Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Saimir Lleshi

Një shpërthim u regjistrua mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës. Nga ngjarja nuk ka pasur lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Në mëngjes, rreth orës 3:20, patrullat e policisë që kanë qenë në terren e kanë dëgjuar eksplodimin dhe kanë nisur menjëherë hetimin e terrenit. Ata kanë vërtetuar që në rrugën ‘Mbreti Pjetër’, në afërsi të objektit të ashtuquajtur ‘Vampirusha’, është hedhur një mjet shpërthyes.

Në këtë rast nuk ka pasur të lënduar, por ka pasur dëme materiale në 7 automjete dhe në 4 dritare, në përdhes të ndërtesës”, tha shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zheljko Bojiç.

Ai ka shtuar se lidhur me rastin hetimet e para janë bërë dhe ato po vazhdojnë, përfshirë edhe masat e nevojshme që ndërlidhen me këtë rast.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *