Në këtë datë do të hyjë në funksion një algoritëm i ri i sigurisë që mund të çojë në errësirë 37 mln persona. Ja sa mund të preket Shqipëria.
Është 1 janari data e zgjedhur për algoritmin e sigurisë që mbron Web-et nga sulmet informatike. Vit pas viti, kërcënimet dixhitale bëhen gjithnjë e më shumë komplekse dhe shkatërruese, prandaj një grup që merret me ruajtjen e paqes në rrjete të tilla si FirefoX dhe Microsoft, “AK/BroWserForum”, do të rrisë masat e sigurisë nëpërmjet një program të ri SHA-2.
Pjesa më e madhe e europianëve dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të preket, po ashtu edhe Shqipëria. Pasi janë të paktë ata shqiptarë që përdorin smartphone të para vitit 2010. Madje shqiptarët bëjnë garë për të blerë smartphone-t më të fundit që dalin në treg.
Por ky standard do të ketë në shënjestër nga 1 janari 2016 Kinën, Kamerunin, Jemenin, Egjiptin, Iranin, Sirinë dhe Venezuelën.
