DREJTËSIA, KRIMI DHE ANASJELLTAS

redaktor

Në të vërtetë çështja është e shtruar shumë thjesht, edhe në shënimin tim të mëposhtëm: Drejtësia do të ndëshkojë krimin, i cili zë fill që në qarqet e larta të politikës dhe zbret tek oligarkia mafioze e financiare e krijuar në dekadat e fundit? Apo krimi, si deri më sot do të zotërojë drejtësinë deri në skajet më të thella të saj, duke u bërë kështu protektore e drejtësisë?

Kjo nuk është një çështje e shtruar për herë të parë sot, por, krejt ndryshe nga herët e tjera, sot po shtrohet me një forcë të pazakontë, nga të gjitha drejtimet: Që nga ambasadorët e shteteve të fuqishme dhe deri tek hallexhinjtë e thjeshtë. Të parët, sipërorja e politikës dhe ambasadorët e shteteve të fuqishme e shohin reformimin e drejtësisë si një domosdoshmëri historike, luftë për të mbijetuar si shtet, i cili është gangrenizuar, që, për herë të parë në historinë e tij miratoi ligjin për dekriminalizimin dhe përgatitet të miratojë ligjin për reformimin e drejtësisë. Si duket, dhe kjo duket që nga larg, thika është futur në asht dhe nxjerrja e saj do të jetë e dhimbshme për disa. Ndoshta për më shumë se disa. Të dytët, njerëzit e thjeshtë ndoshta do të ndjehen më mirë, megjithëse besimi i tyre është në minimumet e besimit ndaj drejtësisë, për të mos thënë se është ngrirë dhe nuk duket asnjë shenjë shkrirje. Një drejtësi që blihet e shitet nuk është e tillë, ajo mund të jetë gjithçka, si në fakt është pjesë e krimit, por drejtësi nuk është. Duam apo nuk duam ne, struktura të rëndësishme të drejtësisë, që nga Këshilli i Lartë i tij dhe deri tek rrethinat gjyqësore, janë bërë pjesë e krimit,. Bashkëpronarë të tij, sugjerues dhe ligjbërës si u do qejfi.

Ditët e fundit njerëzit janë ndeshur me 4 dukje të njëpasnjëshme, por që kanë lidhje me të njëjtën gjë: Reformimin e drejtësisë.

Dukja e parë: reagimi i Kryeprokurorit të Republikës, zotit Adriatik llalla, se në reformën e drejtësisë duhet të ketë një spektër më të gjërë mendimi profesional dhe se institucioni i tij është lënë mënjanë, ndoshta jo krejt në cep, por nuk ka vendin që meriton të ketë.

Ndryshe nga kolegë të mi që e quajtën jashtë kohës dhe reales mendimin e kryeprokurorit të përgjithshëm, personalisht mendoj se në thelbin e deklaratës së tij është një e vërtetë: deri tani ligjet, për gjithçka, i ka bërë politika, njerëzit e politikës, sidomos ata që janë në pushtet dhe i kanë bërë për interesat e tyre të çastit. Edhe në ligjin që po përgatitet për drejtësinë mund të ketë ndërhyrje të tilla të politikës. Nuk është çudi. Por kushdo, mendoj se edhe Prokurori i Përgjithshëm, pavarësisht apatisë në disa dosje të rëndësishme, ka të drejtën e të qenurit pjesë edhe më gjërë se deri më tani, në mënyrë që e përgjithshmja e ligjeve të jetë qëndresa e tyre dhe jo shuarja, sa herë që qeveritë ndërrohen. Në fakt, ai la edhe një mesazh që mund të kuptohej jo ngurtësisht: ne jemi lënë jashtë nga politika, ashtu si nuk kemi mundur të hapim dosje pikërisht nga politika. Fakt është se sa herë një prokuror i përgjithshëm ka synuar të hapë dosje të rëndësishme, politika e ka dërmuar atë, që nga Maks Haxhia e deri tek zonja Rama. Që politika të mos ndërhyjë më, dhe që Silvia Konti të mos na bëhet lavire bulevardi, mbi politikën duhet të vendosë mendimi profesional, i saktë, shekncor dhe i qëndrueshëm. Ndryshe, edhe ky ligj, sado që po kalon nëpër struktura të larta të Sheteteve mike, përsëri mund të ndërrohet një ditë politike. Dhe, mjerisht, në Shqipëri, më shumë kemi ditë të politikës se sa ditë të mendimit të saktë.

Dukja e dytë: zoti Fullani, ish Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga të gjitha akuzat, edhe nga një instancë më e lartë e gjyqësorit. Pak vetë janë të habitur me këtë. Gjykata i bëri qoka edhe zonjës Fullani, një shkallë më e lartë e gjyqësorit, edhe politikës, ku zoti Fullani ka lidhje të dyanshme. Ai që mund të mendojë se një Guvernator banke është i pafajshëm kur në selinë e tij vidhen mbi 700 milionë lekë, ai është, më falni, sylesh i shkallës së lartë. Në kohën e drejtimit të Fullanit janë bërë shkelje të pashoqe, të cilat media serioze i kanë dëshmuar disa herë. Janë bërë qoka politikës, që nga sistemimi në bankë i vajzave, djemve, nuseve, mbesave dhe stërmbesave të politikës, çka edhe ashtu është e dënueshme, e deri tek blerjet miliona dollarësh të hoteleve që, jo vetëm vlenin më pak, por politikisht bëheshin në pikun e një krize të krijuar nga qeverisja antikombëtare e zotit Berisha.

Shembulli Fullani është dëshmues se kushdo që është i pasur, që ka në duar figura kyçe të politikës, lidhje me disa media afër qeverisë së djeshme dhe të sotme, ai ka në duart e tij edhe drejtësinë. Ky është rasti kur, edhe nëse prokuroria kërkon të verë diçka në vend, gjykata ia hedh poshtë në mënyrën më cinike të mundshme. Mbi 700 milionë lekë, të vjedhura ditën për diell nuk janë faj i atyre që kanë qëndruar në shi, diku, në punën e tyre; por, po aq sa është i një apo disa vjedhësve, po aq është edhe i një figure që sundon mbi këtë bankë. Por, precedenti është i qartë: mbi drejtësinë ka sundues dhe këto sundues janë paraja dhe politika. Kur bëhen bashkë ata janë të rrezikshëm për drejtësinë.

Dukja e tretë: ambasadori i Shteteve të bashkuara, zoti Lu, po e kthen betejën për ligjin e ri të drejtësisë në kalin e tij të luftës dhe synimin e tij politik e diplomatik. Asnjë përfaqësues i një shteti mik nuk është përfshirë kaq shumë, kaq me forcë, kaq hapur dhe kaq agresiv në një çështje që i takon një shteti sovran.

Dhe të gjithë i japim të drejtë. I japim të drejtë sepse kemi një shtet rrangallë, ku ata që e krijuan këtë ngrehinë në të shembur janë po ata që shesin llogje në parlament, që bëjnë sikur janë më atdhetarët e këtij vendi, që po të mos i njohësh dhe vetëm t’i dëgjosh do të thuash me vete se paska qenë kohë e humbur ajo që kemi shkuar pa ta. Në të vërtetë kohë e humbur ka qenë ajo që na zotëruan dhe qeverisen po këta. Nuk e solla rastësisht fjalën “zotëruar“, sepse në fakt ne jemi zotëruar nga politika e prapshtë dhe nepotizmi deri në skaj, i cili luan me bukën tonë të gojës, me jetën tonë, dhe nëse nuk të dërgon në burg për agjitacion e propagandë, të lënë ti lutesh për një vend pune, edhe kur mund të kesh shkallën më të lartë të kualifikimit.

I japim të drejtë sepse, ne kemi një klasë politike, e cila, nëse nuk e dëgjon kërbaçin e më të fortëve, bëhet vetë si e fortë dhe përtallet me ne. Në fund, i japim të drejtë, sepse drejtësia e ka mbushur kupën dhe i ka nxjerrë faqen e zezë një vendi që me këtë sistem e me këto njerëz, nuk shkon dot as tre hapa jashtë vetes, e jo më në Europë.

Normalisht, ambasadori i një shteti të fuqishëm, qoftë edhe i Shteteve të Bbashkuara, duhej të bënte punën e tij si diplomat, atë për të cilën ka ardhur. Zoti Lu po bën shumë më tepër se kaq dhe kjo do të thotë se, duke cënuar atë që mund të quhet pavarësi institucionesh, ai po tregon se rrugë tjetër nuk ka.

Por do të thotë edhe më shumë se kaq: Botës i ka ardhur në majë të hundës me politikën tonë hiq e mos këput, ndërto sot për të prishur nesër, dhe sajimin e ligjeve të përkohshme.

Precedenti Lu në politikën tonë, megjithëse është i mirëpritur, nuk do të thotë se duhet të jetë i përhershëm dhe në çfarëdo. Për një ligj të tillë, kaq të rëndësishëm, kur të zotët e shtëpisë janë jashtë shtëpisë së tyre, ai bën mirë që sjell forcën e një shteti që na ka mbështetur, por, kjo është dëshmi e humbjes së vitalitetit dhe të personalitetit të klasës sonë politike.

Dukja e katërt: Në opozitën e sotme është një tendencë gjithëherë e ngritur: ata, duke bërë sikur janë pro ligjit, por kundër draftit, po e përdorin tërë këtë lojë politike për të mos miratuar një ligj të ri, nga i cili do të trembeshin në rradhë të parë vetë ata.

Fakti është se kemi një opozitë thellësisht të kriminalizuar, e cila, në majën e kupolës së saj ka dy vetë; njërin de fakto e tjetrin de jure, që ndër të parët duhej të kishin frikë ndaj ligjit të ri dhe ndryshimit të kastës gjyqësore që e përgatitën vetë. Shqupasit përgatitën gjingjonizmin e drejtësisë, që do të thotë gjyqtarë jashtë profesionalizmit, por të aftë të jenë njerëz të politikës, të dërguar në strukturat e larta të drejtësisë. Dhe, përmes kësaj “aftësie“, ata janë bërë milionerët e rëndësishëm të shtetit, të cilët deklarojnë pasuri përrallash në emër të gruas, të nipit, kunatit, vajzës apo dreqit e të birit dhe, duke futur në lojë autoritetin gjyqsor, bëhen të pakapshëm.

Shënova faktin se në majën e piramidës politike të shqupasve janë dy vetë që duhet të kishin ndjerë ligjin me kohë e me vakt: Berisha e Basha. Kushdo e di këtë, nuk janë vetëm të vrarët e 21 janarit, që qeveria e sotme po i harron gradualisht, nuk janë vetëm të vrarët e Gërdecit, ku vrasësit e tyre shkojnë me mikeshat në ballot presidenciale, si të ishin mburrja e këtij vendi; nuk janë vetëm qindra milionë euro të vjedhura në Rrugën e Kombit dhe qindra histori të tilla, deri tek jetët e humbur nga konçensionet e kromit e të bakrit, ndaj të cilave qeveria e sotme hesht e bën gjumin e madh; nuk është vetëm shitja e detit, për të cilën u hap një proçes që nuk i dihet filli; është shumë më tepër se kaq. Është hedhja e shtetit qëllimisht në greminë financiare në pragun e vitit 2013, vetëm për të riardhur edhe një herë në pushtet, e për të vjedhur, vrarë e shkatërruar si në tetë vitet e fundit.

Drejtësia duhet të sundojë mbi krimin, në fakt duhet të jetë tmerri i krimit.Të drejtën e parë drejtësisë duhet të ja japë parlamenti. Në fakt ne nuk kemi një parlament të tillë, të vetëdijshëm për forcën dhe detyrat e tij. Ne, aktualisht kemi një parlament gjysmë ngordhaq, ku mendjet e zgjuara janë, jo të gjithë, nën sundimin e parlamentit të lidhur me oligarkinë financiare e mafioze të këtij vendi.

Meqenëse parlamenti nuk mund të shkrihet e as të ndërrohet, ato duhen detyruar të miratojnë këtë ligj që mund të prekë edhe ato vetë.

Këtë si duket, e di fare mirë zoti Lu, ndaj edhe ka hipur në atë majë, prej nga sundon me forcën e shtetit që përfaqëson.

Megjithëse ndjej dhimbje pse ndodh kështu, përsëri them, se bën mirë. Për deri sa nuk kemi rrugë tjetër.

Share This Article
10 Comments
  • Mire e ke o bedri te te gjtha shume dakord. vetem ne nje pjese jo, kur thua populli i thjeshte dhe politika jane viktima te ketij gjyqesori, ketu jo. Politika dhe populli i thjeshte i tremben nje gjyqesori te drejte. I ttremeben sepse nuk do i fusin dot mik hallen tezen, xhaxhain shokun kushuririn sekserin, nipin gruan a ku ta di un gjyqtarit qe tu zgjidh hallin ne favor te tyre. Ca mund te bej reforma ku akoma sdallon mitmarrjen nga korrupsioni? Korrupsioni aktiv dhe korrupsioni passiv? Bej nje analize te rasteve 90 perqind e fenomenit eshte korrupsion passiv. Pra populli i thjeshte dhe politika qe KE NUK I FUT MIK gjyqtarit vetem me i dhene lek per te VENDOSUR ne favor te tyre e jo te kundershtarit. Biles ne shume raste jane te dyja palet ndergjyqese qe HAPIN TENDER KUSH I JEP ME SHUME. Atere ca kuptimi ka te ndryshohet te behet reforme qe nuk merr parasysh origjinen e problemit “Popullin e thjeshte” sic e quan ti?

  • Rruget aspak nuk gjinden po nuk i kerkove z.Islami!Krahas kesaj çeshtje qe eshte thelbesore ne ngritjen e nje shteti te se drejtes qeveris i eshte caktuar pune tjeter qe eshte edhe me e domosdoshme si pasardhese e vazhduese e denje e programit Berishist ne kete vend,te heqi te gjithe ata qe kane perfituar pensione shtese si pjestare te LNCl.dhe te ngreje sa te mundet ne maksimum rolin qe ka sot nje “penis” e “vagina”,pasi tradhetaret qe shiten e punuan kunder ketij vendi u beri bust e i dekoroi Sali Berisha!Ky ndoshta eshte ilaçi qe mund e duhet te sheroje kete shoqeri qe kur pa “penisin” e kryeministrit te sotem live jo vetem qe nuk e denoi kete ç’faqje por perkundrazi i vuri kollare e sot drejton kete vend drejt çmoralizimit te shoqerise shqipetare si e vetmja rruge per te mbajtur ne gjysem shtize flamurin e demokratizimit shoqeror!

  • Pershendes Bedriun per kete shkrim kaq realist.

    Mendoj se kur flasim per reforme drejtesie duhet te kete dhe informim te mjaftueshem sidomos nga mediat. Bedriun, si ekspert letrar i ceshtjeve te politikes, do ta lusja te na sqaronte shkurtimisht me aq sa di, se cilat jane konkretisht ato pika, ato ligje, ato ceshtje specifike, qe jane duke u analizuar nga ekspertet e drejtesise, dhe se cfare rezultatesh konkrete do pasojne nga zbatimi korrekt i tyre.

    Se pari paqartesia e publikut rreth thelbit te kesaj “reforme” do te linte shkak, qe nese pranveren e ardhshme do mbetemi ne vend numro, gazetat online dhe forumet e tyre te mbusheshin plot me sharje kunder projektuesve te deshtuar te kesaj reforme. Rrjedhimisht, faji kryesor per zhgenjimin e pritshmerise se larte do t’i rendonte mbi shpatulla mazhorances, dhe ky zhgenjim do te jepte frytet e saja ne zgjedhjet e 2017-es.

    Per nje REFORME TE SUKSESHM DREJTESIE mund te flitet vetem nese pas saj, krimi do te fillonte te ndeshkohej JO NE MENYRE SELEKTIVE, por kudo ku ai eshte shfaqur dhe ka zene rrenje. Dhe lufta ndaj krimit fillon nga koka dhe perfundon ke kembet, dhe jo anasjelltas, ashtu sic tentoi dhe vazhdon ende ta luftoje “vizioneri” yne pa vizion.

    Nese krimi ne te kundert do vazhdoje te mbetet busull orientuese per (pa)drejtesine, atehere nuk na mbetet gje tjeter, vecse te ndjekim porosine e ambasadorit z. Lu ne nje fjalim te tij para ca ditesh, ku theksonte rolin vendimtar te popullit per rimekembjen e sistemit te kalbur te drejtesise.

  • Drejtesia. Ne. Kapitalizem. Eshte. Monopoli. Te. Pasurve plebejte , pra. Masat. Duhet. Ta. Blejne. Ate. , njelloj. Sikur. Blejne. Buken ,ajrin. Ujin. Dhe. Energjine.ky. eshte. Sistemi. ,prandaj. Shtrengoni. Bythen ,perkulni. Belin. E. Punoni. Skllever. Moderna, me. Floket. Me. Xhel.

  • Shteti e ka bere detyren Zoti Islami.
    Andej nga Tema lexova per ate djalin qe e kishin denuar 11 vjet per armembajtje pa leje, Apeli I Vlores ia kishte ulur denimim me vjet, ndersa I burgosur ishte semure nga tumori, dhe vdiq ne pranga dhe I rrethuar nga policia pa mundur te veje ne shtepi.
    Thua se kishte vrare 5 vete si djali I Luiza Xhuvanit.
    Me nje kembe ne varr dhe e mbanin te rrethuar si person me rrezikshmeri te larte shoqerore. Dhe ne pranga, megjithese tumori e kishte rrenuar plotesisht.
    Konstandini I Luizes, nenes se “vuajtur” te teatrit politik shqiptar, kishte vrare nje njeri me pare se te bente vrasjen e katerfishte, dhe e linin te bridhte I lire ne Tirane, me kallashnikov e me pistolete. Nuk behej fjale per rrezikshmeri shoqerore.. Ate person qe vrau I shkau dora dhe ia futi plumbin ne koke, teper “aksidentalisht”, po ama armet ja la qeveria dhe shteti, se ishte djale I “mire”. Dale kur te dale per festat e fundvitit, sa per te “festuar” me familjen.
    Ne jemi popull kot, rrime e bejme karshillek vuajtjen e tjetrit dhe urojme te mos jete rradha jone.
    Jo vetem qe nuk ka per tu bere reforma ne drejtesi, as mos shpresoni, po te kemi mendjen se mos na hedhin te gjitheve ne nje burg per qef te politikes. Te te vrasin, e te thone dhe kriminel.

  • ME HIDHERIM TE THELLE NJOFTOJME TREDHJEN E GAZETES DITA
    TELENOVELA “SHKRUAJ HAPUR ATE QE MENDON” PER ARSYE TE PATHENESHME MBYLLET.
    Rishihemi ne sezonin e ardhshme-ne dashte zoti

  • hallall te qofte o bedri Islami, qe edhe pse nuk te njoh, gje qe do te kisha shume deshire, je bere nje njeri i dashur e i respektuar nga te gjithe ata qe e meritojne te quhen njerez…pjesa tjeter as qe llogariten. Rrofsh e qofsh dhe urimet me te mira per kete fund viti.

  • I nderuar Bedri Islami,ju e dini me mire se une se si mund te realizohen reformat.Ne kendveshtrimin tim,te pretendosh per reforma ne Shqiperi,eshte njelloj e barazvlershme t’i thuash bandes se hajduteve uluni tani dhe beni projektin per arrestimin e hajnave.Ne kete rast ata do te perpilojne nje projekt te persosur,ku rolet e aktrimit do t’ua caktojne minihajnave.Skenari do te jete i miratuar nga kryehajni.Loja me konsumimin e hajnave te vegjel do te jete palimit.Te krijosh bindjen se ne Shqiperi do te kete sukses reforma eshte nje marrezi.Ne nje vend me klase politike tmerresisht te korruptuar dhe me nje shoqeri fatkeqesisht te pacivilizuar,reforma eshte nje absurditet.Shqiperia nga gjendja shpirterore ndodhet ne “deadlock” dhe nuk ka njeri qe ta inspiroje.Shqiperine e shpeton vetem nje Robin Hood shqiptar.

  • Turqia,ka léne shumé kopila dikur ne shqiperi,prandaj mos shpreso kurr se béhet shtet
    ,ku shkel turku mos prit hajr prej atij vénditm ,me Kanun e Lahut dhe Gjakmarrje nuk ec
    kurr perpara,,,eeepra kéto na i ka lén Turku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *