Organizata jo-qeveritare Mjaft! ka numëruar të gjitha premtimet ekeltorale të pambajtura nga kryeministri Edi Rama.
Sipas përllogaritjes së Mjaft!, nga 27 premtime gjatë fushatës janë përmbushur plotësisht vetëm 4 premtime.
Një nga premtimet që qeveria ka dështuar ta përmbushë është hapja e 300,000 vendeve të reja të punës, që sipas zëdhënësit të Mjaft!, Aldo Merkoçi, janë krijuar rreth 40,000.
Rama gjithashtu ka dështuar të rimarrë kontrollin e pasurive që kishin qenë konsideruar të privatizuara gabim, ose të shpëtojë ekonominë nga monopolet.
Ndër dështimet e tjera të renditura nga Mjaft! është reforma gjyqësore dhe marrja e masave të forta kundër të korruptuarve të nivelit të lartë nga qeveria e shkuar.
Mjaft thotë se një nga premtimet që është përmbushur plotësisht është sistemimi i situatës së energjisë elektrike në vend.
