Shorteu 20 dhjetor 2015
Telebingo Shqiptare shpërthen në dhurata e çmime të mëdha. Edhe në shorteun e ditës së djeshme mijëra lojtarë kanë siguruar nga loja më popullore e fatit në vend, shumë të mëdha, duke zgjeruar edhe më tej larmishmërinë gjeografike të fituesve.
Aktualisht vijon edhe shitja e biletës milionere për shorteun festiv të 1 janarit 2016. Me biletën milionere që ndodhet prej disa javësh në të gjitha pikat e shitjes së Telebingos, do të luhet jo vetëm në shorteun e datës 27 dhjetor (ku do të luhet për fituesit e lojës telefonike), por edhe për shorteun festiv të ndërrimit të vitit që do hidhet më datën 1 janar.
Në këtë shorte do të luhet për superçmime, ndërmjet të cilave “Bingo Milionere” prej 100 milionë lekësh (të vjetra), 1 apartament, dy makina “Volkswagen Up”, celularë, televizorë, laptopë, lavatriçe, çmimet në zarfe do nisin nga 30,000 lekë, si dhe shumë surpriza të tjera. Shitja e biletave speciale do të vijojë deri në datën 31 dhjetor.
Kështu, me blerjen e një bilete çdo lojtar i Telebingos mund të bëhet dy herë fitues, pasi e njëjta biletë do të përdoret për dy shortetë festive të planifikuar për javët në vijim. Sikundër është bërë traditë tashmë, loja telefonike ka gëzuar me dhurata, e çmime të mëdha dhjetëra familje, të cilat janë treguar të vëmendshme në dhënien e përgjigjes korrekte në telefonatën surprizë që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka përzgjedhur si fituese të parë të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Shpresën në kryeqytet, ku dhe ka mundur të sigurojë 30,000 lekë. Më pas loja telefonike është ndalur në qytetin e Kavajës, duke përzgjedhur familjen Bardhi si fituese të radhës. Ne betejën me çmimet e fshehura në zarfe, kjo familje ka siguruar shumën prej 20,000 lekësh. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka mbajtur sërish lojën telefonike në kryeqytet.
Zana ka tentuar të godasë në shenjë zarfin ku fshihej makina “Volkswagen Up”. Ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë zarf, duke përfituar edhe nga shansi “2 herë fat”, Zana i është gëzuar shumës prej 70,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurës së radhës. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara Zhulieta ka fituar nga Telebingo Shqiptare plot 70,000 lekë.
Viola ka vijuar të luajë me tej me çmimet dhe dhuratat e zarfeve, duke u shpallur fituese e 30,000 lekëve, si dhe një tapeti të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës 1,453,300 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh është ndarë ndërmjet dy qyteteve, Kukësit dhe Tiranës, ku secili prej fituesve siguron plot 726,650 lekë.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 24664 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 796 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 545 lekë.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Pesë lojtarët e parë që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve, si dhe një tapeti të ofruar nga mbështetësit financiar të programit. Ndërsa telefonatat e tjera kanë siguruar shumën prej 10,000 lekësh.
Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

