Platini nuk dorëzohet, betejë në gjykatë

redaktor

Kapitulli i fundit i skandalit që ka përfshirë FIFA-n, kalon nga Michel Platini.

Ish-presidenti i UEFA-s u pezullua për 8 vjet, pasi ka përfituar një pagesë të debatueshme me vlerë 2 milionë franga zvicerane nga Sepp Blatter prej vitit 1998 deri më 2002-in.

Shifra i kaloi francezit vetëm në vitin 2011, pa një kontratë, por vetëm me një marrëveshje xhentëlmenësh.

Pas vendimit nga Komisioni i Etikës së FIFA-s, për ta përjashtuar nga çdo aktivitet që lidhet me futbollin, Platini bën daljen e parë publike, duke komentuar vendimin.

“Tani fillon ndeshja e vërtetë. Do të luftoj për këtë padrejtësi nga gjykata në gjykatë. Ndaj emrit tim është hedhur baltë, duke më shndërruar edhe në personazh negativ mediatik. Ishte si një shuplakë në fytyrë, pasi më ulën në të njëjtin nivel me Blatter”.

Ish-kreu i UEFA-s nuk e kapërdiu vendimin për ta pezulluar dhe paralajmëron se do ta apelojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

“Jam i gatshëm që të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të marrë dëmshpërblim, për të gjitha dëmet që më janë bërë prej shumë kohësh, për shkak të këtyre akuzave”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *