HOROSKOPI 2016 / Dashi, çfarë surprizash i rezervon 2016-ta

redaktor

Çfarë surprizash ju rezervon 2016-ta? Për të pasur një ide mjafton të lexoni mesazhet që yjet kanë për ju. Astrologët si çdo vit kanë studiuar qiellin për të na dhënë një përgjigje më shumë për pikëpyetjet e mëdha të jetës suaj, që nga çështjet profesionale dhe financiare deri tek shëndeti dhe dashuria. Lejoni që parashikimet astrologjike të vitit 2016 të veprojnë si një udhërrëfyes për t’ju ndihmuar në marrjen e vendimeve të mençura dhe korrekte.

Dashi (21 mars- 20 prill)

Pa pikë dyshimi, 2016-ta do të jetë një vit impenjativ për të lindurit nën shenjën e Dashit, që duhen të përballet me sfida të ndryshme por do të arrijnë edhe të korrin frytet e punës së vështirë. Karakteristikat tipike të shenjës, si kokëfortësia dhe kryeneçësia, për shkak edhe të pranisë së fortë të Marsit, do të jenë elementet thelbësore që do ju ndihmojnë të kaloni muajt e parë të vitit. Muaj që në fakt mund të sjellin ndjesi parehatie dhe melankolie, mund të ketë çështje të vështira për t’u zgjidhur në familje apo në lidhje me pronat tuaja, që në pamje të parë do të duken dekurajuese por nuk duhet të hiqni dorë, sepse përgjatë vitit çdo gjë do të përmirësohet dukshëm.

Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit

Jupiteri, planeti tregues i fatit, do të hyjë në kundërshti në fund të Shtatorit pas një vere të suksesshme falë pranisë së Mërkurit që do të hyjë në shenjë në muajin Mars. Në shenjë do të jenë të favorshme ndikimet indirekte të Plutonit që ndodhet në shenjën e Shigjetarit dhe Neptunit që ndodhet në shenjën e Ujorit, të cilët do të shtojnë projektet dhe kreativitetin. Muajt më të vështirë do të jenë Janari dhe Shkurti, ndërsa periudha e artë e shenjës do të përqendrohet mes pranverës dhe verës. Me ardhjen e vjeshtës do të arrihet një farë qëndrueshmërie që do zgjasë deri në Dhjetorin e ardhshëm.

Dashuria për beqarët

Të lindurit në shenjën e Dashit nuk duhet të nxitojnë, pasi muajt e ftohtë të fillimit të vitit nuk janë shumë të gatshëm të favorizojnë takimet. Gjërat do të ndryshojnë tërësisht, kur Afërdita do të kalojë në shenjë në ditët e para të Prillit, duke qëndruar pothuajse 6 muaj. Kjo do të shkaktojë ndryshime duke ju bërë të gatshëm për njohje të reja. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë joshës dhe brilantë. Disa njohje mund të bëhen të rëndësishme. Plutoni në trigon me shenjën do t’i dhurojë energji erosit dhe do t’ju bëjë të prirë ndaj jetës në çift dhe shoqëror. Në fund të shtatori me ardhjen e Jupiterit do të jetë sërish ndonjë ngadalësim dhe ndonjë pengesë më shumë për jetën në çift.

Dashuria në çift

Një farë qëndrueshmërie do të kenë ata që janë në një lidhje. Do të jetë një moment refleksioni, do të jeni të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe do të përforconi situatat e pasigurta. Sidomos gjatë semestrit të dytë do të keni tendencën t’u jepni zgjidhje raporteve problematike. Dashi nuk pëlqen t’i mbajë situatat pezull, prandaj falë pranisë së Saturnit do të merrni vendime të rëndësishme në rast ndarjeje, duke marrë vendime për raportin tuaj, ndarje ose bashkime në mënyrë definitive.

Kombinimi i shenjave

Planeti dominues është Marsi që sjellë një pavarësi të madhe dhe refuzimin për t’u dominuar. Duke qenë një shenjë guximtare, impulsive dhe e pamatur, edhe për këtë 2016-të konfirmohen harmonia dhe përqasja me të lindurit në shenjën e Shigjetarit të Binjakëve dhe Luanit. Ndërkohë që problematike janë raportet me shenjën e Virgjëreshës dhe Peshores të cilët duke qenë se ndodhen në anën tjetër të zodiakut mund të sjellin kontraste të forta.

Parashikimet për studentët

2016-ta do të jetë një vit gjatë të cilit do të favorizohet përqendrimi dhe vendosmëria. E gjithë kjo do të ndihmojë të gjithë ata që duhet të përfundojnë studimet, për të bërë hapa të rëndësishme. Këmbëngulja dhe qëndrueshmëria nuk do të mungojnë dhe do t’ju lejojnë të çoni përpara projekte afatgjata.

Parashikimet për punëtorët

Muajt e parë të vitit do të jenë të heshtur. Duhet të mos ekspozoheni dhe të qëndroni në territorin tuaj, duke punuar për atë që është ndërtuar deri në atë moment, por edhe duke ndërtuar terren për të ardhmen, gjë e cila do ju japë shumë kënaqësi. Në fakt gjatë muajve Mars dhe Prill, në shenjë do të hyjë Mërkuri, i cili do të sjellë më shumë fat duke favorizuar komunikimin dhe do të shtojë mundësitë për të pasur takime të rëndësishme në mjedisin e punës. Janë këto muaj që hapin një periudhë mjaft të ngrohtë ku shumë projekte, që deri në atë momenti kishin mbetur pezull, mund të realizohen. Falë ndikimit pozitiv të Mërkurit do të fillojnë të vihen bazat për përmirësim që megjithatë mund të realizohen plotësisht vetëm në verë. Duhet të insistoni sidomos në muajin Korrik, ndërsa planeti i Jupiterit do të gjendjet në shenjë duke qëndruar në prapavijë deri në 1 qershor dhe duke ndikuar negativisht në biznes. Nga gjysma e Qershorit e më pas do të favorizohen kryesisht aktivitetet e komunikacionit, si ato tregtare dhe imobilare.

Parashikimet për ata që kërkojnë një punë

Edhe ata që kërkojnë një punë do të kenë mundësi të mëdha arritjeje në semestrin e dytë të vitit, falë një pozicionimi më të mirë të yjeve. Intervista të reja pune do të jenë të mundura në fund të Korrikut ndërsa për ata që kanë një projekt që ende nuk ka nisur do të jetë pikërisht ajo periudha më e mirë e vitit. Duhet te përfitoni nga kjo verë pozitive ndërsa nga vjeshta do të kthehet Jupiteri në kundërshti dhe duhet të mbani një qëndrim më të kujdesshëm.

Paratë

Muajt e ftohtë të fillim vitit nuk do të jenë më të lulëzuarit në nivelin ekonomik, duhet të jeni të kujdesshëm në shpenzime. Megjithatë sakrificat do të kompensohen në Pranverë kur të ketë një përmirësim të situatës në përgjithësi.

Fati

Është një vit i qëndrueshëm. Duke qenë se viti i artë ishte 2014-ta, për momentin e gjithë ajo që do të ndërtoni në 2016 do të jetë fryt i impenjimit dhe sakrificës. Me siguri momenti më i mirë do të jetë gjatë verës ku do të arrihet energjia maksimale dhe mirëqenia do të jetë evidente në sytë e njerëzve të dashur.

Udhëtimet

Për ata që janë mësuar të udhëtojnë për punë do të jetë një situatë qëndrueshmërie gjatë vitit të ardhshëm. Lajme të mira parashikohen për ata që tentojnë të organizojnë një udhëtim të rëndësishëm prej kohësh. Ky do të jetë viti i duhur për të udhëtuar.

Shëndeti

Së fundi kujdesuni edhe për shëndetin përveç se për punën dhe dashurinë. Stresi mund t’ju bëjë të ndjeheni të lidhur dhe pa energji. Ecje të gjata dhe pak aktivitet fizik mund t’ju ndihmojnë të përmbushni objektivat tuaj më të dëshiruar. Kujdesuni edhe për familjarët, sidomos për ata që do të kenë ndonjë problem shëndetësor gjatë 2016-ës. Me grintën tuaj do të arrini t’u jepni mbështetjen e nevojshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *