Kontrolli i Lartë i Shtetit është përplasur me Bankën e Shqipërisë duke i kërkuar asaj të anulojë vendimin që ia ngarkon koston e vjedhjes së 713 milionë lekëve qytetarëve shqiptarë.
Pas vjedhjes, Banka e Shqipërisë e ka kontabilizuar të gjithë shumën si humbje në bilancin e këtij viti. Ky veprim e hedh automatikisht koston e vjedhjes tek qytetarët duke ulur me 713 milionë lekë fitimin që Banka derdh në buxhetin e shtetit. Por në raportin e fundit të auditimit, KLSH thotë se kjo është e parregullt dhe përbën një shkelje të pastër të disiplinës financiare.
Sipas KLSH, përmes klasifikimit si humbje në bilanc, Banka e Shqipërisë praktikisht i ka vënë kapak çështjes së vjedhjes duke mbyllur ligjërisht edhe çdo përpjekje për rikuperimin e shumës së plotë apo të pjesshme të parave që u vodhën.
KLSH thotë se zhdëmtimi i vjedhjes duhet ti ngarkohet personave të dënuar dhe Banka e Shqipërisë ka detyrimit të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për rikuperimin e këtij dëmi. Sipas KLSH vetëm pasi të jenë ndërmarrë të gjitha këto hapa, humbja mund të klasifikohet si vjedhje. Por edhe për këtë duhet të ketë më parë një vendim gjykate.
Top Channel ka mësuar se mes dy institucioneve ka patur një debat të ndezur institucional. Banka e Shqipërisë pretendon se klasifikimi i shumës së vjedhur si humbje është sugjeruar nga fondi monetar ndërkombëtar. Por KLSH ka kërkuar dokumentet zyrtare mbi sugjerimet e fondit, të cilat Banka nuk ka mundur t’i vërë në dispozicion.
Kontabilizimi si humbje i shumës së vjedhur në Bankën e Shqipërisë e hedh koston e kësaj vjedhje drejtpërdrejtë tek qytetarët përmes fitimit të munguar në buxhet, në një kohë që për këtë çështje ka ende procese të hapura gjyqësore.
Vjedhja, e cila përbën një nga skandalet më të mëdha financiare në historinë e vendit, u zbulua në korrik të vitit të kaluar dhe çoi në arrestimin e dhjetëra punonjësve në bankën qendrore, përfshirë dhe ish guvernatorit Ardian Fullani.

Te gjitha vjedhjet i paguan populli i varfer….cka qe gerthet KLSH. A nuk doli edhe vete Fullani i “pafajshem”..Fajet i ka populli…hajdutet jane engjejt qe ruajne pasurine tone ne xhepat e tyre.
Lajm shume i trishtueshem dhe mjaft i befasishem! Ne se eshte i sakte, qeveria Rama nuk meriton te qendroje as nje sekond ne kembe! Sidoqofte, mendoj se do jete trillim…..
“O BURRA TE VJEDHIN ATA QE JANE NE SHTET SE I PAGUAN BUXHETI.”….KJO ESHTE MOTO NE ALBANISTAN TANI E TUTJE…!!!!!!!!!!!
TI PAGUAJNE FULLANI,E 40 HAJDUTET E TJERE NJE PER NJE TU MERET PASURIA E LUJTESHME DHE E PATUNDESHME SJAU KEMI BORXH….!!!!!!!!!!!!!!!
dhe hajnat te festojn ne Ballot qe scopion kapterri presidences !
KJO SDUHET LEJUAR TE NDODHI KURR
Dhe Kryeministri yne turisto – psikopat nuk thote asnje fjale .
Ja keshtu do te beje shtet ky Kryehajdut .
Ti paguajne punonjesit e bankes bashke me keshillin mbikqyres.
Ti paguajne punonjesit e bankes bashke me keshillin mbikqyres.
Or ti moderator!C`me shkruan po i poston shume shpejt komentet?Eshte komenti i pare qe po shgkruaj sot.
C’behet keshtu me shtetin hajdut shqiptar ! Fullani e C0. dhe Saliu e C0. kane grabitur ne
menyren me te turpshme BSH. Prandaj duhet te jene keto banda qe duhet t’i paguajne me
burg dhe cdemtim duke i konfiskuar te gjithe pasurine deri sa te cdemtohen 7.5 miliard
leket e vjedhura.
Po ky Markshalgjati cfare ben ? Duhet sa me pare shpata duhet te bjere mbi drejtesine e
Saliut te korruptuar deri ne metastaze ‘terminal”. .. Qeveritaret nuk i dine kush i vodhi pa-
rate e BSH,ndersa populli i di fare mire : Full-hajni i vodhi parate duke i ndare me Salen i
cili nga ana e tij copen e majme e mori per vete e familjen e tij dhe pjesen tjeter per t’i
perdorur per fushate ….!!!
Po banket e Vores kush i vodhi 4.5 eurot keto dite. ??? Perseri i vodhi banda e Saliut per
te paguar protestuesit me nga 10 mije leke per te ardhur ne proteste…? Populli i di ,ndersa
qeveritaret as qe e zene ne goje kete vjedhje as ne parlamut dhe as ne median e djathte
qe ia ka shit shpirtin djallit Sali Milloshevicit,katranit te Vicidolit…!!!
Vetem : bla-bla-bla dhe asgje ne torbe !!!
Parat e vjedhura duhet t’i paguajne hajnat ,banda e Full-hajnit dhe banda Berishovicit
POPULLI DUHET T’I THOTE JOOOOOO KESAJ POSHTERSIE TE PAFUND !!!!!
PROTESTAT DUHET TE BEHEN QE DITEN E PARE TE JANARIT ….!!!
KESHTU DO TE PERFUNDOJNE TE GJITHA TAKSAT QE NA I GRABISIN ME DHUNE E ME BURG, DO DALI NDONJE FULLAN TI VJEDHE.
bankieret vjedhin dhe per te mbulluar vjedhjet ulin interesat bankare popullit dhe ne budallenjt i lem akoma leket ne dore te hajduterve
Te paguajme ne, perse? Hajdutet njihen, shuma po ashtu! Tu konfiskohet menjehere pasuria monetare dhe materiale, dhe te shkojne drejt e ne qeli! C’behet keshtu, pse, kjo eshte demokracia qe enderruam? Zoti Rama, mblidh mendjen, dhe pervishu puneve. Keto ngjarje lene gjurme te forta ne popull, dhe neser pasneser mund te jete vone. Nuk i kemi borxh askujt. Me kete vendim, korrupsioni dhe hajduteria po na vjedh per se dyti! A duhet ta lejojme? Kurrsesi jo! E kemi vete ne dore.