Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç duket se nuk janë në një mendje për sa i përket rolit të kishës ortodokse atje.
Nikoliç tha se duhet pyetur se çfarë mendon edhe Kisha Ortodokse rreth kapitullit 35, i cili vendos kushte për Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Daçiç e shesh si të papranueshme idenë e Presidentit të vendit, duke shtuar se bisedimet me Bashkimin Evropian i zhvillon kryeministri Aleksandër Vuçiç, i cili ka pyetur jo pak herë edhe kishën.
“Kryeministri i Serbisë shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, por edhe me të gjithë faktorët tjerë të shoqërisë, kështu që mendoj se ftesa që të pyetet Kisha për punë shtetërore është e panevojshme”, ka thënë ai.
Presidenti serb të dielën ka thënë se menjëherë pas hapjes së kapitullit për Kosovën duhet të deklarohet Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve. /Dita/

Po jevgjit e Greqise nuk do i pyesni??