Me këtë shkrim dua të përkujtoj veprën e tre trimave të Mirditës, Preng Bardhok Bushi 26 vjeç nga Sheshajt e Rreshenit, Ndue Gjok Bardhi 30 vjeç nga Ndërfushasi, Ndue Luli (Tusha) 20 vjeç nga Rrësheni, të cilët përqafuan lëvizjen antifashiste për çlirimin kombëtar. E hidhur është se koha i la në harresë duke i anashkaluar për nje periudhë 73 vjeçare.
Këta tre trima të Mirditës nuk e njihnin frikën. Luftuan heroikisht për 12 orë si tre luanë ku përballuan 70 milicë fashistë, në kullën dykatëshe të mirditorit Gjet Dodë Bushi në Sheshaj. Kullën e mbuloi tymi, flaka e baruti nga gryka e pushkëve,mitralozëve dhe të granatave. Komandanti i operacionit që drejtoi prej 12 orë luftimet e përgjakshme dështoi. Ai qe i pazoti të merrte kullën, ndërsa dy të vrarë dhe dhjetë të plagosur ishte bilanci i këtyre luftimeve.
Në trevën e Mirditës kishte disa grupe të armatosur prej 3-4 vetash, që kishin dalë në male dhe cilësoheshin komitë nga ai regjim se ishin kundërshtarë të Zogut, e më pas të pushtuesit italian. Mes tyre kishte edhe persona që kishin dalë për hasmëri, por në shumicë anëtarët e tyre përqafonin lëvizjen antifashiste. Në këto grupe vlen të përmendim atë që drejtohej nga Mat Dod Pepa nga Gomsiqja e Mirditës. Qarkori i Shkodrës e emëron Mat Dod Pepën komandant të çetës partizane Mirditë-Pukë në fillim të vitit 1943. Grupi që drejtohej nga Preng Bardhoku përbëhej prej tre vetësh. Preng Bardhokut i kishin internuar nënën me motrat. Qarkori Shkodër mori kontakte me këto grupe të shtrira në Mirditë. Kështu, anëtari i qarkorit Nuhi Llazani merr kontakt Preng Bardhokun dhe e porosit të jenë vigjilentë, t’u ruhen agjentëve të milicisë fashiste dhe të xhandarmërisë sepse ishin në listë si persona shumë të rrezikshëm. I deleguari u vuri detyrë për të punuar në tre bajrakë, Kthellë, Selitë dhe Rranzë, pjesë të trevës së Mirditës. Preng Bardhoku me dy shokët e tij kthehen për të filluar punën. Me grupin e tij marshuan për tërë natën të lodhur, të rraskapitur, pa ngrënë dhe futet në kullën e Gjet Dod Bushit në Sheshaj të Rrëshenit në orën 03.00 të datës 18 nëntor 1942.
Por ishin ndjekur. Në ora 5 të mengjesit të datës 18, mbërrijnë 70 forca micilie në Sheshaj dhe i bënë dy rrethime kullës. E zonja e shtëpisë Prena Gjet Bushi shikon nga dritaret lëvizjet e forcave të milicisë dhe jep sinjalin. Preng Bardhoku me dy shokë ngrihen si era dhe qëllojnë fillimisht me granata dhe pastaj me armët e zjarrit. Këta tre luftëtarë u prenë iniciativën për t’iu afruar kullës dhe derës kryesore rrethuesve, për plot 12 orë.
Shenja e parë e kapitullimit të komandantit të operacionit jepet pas 6 orë luftimesh. Ai bën thirrje Preng Bardhokut për një pushim të luftimeve për 20 minuta se ishin vrarë 2 dhe plagosur 7 milicë. Preng Bardhoku e pranoi kërkesën dhe i dha besën. Pas pushimit beteja filloi sërish, Preng Bardhoku merr një plagë të rëndë tek gjuri, Ndue Gjoka merr një plagë të lehtë në gjoks. Pas 7 orësh Prenga i bën thirrje komandantit të operacionit se në kullë kishte gra, fëmijë e të moshuar dhe kërkoi t’i nxirrnin jashtë kullës. Komandanti e pranoi këtë kërkesë, i zoti i shtëpisë Gjet Dodë Bushi futet në kullë dhe nxori fëmijët, gratë dhe i dërgoi tek bashkëfshatarët e tij dhe kthehet për të hyrë në kullë. Por kur nuk kishte mbaruar koha e marrëveshjes, kapteri i milicisë e qëllon për vdekje përpara derës së kullës. Në këto luftime pas 4 orësh Zef Nezha nga Shebja me dy luftëtarët e tij Bardhok M.Gjoka e Ndue Kotica, i shkon në ndihmë Preng Bardhok Bushit duke zënë pozicionet luftarake. U vete në ndihmë edhe Pal Bushi dhe qellojnë mbi milicine që kishin bërë rrethimin. Një pjesë e milicise u vu në mes dy zjarreve, por Pal Bushi vritet. Tre mirditorëve u mbaroi municioni luftarak pas 12 orësh. Komandanti i operacionit të luftimeve i bën thirrje të dorëzohet me 2 shokët e tij se janë nisur nga Burreli 100 forca ushtarake; do të sillnin tanke që do të shembnin kullën. Preng Bardhoku plagos një milic dhe do të binte ne një gropë gëlqereje. Një kapter ndërhyn dhe e parandalon pa rënë në gropë. Preng Bardhoku u tregua human dhe nuk e vrau kapterin, por ky vret në pabesi Dodë Bushin. Këto fakte i shpjegon Dodë Bushi, i cili ditën që u zhvilluan luftimet ishte 11vjeç.
Preng Bardhoku pasi konsultohet me shokët e tij, të gjithë pa municione, e njofton komandantin e operacionit dhe i thotë të dorëzohemi me këto kushte: Familja e Gjetë Dodë Bushit nuk ka pasoja; duam të na futen garantë 2 oficerë nga Mirdita, kapiten Zef Marka Tuci dhe kapiten Nikoll Bardhok Bajraktari.
Kështu, Preng Bardhoku me 2 shokët dorëzuan armët dhe dolën në oborrin e kullës. Banorët e fshatit u përqafuan me këta luftëtarë dhe u dhanë ndihmen e parë. Preng Bardhoku e vendosën në barrelë se ishte bllokuar gjuri nga plaga e marrë dhe 2 shokët e tij i dërguan në postën e xhandarmërisë në Rrëshen. Këta 3 luftëtare mirditorë i futën ne makinën e burgut dhe i dërguan në komandën e xhandarmerisë të qarkut të Shkodrës. Por rrugës, po kalonte zv/ministri i brendshëm që shkonte për Tiranë, i cili urdhëron kthimin e autokolonës për Tiranë.
Në burgun e Tiranës, ku ishte ngritur ilegalisht celula komuniste, vjen lajmi se kishin ardhur 3 luftëtarë nga Rrësheni që kanë luftuar 12 orë me milicinë fashiste. Njësiti guerril i Tiranës informohet për plagët e rënda dhe siguron ilaçet në farmacinë Konjari. Celulën e partisë së burgut e drejtonte Zef Malaj. Pasi mirditorët i kishin kaluar për hetime e gjykime në prokurori dhe në gjykatën speciale ushtarake të Tiranës, me vendim gjyqësor nr: 3482 më 6 korrik 1943 dënohen me vdekje me varje në litar. Celula e Partisë e burgut ngarkon një anëtar, djaloshin Jakup Braka 21 vjeç nga Kalisi i Kukësit, i cili thyen dyert e dhomave të burgut në orët e natës. Hapen dyert, të burgosurit dalin në koridoret e burgut dhe fillon revolta e protesta ku i këkonin gjykatës ushtarake të Tiranës të anullonte vendimin për varjen e tre mirditorëve.
Komanda e burgut merr masa të rrepta sigurie duke ndërprerë ushqimin, ujin. Preng Bardhok me dy shokët e tij duke parë që komanda po bënte reprezalje, bën thirrje që të ndërpresin grevën. Ndërkohë gjykata speciale ushtarake e Tiranës u detyrua të anullojë vendimin me varje; Preng Bardhoku para gjithë të burgosurve deklaron në emër të shokëve, “gjykata të na pushkatojë, por me armë luftarake. Të mos na lidhin sytë, të mos na qëllojnë mbas shpine”.
Para pushkatimit u sollën priftin katolik në burg për t’u rrefyër. Preng Bardhoku i thotë priftit, largohu uratë se po na rrëfejnë pushkët.
Në skuadrën e pushkatimit ishin caktuar milicë italianë. Preng Bardhoku me dy shokët e tij protestuan, dhe komanda e burgut caktoi menjëherë 6 xhandarë shqiptarë në skuadrën e pushkatimit. Komandanti i skuadrës së pushkatimit urdhëroi zjarr, por dy u qëlluan për vdekje kurse Preng Bardhoku mbeti në këmbë. Por edhe pse pushka i fali jetën, dora e zezë e një kapteri shqiptar e qëllon për vdekje.
Milicia kishte marrë masa të rrepta që të mos krijoheshin trazira. Xhandari i xhandarmërisë së Tiranës, Bardhok Koka nga Perlati, në orët e vona të natës tre mirditorët i zhvarros, i vendos në kamionë dhe i dërgon në Mirditë. Ndue Lulin (Tusha) e dorëzon tek pjesëtarët e familjes, Ndue Gjok Bardhin ia dorëzon familjes tek ura e Fanit të Vogël dhe Preng Bardhok Bushin ia dorëzon familjes në Rrëshen. Ky xhandar të pushkatuarin Preng Bardhokun e kishte djalë daje.
Pas 7 ditësh nga pushkatimi i Preng Bardhokut milicia fashiste në shenjë hakmarrjeje rrethon kullën e Gjetë Dodë Bushit në Sheshaj të Rrëshenit, nxjerr familjarët dhe e djeg duke lënë familjen në qiell të hapur. Bashkëfshatarët erdhën dhe iu gjendën kësaj familjeje. Mirdita këtyre trimave u ka thurur këngë dhe vargje: Preng Bardhoku, djali i ri / kah ka vu pushkën për sy / tan milicinë e ka gri / çojna Duçes për sajdi…
Bashkia dhe këshilli i bashkisë Rreshën do ta kishte në nderin e saj të korrigjojë gabimin e lënies në harresë të këtyre tre luftëtarëve të Mirditës
*Autori, oficer në pension. Për këtë material i është referuar dokumenteve në kohës në arkivin e shtetit.

po keta milicet cfar ishin trimat e gjon marka gjonit te vene ne sherbim te pushtuesve apo ushtria pushtuese italiane shpjegoheni
Mire Bashkia ka kohe dhe duhet te korigjoi ket harrese..Po organizmat tjera para viteve 90 cfar kan bere . Ky akt duhet te ishte vlersuar si nje nder ngjarjet me te ndritura te LANC.
Luft ne mes shqipartve,kan shkuar si qeni ne rrush.As edhe nje kemb fashisti nuk ka qen ne ate perplasje ne mes shqiptarve.Me ke luftuan herojt e Vigut e bustin ju vendosen ne Shkoder pa drejtsisht.Nejse pune komunistesh.
o morki morki!
i tredhur që i tredhur ke mbetur!!
me siguri kokën e ke vetëm për të pasur një farë hapsire ndërmjet veshëve!!
ah moj qënje vegjetuese,e trashë sa s’bëhet!!
ajo pala tjetër shqiptare quhet tradhëtare mor kallam!!
ata janë bashkpuntorët e nazi fashistëve!kuisling njeh bota or ar!!
ska pas nevojë të shkonte fashisti i italisë o mork!!
ishte më fashist shqiptar injoranti,shqiptar tradhëtari!!
Cubat e mirdites cdo dite bien heronje ne vilat italiane duke vjedhur …i fundit italian u dekorua se e ngrejti zgubthi me kembe lart heroin e mirdites Nikoll Pjeter Gjoken……keshtu rane dhe ne kohen e luftes.
Pse shqetesoheni do i dekoroje dhe tju njohe luften ketyre tre trimave te Mirdites Rama po ka halle a eshte dakort Berisha apo jo se po qenti per tradhetaret dhe bashkepuntoret e fashizmit sben ze i miraton ne eshtje.Po te ishte ndonje nga milicet Rama do ishte dakort te dekoroeshe e ti vieshe ne ven heroizmi i tij kundra luftetareve te luftes nac clirimtare.