botë.
Profeti Muhamed pat paralajmëruar 14 shekuj më parë se një ditë nomadët e shkretëtirës do të garonin për ndërtesat më të larta, siç transmeton një faqe online. Përtej profetësisë, shkretëtira arabike është shndërruar sot në një nga epiqendrat e luksit në botë.
Në Dubai, kryeqendra e Emirateve të Bashkuara Arabe, gjen gjithçka. Përveç shkretëtirës, aty gjen madje edhe borë. Në një ndërtesë gjigante, të gjithë turistët mund të bëjnë edhe ski dhe sigurisht edhe vendasit, që në kushtet natyrore të vendit të tyre rrallë mund të shohin dëborë. Nuk mungojnë as fushat e golfit të gjelbërura.
Të pasurit kanë nën zotërim automjete të lara me ar, e celularët po ashtu. Kafshët ekzotike nuk mungojnë. Luanët e getopardët janë thuajse “miq” dhe ata janë krijesa argëtuese për të pasurit.
Në më pak se 30 vjet, Dubai është shndërruar nga një fshat i vogël në një nga qytetet më të famshme në botë. Shkaku kryesor i këtij superpasurimi është ari i zi, i cili eksportohet në shumë shtete.
Megjithatë, jo të gjithë banorët janë aq të pasur sa ç’mund të mendohet. Përtej fjalëve, imazhet e mëposhtme tregojnë shumëçka.
Nuk mund të lëmë pa ju kujtuar se ishulli më poshtë është krijuar në mënyrë artificiale. /Dita/








Nje foto ishte nga Monako e Frances, nje projekt per ndertesat e ardhshme qe do te behen ne det…
E shikoni pra qe as lluksi nuk i ben derman njeriut. Kane qene dhe mbeten fise primitive, nomade shkretetirash!
kjo eshte vetem cmenduri i mendjes njerezore, por sic e tregon vete historia e njerezimit babezia perfundon gjithmon keq.