Kryetar i Grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka cilësuar amnistinë jo si dhuratë në një kohë festash.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Vasili pohoi se kjo nismë është shqyrtuar në mënyrë profesionale, ndërsa kriter ka qenë jo rrezikshmëria e personit.
“Nisma që kemi para për shqyrtime ka vlerësuar në mënyrë profesionale ka dhënë vlerësimin se të gjithë ata që falen nuk shfaqin rrezikshmëri shoqërore. Ata duhet të integrohen në jetën e tyre. Unë nuk do ta pranojë edhe termin ‘një dhuratë që bëhet në kohë festash’.
Kjo dhuratë nuk bëhet në kohë festash, por janë përpiluar kërkesat dhe janë parë mirë. Amnistia është një praktikë që nuk ndodh për herë të parë, por të reja do të ndodhin. Ne kemi parë se nga një amnisti të tjetra ka pasur ndryshime.
Kjo çështje dhe ky cënim i të drejtave të njeriut mund të zgjidhet. Ndaj e vetmja zgjidhje ishte që organet përkatëse ishte që të shpejtohej gjykimi”, përfundoi fjalën e tij Vasili.
