Një shqiptar i pa fat ka marrë refuzimin e tretë për azil në Britaninë e Madhe. Por këtë herë bashkë me refuzimin gjykata i ka sekuestruar dhe 2 mijë paund që kishte në xhep. Kreshnik Pisku, 35 vjeç gjatë një kontrolli u kap në Middlesbrough me 2 197 paund (3 mijë euro) në kartëmonedha të prerjeve 50 dhe 20 paund.
Pisku qëndron ilegalisht në Britani pasi në tetor i është refuzuar kërkesa e tretë për azil. Ai u tha oficerëve të emigracionit se kishte marrë 1 mijë paund nga babai i tij në Shqipëri ndërsa 860 paund të tjera i kishte fituar në lojëra fati. Por, ata dyshuan për një deklarim të tillë, pasi 35-vjeçarit nuk i lejohet të punojë dhe merr vetëm 185 paund në javë ndihmë ekonomike bashkë me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët. Gjykatësit vendosën sekuestrimin e shumës së parave për tre muaj, për të hetuar nga kanë ardhur këta para. Ndërsa jepte prova, Pisku shpërtheu në lot dhe lutje: “Kam dy fëmijë! Këto para janë për fëmijët.”
Me ndihmën e përkthyesit, Pisku tha: “Zyra e Emigracionit kërkon që të largohem. Më kanë dërguar dhe letër. Gruaja ime është 8 muajshe shtatzënë dhe ata na ofruan 8 mijë paund – 2 mijë paund për secilin – nëse ktheheshim në Shqipëri. U përpoq të më shtynin të largohesha.”
Ian Rundle, nga zyra e emigracionit tha se Pisku ka hyrë tri herë në Britani. Përpjekja e parë ishte në dhjetor 2002, kohë kur kërkesa për azil iu refuzua. Më pas u dëbua në maj 2003. Në nëntor 2008, u kap në kufi në përpjekje për të hyrë në Britaninë e Madhe nga Franca. Kërkoi azil, por u dëbua sërish në janar 2009. Pisku erdhi sërish në Britani në qershor 2013 dhe u kap me dokumente italiane false. Aplikoi për azil por iu refuzua për herë të tretë.
Rundle thotë se kur e kapën për herë të fundit, Pisku gjatë intervistës nuk kishte dokumente që vërtetonin se paratë ia kishte dërguar i ati dhe nuk kishte as faturë që tregonin se kishte fituar në lojëra fati. Por, Pisku tha se kamerat e sigurisë mund të tregonin se ia ka fituar vërtetë në lojërat e fatit një pjesë të parave që kishte në xhep. “Pjesa tjetër e parave është ajo që kam kursyer nga përfitimet që marr unë dhe familja ime. Nuk kam as pasaportë, as llogari bankare, ndaj i mbaj në xhep”, tregon ai.

ndoshta ka te drejte
shume mire ja kane bere ketij hajduti. Ne çdo vend te botes ku ka shtet konfiskohen parate e pajustifikuara, pra te dyshimta veç ne Shqiperi nuk e kuptojne kaq gje. Pranda Ilir Muta- kokëlopa ka aq para, shto edhe Monen…
Pisku e ka pisk, ma para te pista….Bravo policia britanike. I ktheni mbrapsh keta tipa. Kurre s’keni per te pare mire prej tyre. Ata vijne aty per te perfituar dhe vjedhur e jo per te punuar e jetuar ndeshmerisht….