Pse vendimi për pezullimin e ligjit tatimor është lajm i mirë

redaktor

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të ligjit mbi procedurat tatimore është një lajm shumë i mirë.

Ky vendim është një hap kritik për sfidën e qeverisjes demokratike të vendit, qeverisjen brenda kufijve kushtetues të ndarjes, balancës dhe kontrollit të pushteteve dhe respektim e parimit të propocionalitetit.

Ai merr një rendësi të vecantë së pari për komunitetin e biznesit të vendit tonë dhe së dyti për një përpjekje sa më të plotë, sa më profesionale, bazuar edhe legjislacionin europian, që duhet të bëjmë për ta vendosur qeverisjen e vendit tonë nën parimet themelore të shtetit të së drejtës, parim që na mbron nga pushtetet abuzive.

Respektimi rigoroz i parimit të propocionalitetit në dhënien e dënimeve nga ekzekutivi është një parim i rëndësishëm i të drejtës europiane.

IPPM sëbashku me disa ekspert dhe kolegë janë shprehur që në fillim se dhënia e gjobave me karaktet penal nga administrata tatimore e doganore ishte cenim i parimit të propocionalitetit.

Me këtë mentalitet qeveria vepronte si zotëruese edhe e pushtetit të gjyqësorit. Ky është një mentalitet dhe realitet kërcënues për demokracinë sidomos në vendet me institucione të dobta.

(Intervista në 10 Nentor 2015.http://www.monitor.al/malaj-gjobat-per-bizneset-te-respekt…/

Koha nga sot deri në gjykimin final duhet të jetë një punë e përbashkët e ekspertëve më të mirë të vendit për të plotësuar dhe qartësuar të gjitha argumentet që lehtësojnë një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që i vendos kufi kushtetues tendenca jo demokratike të çdo qeverie, çdo kryeministri dhe ministri.

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë padrejtësisht asnjë qindarkë nga padija e qeveritarëve mbi parimet thelbësore të funksionimit demokratik të shtetit, nga padija e tyre lidhur me të drejtat e pa cenueshme dhe të patjetërsueshme kushtetuese dhe as nga mentalitetet abuzive të pushteteve absolute në çdo nivel dhe tek çdo individ në qeverisjen e vendit.

Qeverisja e çdo vendit sipas parimeve themelore të demokracive funksionale dhe respektimi rigoroz i parimeve kushtetuese janë garancitë më të mira për zhvillimet e ardhshme ekonomike e sociale.

Ato janë mundësia më e mire për mirëqeverisjen e vendit dhe ndaljen e risqeve në rritje të populizmit elektoral.

Shqiptarët meritojnë një qeverisje të mençur dhe jo një qeverisje të ashpër apo arrogante.

Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një qeverisje jo demokratike pavarësisht çdo pseudo-argumenti, që herë pas here tenton ta përligj qoftë edhe përkohësisht dhunimin e të drejtave kushtetuese.

Shqipëria duhet qeverisur sipas parimeve themelore të shtetit të së drejtës duke e mbrojtur demokracinë dhe ekonominë e brishtë shqiptare nga e drejta “mbinatyrore për abuzim” e çdo shërbyesi publik.

Këta individë duke shkelur parimet thelbësore të demokracive dhe ekonomive funksionale, vetshëndrohen nga “ shërbyes të përulur” sipas përbetimeve të tyre parazgjedhore, në sundues abuziv jo shumë vonë apo jo shumë shpejtë pas fitoreve elektorale.

Eksperiencat e vendeve në tranzicion kanë jo pak raste dhe modele të tilla, të cilat duhet të na shërbejnë jo për të shuar kureshtjen historike por për të rritur ndërgjegjësimin publik për përgjegjshmëri dhe angazhimeve publike parandaluese edhe nëpërmjet një oponence sa më profesionale dhe sa më aktive, përpara se ”udhëheqësit” të jenë viktima të famës dhe pushtetit abuziv edhe të vetvetes.

Disa miq besnik që do ti përcjellin duke “qarë edhe publikisht” , por do të jenë po ata që për shkak të “përgjegjësisë” për partinë,atdheun dhe kombin do të vrapojnë ti bashkohen pasardhësit të radhës.

Fatkeqësisht edhe atij do ti bëjnë të njëjtin “shërbim patriotiko-partiak”, kur të jetë në lulëzim dhe të njëjtin ritual kurrë të jetë në ditët e fundit përpara “vdekjes politike”.

Data dhe emrat nuk kanë rëndësi, pasojat po.

Lexues të dashur, mos nxitoni, mos paramendoni apo paragjykoni ndonjë emër konkret.

Ky nuk është një fenomen tipik shqiptar.

Ne shqiptaret nuk jemi njerëzit më të këqinjë dhe më mos mirënjohës, siç ankohen disa politikanë apo sic vetë cilësohemi nëpër debate publike brenda dhe jashtë` vendit.

Filozofia e mbijetesës të disa të mbijetuar të përjetshëm është kudo në botë, bile edhe në vendet më të zhvilluara, bile dhe në kohët më modern, gjeni të sintetizuar në vetëm katër fjalë : “Rroftë Mbreti – Poshtë Mbreti”

Fenomenin nuk e zhdukim dot por numrin e rasteve dhe përmasat e pasojave, mund ti reduktojmë.

Prandaj vendimi sot është një hap në drejtimin e duhur, në drejtimin e qeverisjes së vendit vetëm duke njohur dhe respektuar në çdo ligj, në çdo vendim dhe në çdo veprim të qeverisë, parimet thelbësore të shtetit të së drejtës.

Në fund por jo më pak e rëndësishme për nga domosdoshmëria e reduktimit të rasteve dhe të pasojave negative, besoj që nuk janë te vërteta disa “lajme të pakonformuara” se pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, në drejtimin e Komisionit parlamentare të ekonomisë do të ketë “dorëheqje të pa revokueshme”

Ndoshta për ndonjë pse jo, sepse heroikisht mbrojtën këtë mentalitet qeverisje me gjoba vrastare ndaj biznesit por edhe sepse po heroikisht akuzuan si “armiq të demokracisë dhe vendit të tyre”, çdo kolegë që kundërshtonin këtë model qeverisje dhe argumentonin profesionalisht riskun dhe pasojat e shkeljes së parimit të ndarjes , balancës dhe kontrollit të pushteteve.

Partia Socialiste e ka një model dorëheqje që mund ta “RILIND”, jo vetëm për këtë rast.

Është modeli i kolegut Namik Dokle i cili pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ra ndesh me një qëndrim të tij publik, dha dorëheqjen si Kryetar I Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimi i tij mbeti i njëjti edhe pas shumë kërkesave të përsëritura të shumë kolegëve.

Ky rast rikonformon se gjatë mandateve publike, integriteti personal është garanci reale shumë më e mirë se përbetimet apo nderluftimet, ndër partiake.

Mirënjohje çdo kolegu që ju bashkua debatit tonë publike kundër mentaliteteve abuzive të materializuara edhe në ligjin që sapo është pezulluar.

Këto janë mentalitete dhe praktike të dëmshme të cilat po nuk u ndalen në rrugë ligjore, rrezikojnë ta bëjnë qeverisjen e vendit, një qeverisje jo demokratike.

Share This Article
4 Comments
  • Malaj thote se eshte lajm i mire?! Po nuk u largua Berisha dhe po mos u vendos shteti ne Shqiperi, ne do duhet te kalojme ne tranzicion edhe 100 vjet te tjera behemi europiane!

  • Zoti malaj flet dhe shkruan ketu si politikane. Ne fakt ne nuk kemi nevoje per mendimin tuaj politik por per ate profesional. Ne asnje rresht nuk merresh me ligjin tatimor, nuk shpjegon pse eshte i keq teknikisht apo ne kendveshtrimin ekonomik. Sic ke folur ti ketu flasin te gjithe edhe ata pa nje gram kulture ekonomike. Ky shkrim i juaj me duket thjesht per konsum mediatik.

  • Z. Malaj I kam vleresuar dhe i vleresoj dijet Tuaja ne fushen e ekonomise,por kjo qe na parashtove sot ne kete shkrim eshte nje leksion parimor,qe nuk i pergjigjet realitetit te sotem ne vendin tone.Ju nuk tregoni se si do te rregullohet qe te mos vjedhin me tregetaret,kur vazhdojne qe edhe dje supermarketi te mos jap kuponin tatimor ketu ne Tirane e jo me ne vende me te largeta. Ku qendron veshtiresia e tregetareve qe te mos respektojne rregullat e shtetit? Ka ndonje gje qe nuk kuptohet nga ata? Nuk miaftojne 25 vjet rrumpalle? Ky shkrim ju shton kredon te tregetaret,por jua ule shume te populli dhe te koleget e Tu qe sot punojne ne ato vende ku keni punuar Ju me pare dhe qe fatkeqesisht ketyre problemeve nuk u dhate zgjidhje. Teoria e shume publikuar qe nje shrese te leme te pasurohet,sigurisht ne kurris te shumices,se do hap fronte per te punesuar te tjere,eshte me skandaloze qe mund te thuhet.Ata qe mbeshtesin akoma kete popullin e quajne dele. Jo me keshtu..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *