Deputeti socialist, Erion Braçe replikon me gazetarin Blendi Fevziu në vazhdën e akuzave të ndërsjella midis tyre ditët e fundit.
Në një shkrim të gjatë, Braçe i kërkon gazetarit Fevziu që t’i përgjigjet direkt atij dhe jo Partisë Socialiste, teksa i shtron disa pyetje të tjera.
Reagimi:
Unë nuk e kam përmendur asnjëherë të vetme në këtë 72 orë Atë!!
Asnjëherë. Por mjafton qe unë të përshkruaj një fenomen, për me tepër negativ dhe Ai është aty, vetidentifikohet dhe gjithë shenjat qe ka lënë diktatura e dhunshme mbi të, i gërvishtin fort qenien aq sa i klith Partisë:
MBYLLI GOJEN ATIJ QE FLET PER FENOMENIN!! KLUBIN E “1 MILION EUROVE TE PARA”!!
Nuk ka argument, veç fyen, tipari i arrogancës së “1 milion eurove te para”;
Fol me mua, jo me Partine o qyq!! Përgjigja qe lexova ishte thjesht një batutë e lodhur dhe e dehur që herën e parë, asgjë më shumë, patjetër që dëshmon nervozizëm, por edhe zbrazëti.
Sa here që lexoj njerëz që nuk kane mendim te tyre por citojnë batutat e njerëzve te njohur, këtë mendoj: SA BOSH JANË!! SA KOT JANË!!
Kujtoja se te lexosh bën të mundur te arrish te mendosh vete e artikulosh po mendimin tend.
Por nuk është ky problemi, asfare. Problemi është korrupsioni, pasuria e vene me pa te drejte, përfitimi marramendës nga favoret e pushtetit, përfshirë symbylljen për taksat.
I kam dedikuar thuajse gjithë jetën time politike betejës me korrupsionin, me fakte e prova te dokumentuara.
Pikërisht për këtë kam qene i mbikëqyrur, i markuar, i sulmuar, por kurrë i përgënjeshtruar, i ndëshkuar apo dënuar për të pavërteta. Kurrë!
E dini pse? Sepse dokumentet nuk te lënë asnjëherë të gabosh, rrëshqasësh tek e pa vërteta. Kujtoj pasurinë e Familjes, pastaj Armon, Albpetrolin, OSSH, 4 HC nga Ulza në Bistricë, rrugën e Kombit, të Vlorës e Tepelenës, rafinerinë e Cërrikut, portin e Durrësit, pronat në Bregun e Jugut, pronat ne Gjirin e Lalzit gjithashtu, kromin e Bulqizë dhe bakrin e Pukës, naftën e Bankersit dhe Stream Oil, lumin e Koncesioneve familjare e politike ne çdo rreke të Shqipërisë;
patjetër CEZ-in, si mund të mi falnin Ata, pronari i gazetës dhe AI, 9 kompanitë e famshme te zhvatjes se borxheve, tamam ne një ditë si kjo?! E bënë sot, por duke fyer ama, pa asnjë të vërtetë më vete.
Ndaj Ai është i shqetësuar, shumë i shqetësuar aq sa klith: MBYLLJANI GOJËN!!
Ka harruar se kohët kanë ndryshuar pa fund dhe liria për të thënë të vërtetën nuk mund të këmbehet me asgjë.
Të paktën unë se këmbej me gjë. As me para, as me prona, as me placka, as me poste partie. Ndaj jam i lire te them te vërtetën.
Patjetër që mirëpres kritika, kurrë nuk i refuzoj ato, mundohem te reflektoj mbi çdo gjë që është reale dhe me bën mirë; pres dhe fyerje, jam mësuar. Nuk ka top balte, madje nga këta te shtrenjtët qe e gjuajnë këta “zengjinet e rinj”, që të mos ketë fluturuar drejt meje. Por kurrë nuk me ka bere pis.
Ai e di këtë; delegjitimimi i gjithkujt qe thote te vërtetën është qëllimi i makinës së baltës dhe Ai është i bindur qe tek unë nuk ka sukses, fare.
Jetoj ne te njëjtën shtëpi vetëm 87 metër katror, te blerë përmes një kredie prej 5 milion lekësh te cilën vijoj ta paguaj muaj për muaj, bej një jetë që shumë nga njerëzit e mi e shquajnë prej asketi, as që i dua e për këtë arsye nuk kam, nuk vesh, nuk shfaq, nuk mburrem me plaçka prej markash, nuk sjell rrobaqepës prej Italisë për të qepur këtu, por i besoj një shkodrani të thjeshte, artizan i pashoq tek sheshi Willson për të qepur një xhaketë e një pale pantallona, ashtu siç Arianit një kemishe e lumturohem pa fund qe jam klient i punes se tyre dhe po aq kur perfitoj nga uljet e tyre; nuk kam asnje ore me te cilen te mburrem, por i kam 4 ora “patatinash” sic i shquajne keta “milionshat”, swatch me ngjyra dhe ndjehem shume mire, sic per kapucin, shallin etj, me ndjeni, une nuk jam Ai tu tregoj dhe per te brendshmet.
Pikerisht se keto nuk i delegjitimon dot, klith tek Partia.
Nejse; lexova rrëfimin drithërues e tërësisht poetik dhe ky ka rendesi. Te pakten per mua.
Ai ka trokitur gabim. Edi Rama nuk ka qene kurre drejtor i agjencise se Kthimit e te Kompesimit te Pronave.
Edi Rama nuk ka marre kurre nje vendim per kthim apo kompesim pronash.
Edi Rama nuk ka patur kurre ne dore te shpronesoj kend, shtetin jo e jo.
Edi Rama nuk i ka patur asnjehere keto funksione as ne vitin 2008 e as ne vitin 2009.
Quhet Sali Berisha kryeministri qe i ka bere keto, madje edhe shpronesimin e Shtetit mu ne mes te Tiranes, publikut, qytetareve te Tiranes, per tja dhene nje grushti privatesh.
Letrat i kam une, prej vitit 2008! Pastaj edhe ne vitin 2009. i mbaj ne arkiven time qe kurre te mos flas pa to.
As qe e mendoj se mund te jene paguar para per kete. Ska qene hic nevoja. Kujtoj TV-ne e asaj periudhe dhe per mua eshte shume e qarte se me cfare eshte “paguar”.
Ndaj e gjithe ligjerata e sotme, ndjese qe e ngrita ne kete nivel por me shkoi vetiu ne fjali, me ngjan si ai shperthimi i disa javeve me pare, per dreq drejtuar serish Edi Rames:
“Mos me fol mua per 21 janarin, je ne pushtet tani dhe futi ne burg ata qe vrane me 21 janar”!!
Dhe nga kush, nga Ai qe me nje shkop ne dore na tregoi si vrases nje plak flokethinjur qe me cader ne dore kishte vrare Ziver Veizin!!
Ja mu keshtu ishte kjo letra e sotme, nga Ai, nga i njejti qe tamam pas kesaj te 21 janarit nuk duhet te ishte me ne nje ekran, por duke kerkuar nje ndjese te thelle te largohej nga profesioni me i ndershem ne bote, profesioni i gazetarit.
Ndaj kushdo qe fshehur pas nje hashtagu me kujton qe kam dy dite qe po merrem me nje gazetar dua ti kujtoj 21 janarin, jo te Berishes por te gazetareve; per mua i tille eshte Fatos Mahmutaj. Te te pyes, a e mban mend? U plagos mu ne tavolinen e medias, krah Hekuran Dedes e Sokrat Godes me 21 janar. Eshte gjalle dhe do jete jetgjate. Edhe Tan Hoxha e Vin Daja, edhe Karlo gjithashtu.
Ndaj kur Ai flet per akuza ne tym, shpifje dhe mi vesh mua, do te vijoj ta zhvesh me 21 janarin, 21 janarin e tij ne funksion te 21 janarit te Berishes.
Ky eshte profesioni i tradhetuar; ne emer te perfitimeve, plackes e pasurise.
Une nuk e bej kurre kete; nuk jam nga ai soj, nuk jam i klubit te “1 milion eurove te para”.
E kam zgjedhur te jetoj e sherbej keshtu; te jem i lire kunder korrupsionit.
I bindur se korruptimi i antikorrupsionit do jete nje deshtim i madh, produkt i nje alenace mes politikes dhe biznesit te korruptuar, medias gjithashtu.
Ne fund dua te shtoj dy gjera, nisur nga fakti qe ndokush mund te jete gabuar;
Unë nuk shkruaj në emër të Partisë sime, jo, e dine te gjithë që e bëj nën emrin tim personal, qarte, troç e ballazi.
NDAJ FOL ME MUA, JO ME PARTINE!!
Nuk po shqitem dot nga ekrani i kompjuterit, do ta them dhe këte; EDI RAMA NUK DO TE NDERROJE KASTEN E KORRUPTUAR TE GJYKATESVE?
Po këtë si e the? Si ka mundësi që e the dhe këtë?
Meqë jemi këtu po e shtoj dhe një herë një pyetje: CILI ESHTE QENDRIMI I KETIJ PER REFORMEN NE DREJTESI? DINI GJE JU?

ERJON BRACE DUHET ME NE FUND TE KUPTOJE SE ESHTE DEPUTET DHE KRYETAR PER EKONOMINE NE PARLAMENT PRANDAJ DUHET TE MBYLLE GOJEN DHE TE MOS LEHE PAPUSHIM SI KONE E EDVINIT
Blendi Fevziu eshte vetem nje gazetar qe ne cdo shtet demokratik mund te shkruaje dhe te publokoje cdo gje qe i therret truni i gazetarit. Problemi krijohet kur shkrimet e gazetarit fillojne te shqetesojne Partine e Erjonit dhe ai merr detyren te dale si Matrazovi dhe te veje gjoksin e tij te llafazanit enverist perballe medias ARMIKE te Rilindjes Socialiste, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit. Kur shikon si Erjon Brace mbron kriminelet e Enverit dhe medaljet dhe dekoratat e tyre, por shikon me shume si kane perfunduar edhe gazetat liberale DITA dhe TEMA me censurimet e saj eshte e qarte se kauza e Brace llafazanit eshte ajo e Partise se Punes:
QE TA MBAJE SHQYPNINE SI NJE CIFLIG FEUDAL TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET.
prandaj ne, intelektualet properendimore qe u masakruan nga Enveri i Braces i themi ketij Mistreci te vogel Berati si nje kone jargavitese e Edi Rames:
MBYLLE HALENE TENDE O ERJON BRACE SE LE NAM ME ENVERIZMIN FANATIK!
ERJON BRACE DUHET ME NE FUND TE KUPTOJE SE ESHTE DEPUTET DHE KRYETAR PER EKONOMINE NE PARLAMENT DHE NUK I SHKON TE GRINDET ME NJE GAZETAR PRIVAT, PRANDAJ DUHET TE MBYLLE GOJEN DHE TE MOS LEHE PAPUSHIM SI KONE E EDVINIT
Blendi Fevziu eshte vetem nje gazetar qe ne cdo shtet demokratik mund te shkruaje dhe te publokoje cdo gje qe i therret truni i gazetarit. Problemi krijohet kur shkrimet e gazetarit fillojne te shqetesojne Partine e Erjonit dhe ai merr detyren te dale si Matrazovi dhe te veje gjoksin e tij te llafazanit enverist perballe medias ARMIKE te Rilindjes Socialiste, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit. Kur shikon si Erjon Brace mbron kriminelet e Enverit dhe medaljet dhe dekoratat e tyre, por shikon me shume si kane perfunduar edhe gazetat liberale DITA dhe TEMA me censurimet e saj eshte e qarte se kauza e Brace llafazanit eshte ajo e Partise se Punes:
QE TA MBAJE SHQYPNINE SI NJE CIFLIG FEUDAL TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET.
prandaj ne, intelektualet properendimore qe u masakruan nga Enveri i Braces i themi ketij Mistreci te vogel Berati si nje kone jargavitese e Edi Rames:
MBYLLE HALENE TENDE O ERJON BRACE SE LE NAM ME ENVERIZMIN FANATIK!
Brace mjaft me lehe si kone se nuk ta ve me veshin njeri se tashme ti je i shpelare ne sarine. Fevziu e ka thene qarte qe aty ka dy firma te Rames dhe te Olldashit ndaj mos llomotit kot. Si ka mundesi qe Rama te kete dhene leje ne nje toke te vjedhur shtetit? Kaq i trashe ka qene per te mos e kuptuar apo i ka mbyllur te dyja syte kur ia ngrohen xhepin me verdhushka. Permendi emrat e privateve qe po perfitojne nga ai ndertim sepse jane te njejten qe po vazhdojne te marrin tendera e te bejne ndertime pa fund si ne jug ashtu edhe ne Tirane. Prandaj mos bej kot gam gam o qyq se je kthyer ne nje kone te peshtire.
Virgjeresha jane,
te gjithe gojoret e ketij cerekshekulli, qe u ndikuan dhe formuan nga ai qe zbriti nga malet, per tu bere oturak dhe poturembajtesi i atyre qe sot “kerkon ti luftoje”.
Tek i sheh keta qeroset nga fshati, me veshje firmato dhe me tiparet e atij qe mendon se tashme ka mberritur majat dhe prej atje lart mund te filloje te beje te pafajshmin, moralistin,,,nuk e di pse fjala NEVERI, nuk mjafton per te pershkruar keta zogj te rrumpalles, keta falsifikatore dhe te degjeneruar, qe me pare se floket, kane humbur nderin dhe virtytin.
Eshte humbje kohe, te merresh me qenie si Fevziu, Frangaj apo gjithe ata qe perdorin sot terminologjine e botes se kafsheve, sepse vete kane qene KONET e krimit te atij qe iu lejoi te “marrin pronat” ne Kinostudio dhe gjithkund.
Fevziu mund ta kete shitur lekuren shtrenjte, ne kuptimin financiar. Frangaj, mund te kete bere miliarda me pozicionin qe mori si altoparlant i Saliut dhe gjithe atyre qe kane patur per qellim vjedhjen dhe vrasjen por ama keto tipa, do mbeten ne historine e tranzicionit te stergjate shqiptar, si sinonimi i kurverise shqiptare.
Nese kjo Shqiperia jone, do kishte fatin te kishte dikur nje sistem te pavarur drejtesie, atehere do gajaseshim me “virgjerine” e ketyre qe kane fituar milionat, me “djersen e gojes dhe te shaleve”, ne kuplarane antishqiptare te Saliut, Jozefines (ajo qe ka probleme me gjuhen e memes) dhe gjithe atyre qe kane mbajtur peng kete popull, per tu pasuruar ne kurriz te tij.
Vazhdo lojen Fevziu. Po nuk te eci me ne studiot e vjedhura te KLAN,,,mund te fillosh si prift apo si hoxhe diku tjeter. VIRGJERIA jote, eshte mahnitese, o qeros i Saliut.
Erion Brace, deputet e kryetar komisioni parlamentar i Ekonomise nuk ka pertuar hic te merret gjate e gjere me Fevzon e Klanit. Kur pronari i Klanit, njefare Sander Frangaj, para disa vitesh tha cope se- Erion Brace eshte nje spurdhjak ( e kam pare e degjuar vete te lajmet e TV-Klan ) e Erioni nuk u ndie fare si per te aprovuar fjalet e Sandrit. Cudi e madhe.
E kam lexuar leteren e Blendi Fevziut drejtuar Rames , mendimi im eshte qe ky njeri fshihet mbas gishtit thjesht hipokrit , por koha po vjen qe te pa larat po i dalin sheshit dhe per kete nuk e mbron dot as Salushi dhe Lulushi .
Per sa te perket ty Erion , me dinjitet dhe forze te vazhdosh ne rrugen qe po ecen . Mos e kthe koken mbrapa , kush te ofendon konsideroje si te vogel te pa shprese . Kush sulmon don te mbrohet nga nje e vertet e hillur .
Pergezime Erion
Shume te drejte ke. Fev(ziu) u prish me Birishen dhe ka ngel si peshku pa uje.
Turp te kete kur akuzonte plakun me cader per vrasje. I lepinte by…n Birishes &compani.
Nuk duhet te flasi fare fare. Ose te kerkoje falje perpara se te flase.
TURP TURP. MASKARA……..
Nuk jam me asnje parti. Jetoj jasht ketu e 24 vjet .
bravo erjon.
Nje replike alla surealiste…..!!!!!
Te kishe edhe 2 shoke si veten o Erjon me mire do te ishim !
Po c’merresh me Fevzon qe paguhet me 10 mije euro ne muaj, pare droge dje kurvash. Dhe keto pare Fevzo i quan te pastra.
I dahsur Erjon! Jam i bindur per ndershmerine tende. Nje i korruptuar, qe te flase aq ashper sa dhe si flet ti, duhet te jete i çmendur, pasi hosteni nuk fshihet dot ne thes. Vete guximi yt per te dale ballazi me matrapazet e te gjitha ngjyrave dhe kategorive shoqerore e profesionale, e tregon me se mire ndershmerine tende.
Gjithsesi une, si i “semure” qe jam pas drejtshkrimit, nje verejtje do ta bej: Kujdes me ate te shkrete se e keni djallosur fare. Vetem “ngushellohu” se nuk je vetem. Fevzoja, gabime te tilla, kishte me shume se ti.
BRAVO Z. BRAÇE! Kjo kritke e hapur ndaj nje kokezbathur eshte e vlefshme edhe per shume te tjere.Kokezbathur nga trute jo nga floket.Kjo eshte e vèrtete sepse te parèt tane e kane thènè “Kujdes kur tè ze mirèsia sytè”Te gjithe bejlerèt dhe bejlerkat njè ditè do te pjellin vezèn pa patur vezè.Kjo ka ndodhur edhe mè parè prandaj edhe kam besim se do tè ndodhè.
Bravo,Brace!Cdo diskutim humbet vleren e prrgjigjes.
Ik o Brace se nuk te p…dhe njeri, ik o mjeran se nuk do te shohesh ku na keni zhytur…ik i ish drejtori i zerit te popullit se na ka ardhur shpirti ne maje te hundes…Nuk e shikoni c’po beni…po digjni te thatin me te njomin..NUk e kutoni qe na keni futur ne krize totale ..
Ku eshte XUME Protopapa? Duam Xumen! Duam Xumen! Xume koqja eshte analisti me I mire I te gjitha koherave. Eshte arixhi nga Lanabregasi dhe ka shume talent!
I.Troplini….shume sakte.
Bajga Fevzi i paguar nga 50.000 usd nga Zogu per te marre intervista ne Johanesburg perforcoi Karrieren e Hajdutllekut te tij.
Fevziu i ziu,njeriu ma i peshtir ne gazetarin shqiptare qe e mben veten,se eshte ma i madhi gazetar ne bot,menja e tij ja thot ngase eshte bere i pasur dhe,duke vjedh pronat e huja,ma ndihmen e sali sebit.
Bravo Z Brace ! Ndjehem mire kur degjoj qe dikush flet hapur dhe pa frike per kedo se mos haro qe ne studjon e Fevzos dikush tha : se mos hash ndonje plumb qor .
Pra Fevzo e di dhe I miraton keto mendime sepse i tille eshte dhe vete .
Po Fevzo nuk eshte gazetar Po eshte biznesmen dhe do beje cmos te mbroje interesat e veta se nuk I plasi atij per popullin .
Mjafton te shofish nje foto ku takohet me saliun dhe e krijon bindjen se cfare vemje eshte
Dhe nje here bravo Z Brace .
Enveristet ne DITA jane hedhur zgupthi per te mbrojtur mistrecin e tyre prej Berati, Erjon Brace Komunistin ndaj sulmeve te nje gazetari privat dhe nuk i bejne vetes pyetjen llogjike:
PO KY ERJON MISTRECI NE VEND TE MERRET ME EKONOMINE MJERANE SHQYPTARE QE RILINDJA E TIJ SOCIALISTE PO E FALIMENTON CDO DITE E ME KEQ, PRA KY ERJON BRACE LLAFAZANI NE VEND QE TE SHOKIJE EKONOMINE E VATANIT SI KRYETAR FAMOZ PARALAMENTI E KA GJETUR ME ME VEND TE SULMOJE MEDIAN DHE GAZETARET PRIVATE.
Po futeni ne shinat e llogjike Kryetarin tuaj famoz te Ekonomise, Erjon Enveristin o shoke dhe sigurimsa te Partise se Punes se ka rrezik te rreshqase fare dhe ta shpalli median kombetare si ARMIK te popullit, njesoj si Enver Hoxha do vite me pare.