Vrau bashkatdhetarin në Greqi, arrestohet në Korçë i dënuar me 15 vite burg

Saimir Lleshi

Një shtetas i dënuar për vrasje u arrestua nga policia e Korçës.

Në pranga përfundoi Aurel Ramo, 26-vjeç, banues në fshatin Panarit të Korçës.

Gjykata e Apelit në Korçës më datë 11 dhjetor të këtij viti, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, i marrë më 12 qershor, ku e dënon të riun me 15 vite burg.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Aurel Ramo, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet të fortë mprehës (thikë), shtetasin E. M. Ngjarja ka ndodhur në Greqi në vitin 2010.

Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në fshatin Mborje, të Korçës , ku ky shtetas fshihej. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *