“FALEMINDERIT ZONJA KUMBARO”

redaktor

Të gjitha mediat e kohëve të fundit dhanë një lajm që na la pa gojë, jo vetëm ne, të rriturit, por edhe të vegjëlit. Këta të fundit sepse mësuan diçka që nuk kishin guxuar t’ua zbulonin prindërit dhe shkolla, ndonëse programi i tyre shkollor e përmban. Ne mësuam pikërisht se çfarë përfaqëson në vetvete… vrima. Po, po. Mos u habitni. Vrima. Por, më interesantja është se nuk e mësuam duke parë ndonjë vitrinë librarie, ku afishohen lloj-lloj palaçollëqesh për të joshur lexuesit naivë, apo ndonjë ekspozitë pornografie, por e pamë dhe e dëgjuam nga goja e ministres tonë të kulturës. Ajo, në një ceremoni madhështore, paraqiti librin poetik më të mirë të vitit, të “laureuar” me çmimin “Lumo Skëndo” dhe, me një emfazë mbresëlënëse në gjeste dhe në fytyrë, na komunikoi se si “perlë” e poetikës për këtë vit na qenkesh zgjedhur… “Vrima”.

Të kuptohemi drejt. Unë nuk kam gjë fare me autoren e këtij libri (prandaj nuk ia përmend as emrin), ashtu si nuk kam asgjë me autorët, apo botuesit e gjithë atyre librave që të pështirosen vitrinat t’i shikosh, nuk kam asgjë as me autorin/en e pjesës teatrale “Monologu i vaginës” që Teatri Kombëtar e vuri në skenë kohë më parë, nuk kam gjë as me autorët e atyre objekteve që na paraqiten si “veprave të artit” në Galerinë Kombëtare, ku një i ri, në video, i drejton vetes koburen në kokë, ose vendos një femër gullumuç në një enë qelqi e të tjera e të tjera. Nuk kam gjë me autorët pasi, sekush ka të drejtën e tij (shyqyr që ia arritëm kësaj dite) të shkruajë, të shkarravitë dhe të prodhojë çfarëdo vepre që i teket. Unë, dhe shumë si unë, kanë punë me ministren e kulturës, me atë ministre që e kanë votuar, ose, edhe pa e votuar, paguajnë për t’i dhënë rrogën, e cila i jep çmim kombëtar një vepre kësisoj.

Që lexuesi të bindet për drejtësinë e kësaj proteste, e cila ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës së znj. ministre, lexoni disa vargje, se nuk dua ta ndot më tej penën time.

Le të krahasojmë këto cipëplasje me ndonjë varg të ndonjë poeti të mirëfilltë lirik shqiptar, me kë të doni: Me lirikun tonë të madh, Lasgushin, i cili ndonëse krijoi më shumë në kapitalizëm, nuk u zhyt kurrë në gropa të tilla të zeza. Apo doni ta krahasoni me Fishtën, me Asllanin, me Agollin, me Arapin, me Vyshkën, Rusin e shumë e shumë të tjerë, të cilët, me lirikat e tyre brilante, na kanë përthithur drejt botës së ëndrrave rinore. Krahasojini dhe bëni dallimin midis asaj që i dhamë “Çmimin e Madh” dhe këtyre që “nuk kemi pasur fond” t’u japim ndonjë çmim, qoftë edhe të vogël.

A nuk ju duket, zonja ministre se, t’i japësh çmim, qoftë edhe atë me një emër si “Lumo Skëndo” (gjë që ha debat, pasi po heqim dekoratat dhe titujt e atyre që bënë luftën çlirimtare, ndërsa mbajmë çmime të tilla, por ky është problem tjetër), është njëlloj sikur, në Hollivud, t’i jepnin çmimin Oskar një filmi pornografik nga ata që, për t’i parë nëpër ekranet e shoqërive tona televizive duhet të hapësh “kodin”, ose siç thotë autorja e “Vrimës”, me pullë të kuqe?

Tani zonja Kumbaro ka mbetur vetëm që, për të lënë “vulën” tuaj edhe në kinematografi, të investoni që të bëhet edhe këtu tek ne ndonjë film kësisoj, domethënë pornografik, “me taban kombëtar”, dhe ta lartësoni me “Oskarin” tuaj.

Në mbyllje të këtyre radhëve, nuk më mbetet tjetër vetëm se, duke imituar një aktor simpatik humori nga shfaqja satiriko-humoristike “Portokalli”, të thërras: “Faleminderit zonja Kumbaro, që u bëre të mundur shqiptarëve të mësojnë se çfarë janë organet gjenitale dhe për çfarë shërbejnë ato!”

 

Share This Article
28 Comments
  • Vlersim pervers ndaj nje libri pervers…Eeeeh moj e mjera Shqiperi, shume te shaluan dhe te nxine fetyren…! Edhe kafshet jane me dinjitoze se ato cka lexohet ne ket palo liber.

  • EDHE NE SHTETIN ME TE HUMBUR TE AFRIKES NJE MINISTRE ALABAKE DUHET TE JEPTE DOREHEQJEN E TE DETYROHEJ TE PROSTITUONTE PER TU MESUAR ‘VRIMEN’ KLIENTEVE NE BURG!!!!

  • Ata qe bene luften “clirimtare” Enver HOMON lartesojne
    Enver sadist pederastin nate e dite tejet e adhurojne

    prandaj

    mos e caj kaptinen o enveristi Guri Shyti, mos u merakos
    se me dafllakun e ministres se Edvinit nuk asht bo deti kos

  • eshte gjeja me e vogel qe zonja ministre te jape doreheqjen mbas skandalit te keti libri dhe skandalit qe ndodhi ne universitetin e GJirokastres.Ajo duhet ti kerkoj falje popullit shqiptar jo vetem atyre qe e kane votuar se paguhet per te bere detyren nga te gjithe .

  • Pse nji Ministre-je sexi , exitohet perball nji poezie te tille dhe shperthen ne orgazme mbi ate Cmim ,
    kjo s’perben asnji aresye te jape doreheqíe shoke kurvare ,
    poor del para opinionit – natyrishte e veshur – dhe jep nji sqarim mbi ate cmim ,
    qe i rrexoj intiimet posht kembeve .

  • pseudointelektuali i leshit edhe ktu luften po bene kunder ENVERIT,jo kunder kumberes?!!
    Cfare ta ka bere ENVERI TIJ,more matrapaz,uran kostreci,qe aqi shum ke urrejte?!!Mos valle ta ka cpue bythen,ndonnji i sigurimit dhe ti tani ja ke inatin ENVERIT?
    Po,ti injorante nese eshte debati per fmit,apo per yjet,dhe kozmosin,ti prap dote kapesh tek ENVERI,pra ti je ai njeri qe te ka pjell nena njeri,po ti lopes i thue nane,je ma i zi se sa injoranti qe luan cicmicin me miun e gjirizit.

  • Intelektuali ne rini ka qene b.q tani eshte eunuku i supermbeses ,analfabetes qe shkroi ‘GUIDEN E LETERSISE’ se Dhise,ne organin seksual apo vrimen e mbushur me gjize nga dhite e Viçidollit dhe ‘Malltezeve’ boshnjake!

  • Sa keq me erdhi ! Sa pak intelekt paska autorja dhe zonja Kumbaro!
    Nuk ka justifikim, nuk besoj se ky eshte modernizmi, lexoni poetet klasike, lexoni vargjet e tyre …..
    Kam pase pershtypjen se Znj Kumbaro mqs eshte edhe perkthyese ka nje minimum kulture….
    Intimiteti mbetet intimitet dhe pikerisht ketu qendron edhe bukuria…. Duke e vargezuar poetja vetem e ka bastarduar.
    Kerkoni te falur znj ministre per hir te bukurise se vargjeve poetike te letersise boterore dhe asaj shqiptare.

  • Artikull brilant ,me jepe shprese te besoj se ne Atdheun tim akoma ka intelektual qe din te ndajne te keqen ne shoqeri ne menyre shume te kulturuar dhe dinjitoze .Desha ti them Intelektualit qe ka shkruajtur duke akuzuar G.Shytin si enverist se eshte nji injorant dhe jo intelektual

    • Po kur lexon G.Shytin ke shprese se ne atdheun tim ka akoma intelktuale (jo si ai bastardi me kete nick) per te cilet ka nevoje populli shqiptar.

  • Artikull brilant ,me ben te shpresoj se e keqja di te kundershtohet ende ne atdheun tim ,pamvarsishte se ka ende te tille Intelektual qe me larte ka shkruar mendimin qe vetam nji intelektual nuk ka mundesi ti shpreh .Urime G .Shytit per guximin qe ndan me ne

  • Kam ndjesine se nepermjet kesaj mender-poeteje synohet te perdhoset intelekti,etika,ndjenja per te bukuren ddhe besimi tek dashuria,,,,e nje Kombi te tere.
    Per mua ,kjo eshte nje strategji antishqiptare,e mire-detajuar, per degjenerimin e gjeneratave te reja,per cekuilibrimin zhgerryes te tyre nga konstrukti moral dhe historic I Popullit Shqiptar,qe edhe pse te vegjel n’a ka mbajtur ne kembe per t’i mbijetuar furtunave pergjate shekujve.
    Jam mese e qarte qe ministrja aktuale e kultures,nje bajge cinike frankofone,eshte nje misionare e kesaj strategjie,,,,pra shume e rrezikshme.

    • Sakt LORA ? Me sakt nuk ka si thuhet. Kumbarorja misionare e strategjise antikombetare apo antishqiptare te Degjenerimit Ne vrime te semes do perfundoje kjo nofullpele. Rilindje me Vrima nga malli i importit qe ka pushtuar PS. Nderime Guri Shyti dhe LORA !

  • Guri Shyti,sic e thua dhe vet ne kete shkrim,nuk ke gje me kete apo me ate,por vec ke nje gje te madhe me vehten tende:
    Dukesh si nje relike e ndryshkur dhe e vjeteruar qe ke dale nga muzeu i mesjetes aziatike.
    Lum per ty qe se kupton,mjere per ne qe te lexojme.

  • NJË PYETJE KISHA: PO TA KISH SHKRUAR NJË BURRË KËSHTU DO REAGONIT? NUK DËGJONI E SHIKONI PËR DITË PORNOGRAFI NË TV SHQIPTARE DHE AS E VRISNI MËNDJEN? NUK SHIHNI FILMA QË I THURIN HYMNE ATYRE QË KANË BËRË KËRDINË ME DROGËN, FILMA ME NGA MBI 100 SERI QË TË RINJTË TANË I MARRIN PËR MODEL? PSE NUK SHKROI NJERI KUR AI PLASARI SHKROI NJË LIBËR PORNOGRAFIK, KUR ARJAN CANI PËR CDO MBRËMJE NA SHET PORNOGRAFI SHESHIT, PËRKUNDRAZI E SHIHNI DHE KUNDRONI FJALORIN E ULËT BASHKË ME FËMIJËT TUAJ? RITA SHKROI NË VARGJE ATË QË JU BURRAT E ËNDËRRONI DHE BËNI SAPO T’JU VIJË RASTI. HESHTNI, MOS U MERRNI ME CMIME, FUNDJA AJO E KA SHKRUAR LIBRIN QË NË FILLIM TË VITIT, PSE TANI SHPËRTHEU KY MARAZ? NËSE DO ISHIM NË PERIUDHËN E SHTETIT NJË PARTIAK, DO DËNOHEJ DHE NUK DO BOTOHEJ, DHE KUR TË VINTE DEMOKRACIA DO SHPALLEJ E PERSEKUTUAR. POR ME KËTË FJALOR SHARJESH NGA TË GJITHË ATA QË JANË KTHYER NË OTOMANIZËM, MË SHUMË PO PERSEKUTOHET SE SA DO ISHTE PERSEKUTUAR 27 VJET PËRPARA. NJERËZ THIRRINI MËNDJES, RITA SHKROI NË EPOKËN E DEMOKRACISË, S’KENI TË DREJTË TA PARAGJYKONI. S’U PËLQEN MOS E LEXONI DHE BLINI, POR JO TË SHANI RITËN PSE GUXOI TË SHKRUAJ PËR ATË QË CIFTET BËJNË PËR DITË. JU FLM PËR MIRËKUPTIMIN.

    • Moderator ta kam shkruar edhe here te tjera mos bej pislleqe me nicke komentuesish.

      Une jam era e vertete, dhe komentin e eres se mesipernme e hedh poshte me neveri.
      Koment eshte mjeran per keto arsye.
      Se pari :
      Nuk mund te vesh perpara te njejtes pergjegjesi nje gazetar pervers qe ka te drejten e tij ne baze te ligjeve te kapitalizmit e te ekonomise se tregut, me nje ministre qe perfaqeson shtetin dhe nje pjese shume te madhe te popullit “qe e ka zgjedhur” -ne fakt nuk e ka zgjedhur populli por kryerilindasi qe po e xhvesh nudo edhe qeverine si veten e tij.
      Se dyti moj idiote qe me ke mare emrin e komentit burrat nuk priten keta pacavaure qe e quajne poezi (sa qesharake, e mjera poezi ) qe te bejne ate qe desherjne se i bie se si ja kane bere para kesaj “poezie”?
      Respektojme Shytin per shkrimin

  • Te pershendes GURI artikull i goditur.Nuk eshte rastesi qe botimi i artikullit ne UT e GJirokastres dhe cmimi i ketij libri qe ju dha nga ministrja kane per qellim qe brezi i ri te kerkoje VRIMAdhe KUJNA per vrima dhe te mos mendoje per tu aftesuar specializuar punuar ,te mos mendoje per familje dhe atdhe por vetem per kunja dhe vrima Per sa i perket ministres ajo duhet te mbyllet disa kohe ne shpelle te KAVASALLIT dhe atje tu mesoje cobanve librin vrima konkretisht. Turp per kete ministre ajo nuk mund te perfaqsoje dhe te mbroje kulturen SHQIPTARE .Sic duket shqiptaret edhe kete liber kishin mangut tani dine si ta gjejne vrimen dhe te shumohen.per sa i perket komentusit VASILi them qe kultura e nje populli nuk eshte tek vrima,per te tjerat me vjen ndot te komunikoj me te .

  • Dakord me Guri Shytin, veprat duhet te kene vlera artistike qe te vleresohen jo banalitete. Gurin e kam pasur komandant ne Labinot Fushe. E garantuar me sjelljen dhe pergatitjen e larte profesionale nuk ka qene asnjehere komunist per ta urryer.Ka qene gjithemone i respektuar.
    Rofsh o komandantt i griqanit Elbasan

  • Se shpejti del ne treg libri “Vera guxhvera” me autore Kadaife Flladi,me pas del libri “Ver Ver Topi i Sadikut” dhe ne fund do riprodhohet trologjia e koheve te para” Dridhe bajame me lesh kombinati”
    Autoret duan te mbeten anonim deri sa te dalin nga shtypshkronja “A me te…”

  • Era,
    opinion public eshte acaruar e irrituar per cmimin qe I eshte dhene vrimes….se Rites.
    Arjan Canin e shikojne dhe vleresojne por nuk I eshte dhene ndonje cmim kaq te rendesishem I Lumo Skendos(qe dhe ky lloj cmimi po me habit si qenkerka kaq I rendesishem…..)
    Po ashtu edhe me Librin e Aurelt nuk I eshte dhene ndonje cmim…..
    Poetesha nuk ka bere poezi (vetem poezi nuk mund ta quash) por na ka pershkruar neveritshem mastrubimin e hamshorit dhe cvirgjerimin e engjellushes…..(intimiteti eshte I bukur dhe nese lexon vjersha erotike nga klasiket ato jane mahnitese ,te renjqethin e te fusin me kaq delikatese ne boten e mrekullueshme te seksit)
    Ikni se na hapet barkun…sinqerisht.
    Rita Petro,gjimnazisten e Shkolles “Qemal Stafa ‘ e njoh. Eshte e brezit tim. Sinqerisht nuk mu besua kur e lexova vjershen dhe autore ishte Rita Petro. Ka evoluar shume shume nga Rita qe njoh une…..
    Artikullshkruesi ka te drejte…..problem nuk eshte Rita por ajo kumbaroja qe turp ti vije se perfaqeson kulturen dhe arsimin shqipetar…..
    Po per ato bukurite e universitetit te gjirokastres cfare thote zonja minister apo dhe ato jane ne rangun e vrimes…ku hamshori Bollano ka cvirgjeruar historine e kombit tone..

  • Autori ka shume te drejte. Ministrja e antikultures tregoi vetem nje gje me kete qe beri, se shoqeria shqiptare eshte tansformuar ne nje Vrime te madhe, ne nje antivlere, ne nje klithme tragjike : Vrima ne koke, Vrima ne trup, Vrima ne xhepa…..boshllekun intelektal dhe mendor po e mbush injoranca, imoraliteti, korrupsioni, LLum I Papare!!!!Ministrja e Llumit dhe e korrupsionit te pergjithshem!!!

  • Si bicim poetja dhe bicim ministrja kane te njejten pamje, te njejten fytyre, si duket ne jete ato nuk kane patur ose i kane patur ofertat te pakta per vrimat e tyre, prandaj mundohen t’u “shpjegojne” shqiptareve e botes se c’eshte vrima.
    Kjo krijimtari si quhet, e cfare rryme eshte? E realizmit…kapitalist, se ne kete sistem u frymezua “poetja” e shpelare.

  • Per Guri Shytin qe i eshte prishur kandari po sjell keto vargje nga Cajupi

    Grua sec mu prish kandari
    Nuk eshte me ai i pari
    Qe s’pertonte dite e nate
    Ndizej si barut i thate.

    Lere grua se c’me gjeti
    Nuk me bindet me aleti
    Ky bandill qe cante rete
    Me s’i ngre kryet perpjete.

    Vjet si kale turfullonte
    Grate e fshatit kur shikonte
    Sa i shihte bythezbuluar
    Sulej si qen i terbuar.

    I pushtonte vete te tera
    Zgavra, shpella, guva, verra
    Fryhej si nje patellxhan
    Kur shkonte nen fustan.

    Sa i vinte mend zanatit
    E uronin grate e fshatit
    Po sot cka qe eshte merzitur
    Trup e shpirt i raskapitur?

    Shikon cupat siseplota
    Me shale te buta e te ngrohta
    Nuset e bardha si debora
    Qe s’i shpetonin nga dora

    Grate e reja sisemedhate
    Qe i nderronte pernate…
    Dhe s`leviz te behet burre
    Me mbeti vetem per shurre.

    Ah moj grua moj e ngrate
    Te mbeti burri kaq thate
    Megjithese me s`te ngop dot
    Por dikur s`kam qene si sot.

    Isha trim dhe djale i hedhur
    Pak usta per te zgjedhur
    Buzeqeshja me te tera
    Mjaftonte qe t’u hante verra.

    Por me shume doja grate
    Vithe gjera sise medhate
    Por dhe cupat shume i desha
    Nuk i lija virgjeresha.

    Mazallah mbetcin me barre
    I therrja u beja varre!
    Nuset e reja me naze
    I haja si qofte taze.

    I ndukja me buze e dhembe
    Sa ngrihej fshati ne kembe
    Isha bej me mall me toka
    Po beja se c’me thosh koka.

    Ne Zagori dore e pare
    Me sejmere e hyzmeqare
    Kisha kuaj lope e dhen
    Edhe gra me shume se qen.

    Vete i ujdisja te tera
    C’me tha koka e s’e bera?
    Ne Evrope s’lashe vend pa pare
    Kuplarate i mora mbare.

    Shijova bionde gjermane
    Meskeputurat persiane
    Rreth e qark iu solla botes
    Por ne France lashe mend e kokes.

    Kush te doje le ta provoje
    Te ma marre mikun ne goje
    Ne Stamboll mos shkofsha kurre
    Bashkohet burri me burre.

    Thone se eshte ves i shemtuar
    Mos vdeksha pa e provuar
    Por tani kjo pune epati
    U plaka, me ra takati.

  • vargje per Guri Shytin qe i eshte prishe kandari

    Grua sec mu prish kandari
    Nuk eshte me ai i pari
    Qe s’pertonte dite e nate
    Ndizej si barut i thate.

    Lere grua se c’me gjeti
    Nuk me bindet me aleti
    Ky bandill qe cante rete
    Me s’i ngre kryet perpjete.

    Vjet si kale turfullonte
    Grate e fshatit kur shikonte
    Sa i shihte bythezbuluar
    Sulej si qen i terbuar.

    I pushtonte vete te tera
    Zgavra, shpella, guva, verra
    Fryhej si nje patellxhan
    Kur shkonte nen fustan.

    Sa i vinte mend zanatit
    E uronin grate e fshatit
    Po sot cka qe eshte merzitur
    Trup e shpirt i raskapitur?

    Shikon cupat siseplota
    Me shale te buta e te ngrohta
    Nuset e bardha si debora
    Qe s’i shpetonin nga dora

    Grate e reja sisemedhate
    Qe i nderronte pernate…
    Dhe s`leviz te behet burre
    Me mbeti vetem per shurre.

    Ah moj grua moj e ngrate
    Te mbeti burri kaq thate
    Megjithese me s`te ngop dot
    Por dikur s`kam qene si sot.

    Isha trim dhe djale i hedhur
    Pak usta per te zgjedhur
    Buzeqeshja me te tera
    Mjaftonte qe t’u hante verra.

    Por me shume doja grate
    Vithe gjera sise medhate
    Por dhe cupat shume i desha
    Nuk i lija virgjeresha.

    Mazallah mbetcin me barre
    I therrja u beja varre!
    Nuset e reja me naze
    I haja si qofte taze.

    I ndukja me buze e dhembe
    Sa ngrihej fshati ne kembe
    Isha bej me mall me toka
    Po beja se c’me thosh koka.

    Ne Zagori dore e pare
    Me sejmere e hyzmeqare
    Kisha kuaj lope e dhen
    Edhe gra me shume se qen.

    Vete i ujdisja te tera
    C’me tha koka e s’e bera?
    Ne Evrope s’lashe vend pa pare
    Kuplarate i mora mbare.

    Shijova bionde gjermane
    Meskeputurat persiane
    Rreth e qark iu solla botes
    Por ne France lashe mend e kokes.

    Kush te doje le ta provoje
    Te ma marre mikun ne goje
    Ne Stamboll mos shkofsha kurre
    Bashkohet burri me burre.

    Thone se eshte ves i shemtuar
    Mos vdeksha pa e provuar
    Por tani kjo pune epati
    U plaka, me ra takati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *