Balla: Protesta e opozitës, funebre dhe pa asnjë kauzë

Saimir Lleshi

Socialisti Taulant Balla e cilësoi si funebre protestën e sotme të opozitës.

Në përgjigje të akuzave, ai tha në Kuvend se opozita nuk ka asnjë kauzë për të protestuar dhe se synimi i saj është vetëm marrja e pushtetit. Nonsens e cilëson edhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

“Protestë më funebër se kjo e juaja sot nuk kishte. Kishit ftuar rininë po atje kishte ca xhaje mes të cilëve një me kapele ‘Guçi’. Protestë në radhë të parë pa kauzë, ndërkohë që e vetmja arsye reale është rikthimi në pushtet i po asaj kaste të larguar para dy vitesh që e fundosi këtë vend dhe që 1 milionë shqiptarë e votuan që të largohet. Politikat e qeverive maten me votë”, theksoi ai.

Deputeti Balla deklaroi se Partia Demokratike organizon protesta sa herë i rrezikohet posti i kryetarit Lulzim Bashës. “Nuk mund të mbahen zgjedhje të parakohshme sa herë që Lulzim Basha ka frikë se po humb zyrën në SHQUP dhe kontrollin e partisë së tij. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme është nonsens, kur vetëm 5 muaj më parë vetë qytetarët treguan besimin te kjo maxhorancë”, tha Balla. /Dita/

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *