Një infermier në Lezhë ka përfunduar në pranga, pasi nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore një shtetasi.
Ky është një ndër rastet e rralla në vendin tonë.
Infermieri ka qëndruar në kabinën e shoferit dhe jo pranë pacientit të sëmurë gjatë transportimit me ambulancë.
Bëhet fjalë për infermierin Klodian Dushkaj, 31-vjeç, banues në Lezhë dhe infermier pranë urgjencës atje.
I sëmuri po transportohej nga spitali i Lezhës në drejtim të QSUT-së në Tiranë.
Ai ndërroi jetë gjatë rrugës, ndërsa ishte 78 vjeç. /Dita/
