Presidenti Bujar Nishani ka dorëzuar në Bibliotekën Kombëtare Mesharin e Gjon Buzukut. Meshari i është dhuruar kreut të Shtetit nga kreu i Vatikanit, Papa Francesku vitin e shkuar.
Bibliotekës Kombëtare iu dhurua Meshari me rastin e 95 vjetorit të themelimit, ku me ç’rast Nishani ka zhvilluar edhe një vizitë në këtë institucion. Ai tha se vendi më i përshtatshëm për ruajtjen e Mesharit do të jetë Biblioteka Kombëtare.
“Dua të shpreh mirënjohje ndaj kontribuuesve të Bibliotekës, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë në gatishmëri për përhapjen e dijes dhe shkencës. Në këtë përkujtim të 95-vjetorit, dëshiroj të uroj dhe të vlerësoj iniciativën tuaj, që nxitën realizimin e aktiviteteve të tilla.
Një vit më parë premtova se kopja e “Mesharit” të Gjon Buzukut, të vendosej në Bibliotekën Kombëtare. Së bashku me drejtoreshën, menduam se vendi më i përshtatshëm do të ishte Biblioteka. Meshari nuk është dhurata e Presidentit por e Papa Françeskut”, tha Nishani. /Dita/

ka kuranin Nishani qe e mban tek koka e jastekut.
Mesharin nuk duhet ta marrë biblioteka moreeee! Duhet ta marrë muzeu, o president!
Mos beni sikur zbuluat mesharin e papes?Kjo eshte e disata kopje,e mesharit te zbuluar se pari nga Gjon Nikolle Kazazi,Zef Skiroi,Justin Rrota..Kush ka Mesharin e Fotokopjuar,transkriptuar dhe komentuar nga Eqrem Cabej,botuar ne Rumani ne 1967,nuk ka nevoje per kete se i ka te gjitha.Vetem te kete durim dhe aftesi ta lexoje.Kjo eshte pjesa e “pamundur”!

PS>Kur e paskam shkruar kete qe del koment i perseritur?Sot o kam lajthitur une,o kompjuteri,ose moderatori!