Çfarë surprizash ju rezervon 2016-ta? Për të pasur një ide mjafton të lexoni mesazhet që yjet kanë për ju. Astrologët si çdo vit kanë studiuar qiellin për të na dhënë një përgjigje më shumë për pikëpyetjet e mëdha të jetës suaj, që nga çështjet profesionale dhe financiare deri tek shëndeti dhe dashuria. Lejoni që parashikimet astrologjike të vitit 2016 të veprojnë si një udhërrëfyes për t’ju ndihmuar në marrjen e vendimeve të mençura dhe korrekte.
Demi (21 prill-20 maj)
Ky vit do të jetë një vit i rëndësishëm falë ndikimit pozitiv që shumë planetë do të kenë në panoramën yjore të shenjës së Demit. Urani dhe Saturni janë në pozicionin ideal për të krijuar stimuj të rinj dhe për t’ju shtyrë drejt zbulimit të rrugëve të reja. Falë edhe veprimit indirekt pozitiv të Jupiterit parashikohet një rritje e madhe personale dhe njerëzore falë të cilave Demi do të arrijë në nivele të larta të vetëdijes.
Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit
Falë veprimit të drejtpërdrejtë të Marsit që hyn në shenjë në Shkurt dhe atij të jo të drejtpërdrejtë të Afërditës dhe Ujorit, 6 muajt e parë do të jenë padyshim më të mirët. Do të jetë periudha më e përshtatshme për të ndërmarrë projekte të reja dhe të fokusoheni në marrëdhëniet e qëndrueshme. Pavarësisht të gjithave do të jetë i pranishëm një farë shqetësimi sidomos për ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e dytë, në pjesën qendrore të vitit, për shkak të armiqësisë të shfaqur nga Neptuni tek shenja e Ujorit.
Dashuria për beqarët
Është një vit i artë për të lindurit në shenjën e Demit. Afërdita hyn në shenjë duke filluar prej muajit Mars dhe duke sjellë me vete një aftësi të madhe joshëse. Falë edhe ndikimit pozitiv të Jupiterit, Uranit dhe Neptunit do të keni një përmirësim të dukshëm të aftësive për t’u lidhur me të tjerët. Demi do të shfaqet magnetik kundrejt seksit të kundërt me energjitë e tij erotike dhe në të njëjtën kohë duke shfaqur butësi kundrejt personit që i intereson. Do të favorizohen për gjashtë muajt e ardhshëm flirtet dhe takimet. Marrëdhëniet e lindura në periudhën e verës do të konsolidohen në periudhën e vjeshtës duke shtuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Dashuria për çiftet
Kush ka pasur një marrëdhënie të lodhshme dhe rutinë do të arrijë ta gjallërojë falë kësaj Afërdite në shenjë që do t’ju dhurojë më shumë eros, dialog më të mirë, dujke lejuar të rizbuloni tërheqjen mendore dhe fizike për partnerin. Ata që planifikojnë një martesë, apo një bashkëjetesë, shtatori dhe tetori do të jenë muajt më të mirë. Një moment vështirësie për çiftet mund të ndodhë në periudhën mes fundit të Nëntorit dhe gjysmës së Dhjetorit, kur në fillim Marsi dhe më pas Afërdita do të jenë armiqësorë duke shkaktuar tensione dhe humor të keq.
Kombinimi i shenjave
Marrëdhëniet me shenjat e tjera do të diversifikohen duke parë karakteristikat bazë të shenjës së Demit që paraqitet si i fortë, pasionant dhe impulsiv. Në fushën afektive kombinimi më i mirë paraqitet me shenjën e Ujorit apo të Gaforres ndërkohë që raportet më të kundërshtuara mund të jenë me përfaqësues të Akrepit apo Luanit. Ndërsa në punë shumë bashkëpunime të shkëlqyera mund të lindin me Virgjëreshën, Bricjapin apo Binjakët.
Parashikimet për studentët
Duke nisur nga Shkurti, Marsi, një planet simbol i vendosmërisë, do të jetë në shenjë, prandaj të gjitha aktivitet intelektuale do të shfaqin një përmirësim të dukshëm. Të qenit të sigurtë dhe brilantë do të lehtësojë studimet duke bërë që arritja e objektivave të jetë më e afërt. Kujdes nga një rënie e lehtë i përqendrimit, por kujdes më të madh duhet të tregoni në gjysmën e dytë të Korrikut, deri në ditët e para të gushtit.
Parashikimet për punëtorët
Janë muajt e parë të vitit ato më të mirët në fushën profesionale. Falë ndikimit të Marsit që është në shenjë në Shkurt do të vijë suksesi. Projektet që do të nisni do të gjejnë rrugën e duhur për realizmin e plotë të tyre, aftësitë profesionale do të vlerësohen me lehtësi, duke sheshuar rrugën ndaj promocioneve të mundshme, apo vlerësimeve profesionale. Mërkuri do të jetë në shenjë nga fundi i Majit deri në javën e parë të Qershorit dhe duke qenë në pozicion me Jupiterin do të sjellë mundësi të reja dhe arritje. Kujdes mos bëni hapa të gabuar deri në Shtator kur efekti i mirë do të pakësohet për shkak të hyrjes së Jupiterit tek shenja e Peshores.
Parashikimet për ata që kërkojnë një punë
Edhe ata që janë në kërkim të një pune mund të përfitojnë nga mundësi të reja që në muajin Janar. Duhet të insistojnë duke vlerësuar mundësitë dhe duke dërguar “cv” që do të japin një përgjigje konkrete tek të ardhurat dhe përmirësimi i imazhit. Kjo periudhë e favorshme do të arrijë kulmin në muajin Shtator.
Paratë
Pas një viti me luhatje 2016-ta do të jetë vitit i mirënjohjes. Fitimet do të favorizohen nga pozicionet yjore dhe në semestrin e parë mund të merrni shpërblime ekonomike dhe të përmirësoni stilin e jetesës. Edhe investimet në pasuritë e patundshme do të marrin një përgjigje pozitive.
Fati
Më në fund vjen momenti i shpagimit pas një 2015-e të kaluar në heshtje. Deri në gusht në fakt fati do të jetë në anën e Demit që do të vendoset në mënyrë brilante dhe me një sjellje pozitive kundrejt zgjidhjes së problemeve e duke arritur rezultate të papritura.
Udhëtimet
Lajme të reja edhe për ata që duan të udhëtojnë. Të lindurit në shenjën e Demit në fakt do të arrijnë të lëvizin shumë gjatë vitit duke realizuar udhëtime të ndryshme, mjaft të gjata dhe impenjative, si për kënaqësi ashtu edhe për punë.
Shëndeti
Pas një periudhe të vështirë, më në fund shëndeti juaj do të jetë i shkëlqyer, do të ndjeheni energjik dhe plot jetë. Praktikoni pak sport në ajër të pastër, pavarësisht muajve të ftohtë të fillimit të 2016-ës.

****************************OROSKOPIT ******************************
++++++++++++++++++ Gezuar Krishtlindjet ++++++++++++++
~~~~~~~~~~ – C’e sempre un Motivo ~~~~~~~~~
Una Cartolina per Lei Oroscopo 😛
………………………………………………………………………………….
Maredhenjet tona i dashur Oroskop tashme , jane shtrire mbi nji siperfaqe te akullt ,
pra , qe do te thote …non ce anima che vivo .
Zgenjimi qe ti shpesh her sjell ne jetet tona Godet zemrat K.O mbi ring.
– Qysh kur Ur-anos ne bashkpunim me Planetin Mars , me sabotuan mua planet e Zemres ,
thirra i zhgenjyer nga Astronimia ;
Oroskop , – “Te urrej ” – duke pare me qarte tashme e tutje ne kte ndjenje njerezore
e ngushelluar vehten ne ate se : Sot …
S’exziston me Amore por vetem Sex !
Kaq me mjaftoj mua “Yllit te Verber” , te abandonoja hapsiren qiellore “te Poezise”
ku iluzionet thurnin endrat …neteve te udhetarit te erresires ,
ne kerkim asaj ndjenje te Vertete e cila me mungonte ne Kaden e Veres time etj etj ,storia vazhdon ~ 😛