Në spitalin e Pukës, pajisjet janë… të vitit 1960 (!) Trauma u lye pas 30 vjetësh (!)

redaktor

Një inspektim i Avokatit të Popullit në spitalet e vendit, nxjerr një situatë pjesërisht të përmirësuar, por disa nga të dhënat janë vërtet trishtuese.

Në Spitalin Rajonal të Pukës, pajisjet mjekësore datojnë në vitin…1960 (!)

“Godina e spitalit ishte tejet e amortizuar dhe me probleme të theksuara të lagështirës në ambientet e saj. Gjithashtu ka mungesa të theksuara të furnizimit me ujë të pijshëm, dhe kjo sjell papastërti në tualete, dhoma, korridore, ambjente të përbashkëta etj. Furnizimi me artikuj hotelerikë ishte një problem më vete pasi dyshekët, krevatet, jastëkët ishin jashtë çdo funksioni përdorimi.Një problematikë tjetër tejet e rëndësishme ishin pajisjet mjeksore të cilat datonin në vitin 1960, dhe ku nuk ishte marrë asnjë masë për mjete apo aparatura të reja. Reanimacioni i Pediatrisë kishte totalisht mungesa aparaturash – thuhet ndër të tjera në rekomandimet që AP i ka dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Spitalin Rajonal Shkodër, megjithëse inspektimi ka konstatuar përmirësime të dukshme vitin e fundit, ka çudira të tjera:

“Problem mbetej sistemi i lavanderisë, i cili prej tre vitesh është bllokuar nga organi i prokurorisë për shkak të një procesi penal….” – thotë raporti i AP.

Ndërsa në Spitalin e Traumës në Tiranë, godina ka mundur të lyhet…pas 30 vitesh. Por ndërkohë ky spital është një tmerr përsa i përket ngarkesës:

Ky institucion është spitali i vetëm i traumës në Shqipëri, që përballon çdo ditë një mesatare prej 150 aksidentesh të ndryshme dhe rreth 30 operacionesh, ku kosto e secilit prej tyre arrin vlerën deri në 5 milion lekë. Stafi mjeksor i këtij spitali është i mbingarkuar, ka raste që edhe vetë mjekut i ka rënë të fikët në sallë të operacionit. Gjatë dy viteve të fundit ky spital ka pësuar ndryshime të dukshme, si pajisja me laborator, pajisja me skaner të ri dhe rregullimin e atij ekzistues, pajisja me rezonancë manjetike, lyerja e godinës së këtij spitali e cila kishte rreth 30 vjet pa lyer – thuhet në përfundimet e inspektorëve të Avokatit të Popullit. / Dita /

Share This Article
4 Comments
  • dhe nderkohe blejne jaguare dhe benza
    po rregullojini o legena ato spitale
    ej ju vrafte perendia o njerez koti.
    a nuk ndjeni kenaqesi duke bere dicka te mire?
    qe per me teper nuk po e beni me lekt tuja por me leket e bugjetit?

  • A ka pyetur avokati i Popullit sa leke jane investuar ne kete spital ne 20 vitet e fundit dhe sa aparatura i jane dhuruar ketij spitali nga organiozata te ndryshme Autsriake, Zvicerane, Gjermane, etj. Shuma duhet ti kaloje disa milion dollare. Ku kane shkuar !!!!!!!!

  • Paret e destinuara nga buxheti shtetit per Spitale e shkolla e kopeshte ,
    devijojn Destinacion ne zyrat e Ministrive qe qiverrit shqiptare i shperndajne kto shuma ,
    duke i pervetesuar per vehte e ndertuar Vila ne bregedete e kudo Duan ,
    justifikuar ne letra Projektesh Fallso .
    Dhe ky eshte nji Krim me paramendim qe i behet nga politika ktij populli naiv.
    Sigurishte qe ky popull e ka lejuar vehte kte gjendje , sepse shofim qe te vazhdojn te jen vegla qorre te mafies politike qe dalin rrugeve e protestojn ,kur i kerkohet nga kriminelet ne politike dhe asnjiher te dalin e protestojn per mungesen e Spitaleve – Shkollave -Kopeshteve
    por fshihen nen hijen e idiotit ,prandaj dhe mafia politike i shtyp akoma me shume koken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *