Do të kuptosh se me kë ke të bësh? Dëgjoje atë se ç’thotë! Do të perceptosh cilin ke përballë? Analizoje se si flet! Kështu i zgjedhim shokët dhe i lidhim miqësitë. I shmangim dhe u largohemi kur nuk na pëlqejnë. I kërkojmë dhe u qëndrojmë pranë atyre që na pëlqejnë, që “na hahet muhabeti”. Kështu ka funksionuar dhe funksionon gjithë bota.
Me shokët dhe miqtë ama. Me politikanët puna qëndron ndryshe. Ata ndonjëherë, do apo nuk do, je i detyruar t’i dëgjosh. Me vëmendje madje. I kemi zgjedhur vetë dhe kemi interes të drejtpërdrejtë për atë që ata thonë dhe vendosin. Ata kemi mundësi t’i ndjekim kur flasin në parlament, në biseda televizive, në podiume mitingjesh apo protestash, etj. Në ato raste, ata zakonisht parapërgatiten për atë që do të kumtojnë dhe e kanë mundësinë që, deri diku, të na shfaqen jo siç janë në të vërtetë, por me maskë.
Por në fakt, nëse do të marrësh vesh tamam, tamam, se me cilët politikanë ke të bësh? Lëreni! Mos beso shumë në oratorinë e tyre nga podiumet publike! Vëre re në ç’mënyrë (stil) bisedojnë ata për politikën kur janë mes njëri tjetrit!..
Gjuhëtarët, ata që merren me stilistikën, janë të bindur se stili i të folurit bisedor është vetë njeriu. Është karakteri i tij. Vini re stilin e kësaj bisede të përgjuar para dy vjetësh në oborrin e SHQUP-it. Është një bisedë mes kryekomunarit të Kamzës, Xhelal Mziut, dhe një prej ish ministrave të PD-së për rezultatet e votimit pas kongresit të PD-së. Stili i Xhelalit nuk ishte befasues. Stil i një njeriu nga më të rëndomtët. Stil halabaku. Stil i një njeriu të kapardisur me injorancën që zotëron. Mendoni se ç’ka bërë me votat e kundërshtarëve politikë apo me fondet publike ky pushtetar që deklaron me mburrje: “Çfarë të bëja më shumë?.. Unë timen e bëra. Jo vetëm që i thashë delegatëve të Kamzës të votojnë, por u futa edhe vetë katër herë të votoja”.
…Për Xhelal (M)ziun, njeriun që është duke u marrë ende edhe sot me drejtësinë (pa harruar ca palo punë me ish vartësen e tij) dhe që është i bindur se “do t’i mbyllë shpejt ato”, është normale të mos i kujtohet fjala “Liri”. (“…Tek ajo statuja more si e ka emrin?”). Nejse, Mziu dihej se kush ishte, por befasues ishte stili i bisedës së ish ministrit Myqerem Tafaj. Megjithëse jo edhe aq i ulët kulturalisht sa bashkëbiseduesi dhe miku i tij injorant, përshtypje të bën fraza e tij: “Dihej ajo punë. Iku si muhabet…”. Pra, ish ministri ynë Myqerem Tafaj, nuk qenka zhgënjyer, se i paska ditur këto punë qysh më parë?! Por ky ish ministër i Berishës, kur flet kësisoj, në stilin e shkujdesur bisedor, zhgënjen shumë nga ata që e kujtonin dhe e mbanin ende për një nga të paktët “intelektualë të ndershëm” të PD-së… Pra, gjithçka kemi dëgjuar kur ka folur publikisht ky ish ministër dhe deputet, nuk paska qenë gjë tjetër, veç një dhelpëri retorike.
Por jo gjithmonë “rrjeta” e gazetarëve kap “xhevahire” të tilla…
Gjithashtu jo për të gjithë pushtetarët na jepet mundësia t’i dëgjojmë publikisht.
Qysh kur e kam dëgjuar për së pari, para ca vitesh, të flasë në Parlament Jozefina Topallin, krijova përshtypjen se ajo, fatkeqësisht, nuk është e mençur. Gjuha është mendim. Gjithmonë diçka çalon në komunikimin e saj. Stilistika e ligjërimit, si edhe tek shumë deputetë të tjerë, nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e shtresës së një intelektualeje që përfaqëson popullin që e ka zgjedhur. Nuk e kam fjalën për lapsuset dhe sjelljet e saj në raste nervozizmi (që edhe ato tregojnë shumë) por për ato raste kur ajo ka qenë e qetë. As në fjalimet, as në diskutimet, as në bisedat e saj, Jozefina Topalli nuk ka mundur të ngrihet në nivelin e një intelektualeje. Në disa raste, fatkeqësisht, ajo ka përdorur një stil ligjërimor të rrugës. Psh, e ulur në karrigen e Kryetares së Kuvendit, nga goja e saj kemi dëgjuar: “Ty ta ka futë Edi Rama!”, “S’du me ta nap fjalën!”, “Kapnje për zhelesh e nxjerrne jasht!”… E dinte kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli se çfarë kuptimi banal përftohet kur i thoshte Ilir Metës: “Ty ta ka futë Edi Rama!”?.. E dinte ajo që ishte mesditë dhe fëmijët nën 18 vjeç nuk flinin dhe mund të ishin duke e ndjekur atë nëpërmjet ekranit? Po që e dëgjonte dhe Luli i vogël, e dinte? Dhe pastaj themi që ka faj Lulzim Basha, që lëshon publikisht nga goja e tij, në stilin e të burgosurve ordinerë, të pëgëra me centimetra kastraveci… Hiç nuk ka faj ai. Si kalama që është, imiton kë të mundë. Edhe “zonjës” Xhozi, s’i ka lënë gjë mangut…
Po të kishim të bënim me një kumtuese që përmbushte normalisht staturën e deputetes, dmth, pa përmendur rastet e më sipërme, për të korrigjuar sado pak, do të duhej t’i shihnim me radhë dhe të ilustronim të tre rastet e mënyrave të ligjërimit. Fjalimet, diskutimet dhe bisedat e saj. Fillojmë me stilin e fjalimeve të saj.
Në fjalimin e saj që e lexoi në Kuvend më 13 shtator 2013, ndër të tjera, duke iu drejtuar Edi Ramës, në stilin e një brigadiereje, ajo tha: “…Shqipërinë e ke gati. Statusin e ke gati. Rrugët i ke gati. Shkollat i ke gati. TAP-in e ke gati. Devollin e ke gati…”
Ndërsa kur deputetja Jozefina Topalli, bën përpjekje të flasë në një stil tjetër, drejt fjalimit, i afrohet së vërtetës. Por atëherë ajo gabon politikisht dhe sulmon padashje idhullin e saj, Sali Berishën. Ja se ç’thotë pak më poshtë, po në atë fjalim: “…Disa qytetarë nuk mund të imagjinonin se janë mashtrime. Se janë premtime piramidale, tamam si premtimet e Xhaferrit.
Se mos ka kaluar një shekull? A nuk ishim ne shqiptarët që i besuam edhe Xhaferit , jo votën në fakt, por lekët e shtëpitë i humbëm aty?..”
Këtu, në fakt, Jozefina lëshon mendjelehtësisht një të vërtetë që nxjerr zbuluar përgjegjësin kryesor, ish presidentin Berisha, i cili në kulmin e krizës së piramidave deklaronte plot solemnitet për “paratë më të pastra në botë”. Folësja e këtij fjalimi të shkruar, duke harruar se, në kohën e kujt, nën bekimin e kujt ndodhi që Xhaferri me Sudet të mashtronin dhe vidhnin paratë e shqiptarëve, dëshmon për një mjerim të skajshëm të intelektit të saj.
Po të kërkosh në historinë tonë parlamentare për diskutime (në kuptimin e parë të kësaj fjale) të Jozefina Topallit nuk gjen asnjë. Ajo e ka marrë shumë herë fjalën për të diskutuar, por ligjërimet e saj nuk kanë qenë të tilla. Ato mund të klasifikohen çdo gjë, por diskutime, jo. Nuk gjen një rast ku ajo t’i jetë përmbajtur rendit, temës, apo t’i jetë afruar disi çështjes së shtruar për diskutim. Edhe në seancën e fundit parlamentare (21. 12. 2015) ajo tha në “diskutimin” e saj”: “…Jam dakord për dy marrëveshjet, por as që kam ndërmend të flas për Singaporin…”
Nuk prisja ndonjë gjë të mençur edhe kësaj radhe kur u shfaq në një kanal televiziv dhe i përgjigjej pyetjeve që i bënte drejtuesi i emisionit “Oktapod”. Pra, kemi kaluar dhe po flasim për stilin e saj bisedor. Duke pasur një mendim të mirë për veten, Jozefina Topalli, ishte më e shkujdesur se duhej në atë bisedë. Grimasat e portretit të saj donin të shprehnin një grua të bukur, e të lumtur. Vetëm se e bezdisnin herë pas here baluket që i binin në sy dhe që ajo i largonte me shputën e dorës së djathtë. Kur ishte duke dëgjuar pyetjen, për t’u dukur më interesante, ajo i çaplonte në maksimum sytë dhe i jepte pak përpara buzës së poshtme. Kështu, duke folur në stilin “degë më degë” ajo tregoi për një vizitë të sajën në Gjermani, pastaj kaloi në mitingjet e PD-së. Përmendi në bisedë CDU-në dhe më pas citoi komunistin Antonio Gramshi i cili paskësh thënë: “…për një fund romantik të çdo revolucioni”?!. (e kishte fjalën për mitingun e djeshëm që organizuan të rinjtë demokratikas). Krahasoi Murin e Berlinit me bunkerin para Ministrisë së Brendshme. Na habiti kur shpjegoi se fjala zhele në shkodranishten e saj nuk ka konotacion negativ(?!), e plot broçkulla të tjera… Dhe “qershia mbi tortë” ishte deklarata e saj me të vërtetën e madhe brenda se: “Modeli Berisha është e ardhmja e PD-së”, që përkthehet se e ardhmja e PD-së është krejt e pa shpresë… Ashtu siç e tregoi edhe “protesta” e djeshme e këtij fundviti, sidomos me atë halabakun që u ngjit i treti në podium dhe që çirrej: “ Nuk iki se nuk jam i ardhur! Të iki Edi! Unë nuk iki! Jam këtu den-babaden!..”

Shume bukur e ke shkruar. Sidomos kur thua qe gjuha eshte mendim. Vetem se ke qene paksa i njenashem. Per vulgaritet me duket se dallohet edhe Edi Rama. Edhe kur merr pjese ne ndonje ceremoni “letrare”, siç ishte ajo e poezive te asaj sharabajkes me titullin “Vrima” nuk eshte se dallohesh per ndonje intelektualizem. Por vetem per laperdhi qe kenaqin laperdharet.
si djathtas e si majtas….bir selmani nenes eeee ke te qaj me par……se ky i pari vendit qe thote sjam politikan, e eshte kryetar partie, qe thote sjam as majtas e as djthtas, por qe mesin ja kane zene, e sdi ku eshte….do ta ndris thua, apo ai parlament me gngster e biznesmen, do na shkelqej vall…….une per vete se besoj..kisha shpres te ky…po dhe ajo u venit e po shuhet, se te ai i pari….o nene o nene o neneeeee
Haahahaaa…. shume bukur Ilir. bravo.
shume bukur .gazetari duhet te analizoj edhe socialiste.
Pasi lexon paragrafin e pare ne te cilin autori kerkon te perligje analizen e tij si jo te nje “halabaku denbabaden” ai mjaftohet vetem me disa shembuj te PD-se si Mziu dhe Topalli, Basha, Berisha duke harruar “qytetarine” ne komunikim te Rames qe nga rrote ka…i e deri tek leksionet qe ngulmon tu jape drejtuesve anembane ne Europe. Po keshtu mund te permendim ligjeratat e Balles, Braces, Beqes.
Keta analiste partiake te cilet perpiqen te sulmojne kundershtarin duke i dhene vetes tagra qe nuk meritojne e duke denigruar kundershtaret, jo vetem qe nuk mund te merren seriozisht por meritojne te konsiderohen si pjese e sherbetoreve te vorbulles se halabakeve te politikes.
E forte vetem shprehja e fundit: -Nuk iki se nuk jam i ardhur.
Sipas ketij duhet qe e gjithe PD-ja te shporret nga Tirana. Mire qe ata te PD-se aq tru kane dhe nuk e kane kuptuar domethenien e atij fjalimuesit nr.3.
Paska qelluar tamam per artikullin e Ilirit cmimi qe i dha Rama me Kumbaron poezise se Rita Petros me titull “Vrima”. Kjo poezi po qe eshte art i te shprehurit e te shkruarit, i cili tregon nivelin e larte artistik te ministres dhe Kryeministrit tane qe e vleresuan me cmim te pare.
Bravo Ilir, qellon gjithmone ne shenje me analizen gjuhesore te fjalimeve te politikaneve tane,fjalime qe ne vend qe te entuziazmojne,te percjelllin keqardhje (me e pakta) per nivelin medioker te njerezve qe na drejtojne.Mjere ai popull.
Nje shkrim per te kuptuar nepermjet passkenes te verteten e kapaciteteve te politikaneve tane. Autori ka kapur momente mjaft domethenese per te na percjelle mjerimin intelektual te personazheve te tipit Xhozi and co .E vetmja mungese e shkrimit eshte kandari i ballancimit intelektual ndermjet kraheve te protagonizmit politik. Jam i sigurt se pas rregullimit te kesaj asimetrie shkrimi do te mare miratimin e dyfishit te lexuesve. Gjithsesi eshte nje shkrim qe ja vlen ta lexosh. Nderime autorit !
Politikane behen ne pergjithesi ata qe s’jetojne dot pa pushtet politik, njeriu me aftesi jeton me profesionin e tij duke punuar me nder.
Politika e bastardon njeriun.ngaqe behet bythelepires,humbet karaktrein e tij.