Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Edhe më pesimisti në 23 Qershor 2013 nuk do guxonte të mendonte se i pandehuri Lule Basha do shpëtonte nga ndëshkimi që Edi Rama do tradhtonte kaq barbarisht 21 Janarin, që ambasadorët e Tiranës do bënin një tallje kozmike duke mbrojtur Lulin me 5 pasaporta ndërkombëtare.
Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar, sado i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulzim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhtisë kombëtare. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë provat e dosjes së tij kriminale. Ajo që shqetëson shumicën absolute të shqiptarëve është se si administrata amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian vazhdojnë ta tolerojnë, e madje paturpësisht e quajnë “yll në ngjitje”. U padit Basha në gjykatë? “Give me a break”, thonë amerikanët!
