Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjet, të cilat do kremtohen gjatë ditës së nesërme. Në rrjetin social Facebook, kryeministri ka publikuar një foto të rrasës së gurtë ku është shtrirë Jezui.
“Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve… GËZUAR KRISHTLINDJET TË GJITHËVE!”, shkruan kryeministri. /Dita/

idiotesi. Sot eshte vigjilja e lindjes se Krishtit dhe jo e vdekjes apo ringjalljes se tij. Prandaj nuk shkon si foto. Me mire do te ishte me nje djep se nje rrase varri. Po ç’ti besh Rames.