Emisioni i shëndetit, asnjë zgjidhje për papunësinë

Alqi Kociko

 

I papunë prej pesë vjetësh, i pasiguruar dhe pa ndonjë para mënjanë, gojët e liga thonë se 39 vjeçari Palush Palushi ndjek rregullisht të gjitha emisionet mbi shëndetin në televizor.

Ai ka shpresë se ndonjë mjek i ftuar do të japë shpjegime pse ai vuan nga dhimbje të shpeshta koke, vështirësi në urinim, një prerje të mprehtë në shpinë dhe paralizë në krahun e majtë.

“Në fakt, zotni Palla (Sadik, androlog), foli diçka pardje për urinimin, por e ndëpreu drejtuesi i emisionit”, pohoi Palushi.

Megjithëse gjendja e tij po keqësohet dita-ditës, Palushi kërcënoi se nëse emisionet mjekësore nuk japin përgjigje për sëmundjet e tij, ai mund t’i braktisë.

“Unë nuk humbas gjë, ata humbasin teleshikuesin”, theksoi Palushi.

Share This Article
5 Comments
  • ose emisionet televizive te mjekeve jane koti, ose ky katrani mund te sherohet ndryshe: te gjej pun dhe i iken sikleti me magji…Po jo ketu, ama, ne Gjermani

  • Z.Palush Palushi mos i humb shpresat,duhet te jesh optimist,jetèn ta ka dhene zoti dhe ai ta merr por duhet te levizesh pak.Te sugjeroj nje mjek i cili ndodhet ne yzberisht te KMY 100 m me poshte ne katin e 8-te krahu i djathte kur shkon poshte.Quhet Artan Çela.Them se ty do te beje derman dhe n.q.s. nuk te merr persiper nuk je per te.Te uroj shendet.

  • O sulo, mire ben qe sygjeron mjekun dhe adresen, po keta te Dites e kane me humor a derezi, nuk ka lajme te verteta ne kete rubrike, oooo Suloooo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *