Ambasadori rus flet për interes rus në Shqipëri, një ditë pas përplasjes së Berishës me DHAT

editor

Ambasadori rus në Tirane Leonid Grigorieviç Abramov, ka dalë sot në një konference shtypi.  “Do ju siguroj se Gazprom është e interesuar që bashkëpunimi me Shqipërinë të jetë i leverdishëm në mënyrë të ndërsjelltë. Ne shpresojmë që nëse qeveria e juaj që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të sivjetshme do të mbajë qëndrim konstruktiv ne do jemi të gatshëm të shikojmë mundësinë e pjesëmarrjes në tenderin e Albpetrolit . Në të vërtetë është vendim komercial dhe si diplomat nuk mund të mbaj përgjegjësi për lekët e privatit rus. Ambasada nga ana e vet bën përpjekje se sa më shumë kompani të hynin në tregun shqiptar në kushte sa më pak diskriminuese.. Investitorët rus kanë të interesuar për burimet natyrore të Shqipërisë. Sa i takon turizmit,  3 kompani ruse po shohin edhe mundësinë e linjës së dikurshme Tiranë-Moskë, por më parë duhet investuar për të përforcuar numrin e turistë rus. Interesimi potencial ekziston. Kemi pasur përfaqësues të këtyre kompanive që u njohën me bregdetin shqiptar por investimet si të tillë nuk i kemi. Pengesa politike këtu nuk kemi”, – janë disa nga fjalitë e ambasadorit rus.

Dje, Dhoma Amerikane e Tregtisë kritikoi Berishën për performancë të ulët të qeverisë në raportet me biznesin e huaj dhe Berisha u përgjigj nervoz.

**********

Biznesi i huaj ankohet se qeveria ka vetëm fjalë, jo rezultate. Berisha replikon: Zhvishuni nga pasionet

Duket që Berisha është i vendosur të mos pranojë asnjë shikim tjetër të realitetit të vështirë ekonomik të vendit, vec atij që ka në kokë vetë. Kreu i qeverisë së Shqipërisë u përplas sot me Dhomën Amerikane të Tregtisë (American Chamber of Commerce in Albania) lidhur me klimën e investimeve të huaja në vend, në një takim sot me investitorë të huaj. “Ne do donim të ftonim bizneset amerikane në Shqipëri, për të prezantuar teknologji, shërbime e mallra të reja. Por ne nuk kemi pasur sukses në këtë përpjekje, për shkak të klimës së pafavorshme”, deklaroi përfaqësuesja e DHA. “Kjo deklaratë është e pabazuar në realitetin shqiptar. Shqipëria në vitet e fundit ka marrë investime mbi 1 miliard dollarë. Duhet të zhvishemi nga pasionet dhe të analizojmë me gjakftohtësi situatën. Unë e pranoj se Shqipëria nuk është parajsë, por unë jam këtu pikërisht për ta përmirësuar”, replikoi Berisha. Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkoi kryeministrit Berisha që konsultimi me bizneset të mos mbetet vetëm fjalë. “Unë ju garantoj se zëri juaj dëgjohet, – ishte përgjigja (e pritshme) e Berishës. Një tjetër shqetësim i paraqitur nga anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë ishte kontrolli dhe rikontrolli i tatimeve, si dhe gjobat e mëdha të vëna prej këtij organi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *