Zbulimi i një shpate nga një anije e mbytur mund ta ndryshojë përgjithnjë historinë siç e kemi ditur deri më tani.
Bëhet fjalë për një shpatë ceremoniale që mendohet të datojë nga periudha e Romës së Lashtë, e gjetur në një anije të fundosur në ujërat e oqeanit Atlantik, në një nga zonat më të mistershme në lindje të Kanadasë.
Një ndër udhëheqësit kryesorë të hulumtimit, J. Hutton Pulitzer, tha për gazetën “Boston Standard” se arma u gjet në një anije që besohet se është e epokës romake dhe se këqyrjet më të hollësishme do të vërtetojnë përfundimisht nëse shpata i përket po asaj periudhe.
Sipas studiuesve, nëse kjo vërtetohet, atëherë rezulton që lundërtarët e lashtësisë i kanë vizituar brigjet e Amerikës Veriore së paku një mijë vjet para Kristofor Kolombit.


Historine nuk e ndryshon shpata, historine e ndryshon anija, nese vertetohet se eshte e periudhes romake, sepse nje shpate romake mund te ndodhej edhe si pjese e ndonje koleksioni ne nje anije shume me te vone, apo jo?
Shahist lexo shkrimin te plote, apo ti lexon vetem titullin dhe levizjet i ben sipas kaplloqes tende bosh, ore toc.
Zoti “Saliu Komunist i pa etj.” E para nuk ke perse ofendon me kaplloqe bosh etj. etj. , e dyta pikerisht sepse shkrimin e lexova te plote shkrova ate koment, e treta, ajo qe kam shkruar eshte plotesisht e sakte dhe logjike, dmth shpata ne vetvehte nuk demonstron asgje, eshte nje objekt qe ne ate anije mund te jete cuar nga kapiteni i anijes, qe ishte qejfli shpatash romake, nderkaq vete anija dhe ky kapiteni psh te jene te shekullit te XVI. Prandaj thashe qe eshte mosha e anijes ajo qe ndryshon historine dhe jo shpata ne vetvehte. E more vesh or ti Salii Komunist, apo ti pervec marksizem-leninizmit, ku gjerat jane kokeposhte nuk mund te kuptosh gje tjeter?
Edhe nje pyetje kisha une per ty tani o Salii, a qellon qe te perdoresh edhe nicke te tjere si psh Kakarakaka, apo nje tjeter si mos hani shume m…… Jo per gje po ka perputhje te IP adresave. Mos kujto se ka anonimitet absolut ne internet or toç.
Sakt Shahisti.
Ania eshte baza dhe jo shpata. Eshte njesoj sikur shpaten ta gjesh ne nje anije apok kryqëzor modern. C’fare do te thoshim. Anija shkoi ne ato brigje, shpata ishte ne të.