A do t’i mbajë dot premtimet, z.Donald Lu?

redaktor

Fillimin e janarit që vjen, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu mbush një vit në detyrën e tij shqiptare. Emri i tij, ndërkohë, mbërriti goxha më shpejt në Tiranë, por mandati i tij “ngeci” për një vit nëpër korridoret e legjislativit amerikan pas një krize politike mes demokratëve dhe republikanëve në Uashington, që kërcënonte mosmiratimin e buxhetit.

Që amerikanët i marrin seriozisht punët e tyre, në rastin konkret e tregon fakti që z.Lu atë vit “pushimi” e shfrytëzoi për të mësuar gjuhën shqipe, të cilën e futi në punë sapo zbriti në Rinas, ku prezantoi veten dhe familjen e tij pikërisht në shqip: Ishte një fëmijë emigranti kinez, që mishëronte realizimin e ëndrrës amerikane të të atit. U desh shumë punë dhe përpjekje, por në fund rezultati ta shpërblen. Thënë ndryshe, në Amerikë puna “ka duk”.

Do ishim kuriozë në një rast analog, sesi do t’i kishte shtyrë muajt një diplomat shqiptar, në pritje të marrjes së mandatit. Por mund ta imagjinojmë.

Meqë jemi tek “pushimet”, ambasadori Lu bëri dje një deklaratë të fortë, kur e tha shqeto se të korruptuarit e drejtësisë dhe në përgjithësi njerëzit e pushtetshëm, nuk do kenë kohë të shijojnë pushimet e verës së ardhshme. Shkurt, zoti Lu dha një kohë konkrete për reformën në drejtësi: Në pranverë miratohet dhe menjëherë do fillojë zbatimi.

Kanë qenë të herëpashershme deklaratat e prera dhe direkte të ambasadorit. Tema dhe fokusi, gjithnjë drejtësia, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria proverbiale në jetën politike e institucionale shqiptare. Interesante është se nuk ka reaguar kush (madje as në anonimitetin e rrjetit) me protestë, se ç’qenka ky ambasador që vë afate, bën deklarata, kritikon, anatemon… Përkundrazi, kjo gjuhë e drejtpërdrejtë është përshëndetur, është nxitur të shtohet e përforcohet, është parë si një shpresë, në mos e vetmja shpresë që diçka të ndryshojë në këtë vend. A mos vallë kjo tregon se jemi të prirur si popull kah protektorati, pasja e një “të madhi” mbi kokë; se nuk bëjmë dot pa një dirigjent nga jashtë, fetishistë ndaj nocionit të të huajit të plotfuqishëm që vjen e na vë rregull? Aspak, por tradhton një dukuri tjetër: Mungesën e besimit se politikanët dhe qeveritarët tanë janë në gjendje ta çojnë vendin, më në fund, në një fazë më cilësore zhvillimi. Në të kundërt, gjasat janë që ta bëjnë më keq sapo të kenë mundësi.

Historia e re e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, ka një trajektore gjithashtu interesante: Përgjithësisht, sidomos ata që kanë konsumuar plotësisht mandatin, kanë qenë të ngrohtë dhe mbështetës ndaj pushtetarit në fuqi, në vijim janë zhgënjyer dhe në fund gati sa s’kanë thënë me vete, “po unë ku i paskam patur sytë?” Rastet më flagrante të këtij zhgënjimi total kanë të bëjnë me Sali Berishën. Akoma dhe vetë “kampioni” i miqësisë berishiane, ambasadori Rajerson, ka bërë mea culpa  vite më pas, tashmë në pozitat e pensionistit.

Nuk e dimë se cila do jetë “finalja” e zotit Donald Lu.

Por ajo që shohim është se për arsye që ende nuk i njohim të gjitha, ai e ka kapërcyer të folmen diplomatike dhe flet troç. Zoti Uithers dha shenja të tilla, por mbeti në kuadrin e mesazheve-fabul; zoti Arvizu gjithashtu u bë gjithnjë e më direkt, megjithë kapërcimet “pindarike” që e ndajnë mandatin e tij në dy gjysma kundërshtuese të njëra-tjetrës…

Ndërsa Lu reagon sikur nuk ka kohë. Ose më saktë, nuk dëshiron të humbasë kohë me formatin “po ja, të njihemi njëherë, pastaj do ju jap nja dy këshilla”.

A e ka marrë në dorë reformën e drejtësisë shqiptare vetë Donald Lu (edhe me aktivitetin e dukshëm mbështetës të ambasadores së BE-së Vllahutin)? A e ka ndjerë ai se politika dhe gjyqësori shqiptar ndoshta përpiqen ta sjellin vërdallë, t’i hedhin ujë e ta hollojnë dokumentin ndoshta më të rëndësishëm të këtyre 25 viteve (meqë kushtetutën e kemi bërë rreckë sa herë kemi dashur)? A është i ndërgjegjshëm Lu se ndërhyrja pa dorashka mund të tingëllojë “arrogancë amerikane ndaj një shteti sovran” por populli, ndryshe nga pushteti që e pranon se s’ka ç’bën, e mirëpret këtë lloj “arrogance” si shiun në thatësirë?

Donald Lu dha dje afate. Dha pranverën për përfundimin e reformës në drejtësi, dhe verën si prishëse pushimesh për “ata që e dinë se e kanë vendin në burg”.

Sado ironike apo butaforike të tingëllojë, këto llogariten si premtime të tij, ndaj një elektorati që nuk e ka votuar, dhe që s’e njihte fare deri një vit më parë. Mjafton vetëm fakti që pavarësisht kësaj, njerëzit duan t’i besojnë atij, për të treguar edhe një herë krizën e kësaj klase politike.

A do t’i mbash premtimet, z.Donald Lu?  / Dita / 

Share This Article
24 Comments
  • Pyetja eshte a do nxene mend shqiptaret qe ti hedhin plerat ne kosh, pa Donald Lu nuk eshte Zoti qe te levize gishtin dhe te beje drejtesine ne Shqiperi

    • bravo por ajo qe i ben shqiptaret te besojne te nje ambasador i huaj, edhe pse miku i Arvziut e Lul Bashes, eshte deshperimi, mungesa e besimit te institucionet dhe shteti shqiptar i korruptuar.por si thoni ju, nuk behet shqiperia pse nje ambasadror i huaj flet pikerisht per ato qe i pelqen te degjoje mileti shqiptar…kane 25 vjet qe amerikanet kane mbeshtetur kete sistem te kalbur dhe batakcinjte para Edi Rames dhe papritur na doli pikerisht ky perfaqsues i SHBA te na beje burrin e mire.

      • Deri tani ambasadori Amerikan ka qendruar tamam trim dhe sy patrembur.Populli shqipetar ka besim te ky ambasadore dhe te Amerika,se do te behet diçka me reformen ne drejtesi.Do jemi te lumtur nqs do realizohen ato qe thot Zoti Donad Lu.Kemi parasysh edhe pengesat qe po sjell pd-ke,Sali Berisha me Lulezim Bashen,te cilet nuk e duan reformen ne drejtesi psi jane njerzit me te koruptuar dhe vepra kriminale.Edi Rama si kryeminister e ka seriozisht qe reforma ne drejtesi duhet bere patjeter,pavaresisht se opozita nuk e do,dhe e kundershton

  • Vetem Lu apo Amerika mund ta beje Shqiperine dhe pastaj populli le te votoje te pa korruptuarit! Nuk ka rendesi cilin krah! Jemi te gjithe shqiptare! Por le t’i largoje kriminelet me pare!

  • Ai Lu ben mire ta filloje ketu ate lufte, ketu ku babai vendos djalin president, e ku burri shtyn gruan ti zere vendin ne presidence, a thua se u shuan 200 milion amerikane dhe presidenti eshte prone e dy familjeve, Bush e Clinton. Nuk dua te them se Berisha e kompania e horrave nuk e meritojne burgun. Jane ata ne pushtet atje pa jemi ne shperndare neper bote si emigrante. Por kete gje duhet ta bejne shqiptaret dhe jo kinezo-amerikani Lu. Ai te mbaje vendin qe i takon dhe te beje detyren qe i takon te beje. Korrupsioni me i madh vjen andej nga Lu ka erdhur, dhe bishtra minjsh si Berisha, Basha e kompani nxjerrin gjoksin e bertasin se e kane mbeshtetjen nga eproret e Lu-ve…

  • Goditjen e drejtperdrejte te bastionit te Drejtesise shqiptare, nga ana e ambasadorit LU,
    po pritet nga populli shqiptar si nje ”Shii ne shkretiren e Sahares”, ndersa per bandeb e
    korruptuar deri ne mestaze te prokuroreve, gjykatesve,avokateve,etj. duke perfunduar
    deri te Presidenti , nje njeri komplet servil ndaj berishizmit keto deklarate te ambasadorit
    LU perbejne rrenqethje epileptike sepse eshte e dhimbeshme te humbesh ”parajsen” dhe
    luksin e siguruar mbi gjakun e popullit shqiptar. Hienat e pangopeshme ,perpos perballjes
    me drejtesine shume nga keto mund te zene qelite, por ajo qe i dhemb me shume eshte
    konfiskimi i pasurise,sic propozon Avokat Ngjela . Kjo do te jete fundi i tyre…!!!

  • nje artikull redaksional qe me tremb:

    me tremb se ne shqiperi ka vetem 1 aksiome:

    PA U DENUAR MEGA KRIMINELI BERISHE KETO PREMTIMET E NENPUNSIT DONAL LUL BASHA JANE KINEZERIRA…

    akoma nuk e mesuat te nderuar “redaksinale” te gazetes Dita se DON LULI mund te jete paksa kunder berishes..por ato qe emrojne keta nen punsa me nivel kaq te ulet jane ato qe prune berishen ne pushtet ne 1991-2 nga begradi..doni emra; elez biberaj dhe frank wisner.

    A nuk po kuptoni qe tradhetia e Rames.ndaj 23 qershorit dhe 21 janarit eshte ngjarja me e rende e ndodhur pas 1912…

    A nuk po e kuptoni se keto kinezerirat e don lulit jane nje veprim inteligjent per te mbrojtur burrin e shtetit te arvizuse.

    keq ardhje per shkruesin e ketij redaksionali..

    nuk kam problem qe don luja eshte mbret ilegal ne shqiperi..por po e kryen shume keq detyren sepse eshte kthyer ne jelek antiplumb per banditin berishe…dhe garanci per LU BASHEN si k/m i 2017….

    • Po me i brim mbete tu i ra fyllit, or tai. Lexuesit s’kane mbetur keq per te perseritjen e po te njejtes melodie monotone, or lum miku.

      Kushtrimi yt i perditshem per arrestimin e “mega kriminelit” (pse vetem nje eshte???), si dhe shume prej aludimeve te tua per inskenime apo “dirty jobs” te zyrtareve amerikane nuk pine uje fare, se e para punes kunder Berishes mungon qofte dhe nje akuze fare e thjeshte per shperdorim detyre, dhe jo me nje multi akuze per krime te shumllojshme, dhe e dyta edhe sikur deshira tende per ta pare Berishen pas hekurave te realizohej, kjo nuk do e zgjidhte perfundimisht ngercin qe ka kapur kete drejtesi te shtrember.

      Q te reformohet me themel drejtesia duhen rishikuar dhe perpunuar me imtesi paketat ligjore dhe me pas te gjehet konsensusi i nevojshem perpara se nisma te hidhet per aprovim. Kjo eshte ajo qe mund t’i hape rrugen asaj qe ti enderron, dhe jo yxhymi i nxituar se ashtu ja thote mendja njerit apo tjetrit.

      I gjithe ky proces pune kerkon nje mbikqyrje nga lart, dhe ketu qendron gjithe problematika kryesore. Kujt prej politikaneve te pakorruptuar dhe nga me te besueshmit mund t’i ngarkohet kjo detyre?

      Cila do te ishte rrugezgjidhja me e mundshme qe do ta shpetonte (pa)drejtesine nga bataku ku e kane fundosur ligjzbatuesit koke e kembe te korruptuar?

      Mundohu njehere t’i japesh pergjigje ketyre pyetjeve zotrote, pastaj merru me gabimet e te tjereve dhe te redaksise.

      • per komentuesin karizmatik

        miku I ngushte I berishes dhe arvizuse Fullani sapo mori pafajsine per demin mbi gjysem miliardi dollare.

        vetem ky fakt e nxjerr lakuriq kete fushate jo vetem ilegale por dhe komike te Donald Lulit.

        Donald luja ngrefi shpaten
        Edhe nje here per situaten
        Kjo eshte shpata qe ju rri te koka
        Gjithe Fullaneve qe ka bota

        • Po pikerisht per te shkoqitur mire e mire gjithe nyjet qe lidhin miqesirat e fullhajnerve duhet finalizuar me sukses dhe reforma ne drejtesi. Aktoreve amatore ne kete fushe i ka munguar profesionalizmi, pervoja dhe mbi e gjitha vullneti per te konkretizuar me suksese reformen, prandaj i kane ngritur si gomari syte nga qielli i “kalter” i lu-lushave te politikes…

        • Po pikerisht per te shkoqitur mire e mire te gjitha nyjet qe lidhin miqesirat e fullhajnerve duhet finalizuar me sukses dhe reforma ne drejtesi.

          Aktoreve amatore ne kete fushe i ka munguar profesionalizmi, pervoja dhe mbi te gjitha vullneti per te konkretizuar me suksese kete reforme. Prandaj dhe po i ngrene syte nga qielli i “kalter” i lulushave te politikes…

          • o karizmatik

            veprimi I fundit qe Donald Lu-lzimi takon kryemonstren berishe per dekriminalizim
            dhe reforme ne drejtesi..ka kaluar cdo llogjike dhe durim njerzor

            ky eshte me shume se poshtrim kombetar…dhe enveri nuk paska gabuar ne 1946 qe I perzuri keto ambasadore..

            na pushtoi Turku apo gjermani..por nuk na poshtroi keshtu si gaztori LU qe eshte si tha gery kokalari nje kapterr I frank wisnerit..ky berishist I tej-paguar nga gestapo berishes

          • Duam apo s’duam ne zoteri, “protagonistet” kryesore te tragjikomedise se 21 Janarit dhe jo vetem, kane akoma pas vetes nje elektorat qe perben jo pak, por afro 1/3 e gjithe votuesve.

            A nuk te duken po aq poshteruese dhe shkombetarizuese veprimet e tyre ? A nuk jane vete keta dygishtore shtrembalaq fatkeqsia e kombit ?

            Nese po, atehere pse nuk i permend asnjehere ne komentet e tua?

            Pershendetje

  • Revolucionin ne drejtesi si per Z.Lu dhe analoget e tijte kudondodhur,e komandojne faktet qe jane grumbulluar me kohe nga nje rjet i percaktuar vezhgonjesish,kete veper kleptot, asqe e kane vleresuar,apo menduar,ngaqe ju vyshk truri dhe logjika nga shumat fantastike te miliardave.

  • mire thote Donald Lu por plehrat eshte veshtire te pastrohen.Shqiperia nuk eshte ne vemendjen e departamentit te shtetit por te Elez Biberajt

  • O REDAKSIONAL,

    LU NUK KA MARRE VOTA NGA SHQIPETARET QE TE KETE DETYRIME NDAJ TYRE.

    SHQIPETARET JA JAPIN VOTAT, ILIR METES, SALI BISHES DHE EDI MASHTRUESIT.

    ME KETA TI ZGJIDHIN HALLET.

    Z.LU FALENDERIM TE STERMADH PER CFARE PO BEN PER NE.

  • Do ta mbaj fjalen se amerikanet do hapin ishe burgun e bulqizes ku do fusin politikan te majt e te djadhte do nxjerin kromin dhe at here do behet shqiperia

  • Pergjigja ime eshte PO !. Dhe PSE?

    Pasi Z.Lu eshte nje shttas amerikan qe beson te Demokracia dhe ke shteti i te drejtes, nocione qe politikanet tane dhe Banda e gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar nuk i kane , nuk i dine por me keq akoma i dine dhe nuk duan ti perdorin. Koha e tyre mori fund, ata te dorezohojne pasurite qe kane vjedhur,te shkojne ne burg, dhe pastaj do te shikoni se c’fare eshte shteti i te drejtes. Une jo vetem qe e perkrah por e mbeshtes pa rezerva ate qe po ben Z.Ambasador i USA-s, po i them te godasi akoma me fort, pasi llumi qe eshte ne Shqiperi ka zene shtresa dhe shtresat e llumit hiqen me lavazh. Kur pompa e lavazhit do te laje kete llum do ta shikoni qe do merrni fryme lirisht.

  • Nuk kuptoj ku eshte kryeministri Yne qe na premtoi se ne Vjeshten e 2015 do te kemi reformen e drejtesise?Tesa lexoj kete redaksional per LuLu-te me gerryen nje detaj ndoshta i paperfillshem per ata qe i lexone keto reshta!Mos valle premtimi i zotit Lu (i atij pertej Atlantikut e jo i ketij Lu-se tone te PD)eshte per te na thene Neve qe mos i kerkoni qeverise premtimin e pambajtur per rreformen me te domosdoshte te nje nga shtyllave me kryesore te sistemit demo(g)ratik,se ne po merremi direkt me kete llogaritje e se projekti i saj vjen nga pranvera e 2016 ku per koiçidence eshte nderuar edhe qeveria Amerikane e eshte percaktuar edhe se kush ndoshta do ta zevedesoje kete te derguar te radhes!Mos valle ne kete aspekt Lu-ja i Tiranes ka shtuar protestat deri ne rezimin e qeverise Rama pasi ka marre sinjale se ka kohe boll per ta bere kete pune e nga i akuzuar te hidhet ne sulm si akuzator!Tashme jemi mesuar me keto lloje dredhishe e hilesh qe na kane mbuluar prej mese 25 vjetesh sa qe ndoshta fale “miqeve” jemi bete me hileqaret ne boten perendim-ore.Uroje qe mos te jete shaka e radhes e pasketaj pas pranveres Sali Berishes ti behet busti e ti vendoset ku ishte busti i Enver Hoxhes!Thone e ç’nuk thone por nje gje eshte e ditur se :Sali Berisha eshte monument agjenturor,e per kete aresye ai ruhet nga shteti e miqte!Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.

  • Si pergjigje drejtesia Shqiptare liroj nga te gjitha pergjegjsit ish guvernatorin Fullani
    Kjo do te thote qe drejtesia jone eshte e sigurte ne te veten

  • Per ty mandarin kinez na lajmeruan para se te vije dhe nuk na habit fare,qe reformen ne drejtesi e ke nisur nga Vucidoli.Po deshi Amerika te beje reforme drejtesie ne Shqiperi,duhet te sjelle ambasador Geri Kokalarin.

  • Reforma ne drejtesi mund te behet vetem ne qofte se e merr ne dore amerika kete proces.
    Ne populli i thjeshte kemi besim vetem te amerika dhe jo te polikanet e korruptuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *