Një vit pozitiv dhe i pasur me ndryshime për Gaforren. Të lindurit në këtë shenjë janë të lidhur shumë me shtëpinë dhe familjen dhe do të gjejnë tek ajo energjinë dhe grintën që do t’i lejojnë një realizim personal. Saturni në shenjë do ju ndihmojë të bëni zgjedhje të arsyetuara dhe më sipërfaqësorët do të vënë rregull në jetën e tyre. Pasi ka kaluar vitet e fundit në mënyrë problematike Gaforrja ka fituar pjekuri dhe vetëdije. Së fundmi ndikimi indirekt i Uranit që ndodhet në shenjën e Peshqve ndihmon të lindurit në dhjetëditëshin e parë të jenë të vendosur në zgjedhjet e tyre.
Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit
Falë veprimit të Jupiterit muajt e parë do të jenë të mirë, duke arritur pikun në muajt maj dhe qershor në fushën profesionale. Ndërsa vjeshta do të favorizojë dashurinë. Në tetor dhe në nëntor do të merrni lajme të mira në fushën sentimentale.
Dashuria për beqarët
Tetori do të jetë muaji i artë për beqarët. Një jetë shoqërore intensive dhe natyra sociale e Gaforres do ju lejojnë të keni shumë takime që mund të bëhen raporte të rëndësishme. Nisja e marrëdhënieve të reja nuk do të jetë e vështirë, por duhet të jeni të vetëdijshëm për atë që doni, pa ushqyer raporte të gabuara. Pavendosmëria që ju karakterizon, pasiguria që shfaq në zgjedhje mund të vërë në rrezik një njohje që do ta keni përzemër.
Dashuria për çiftet
Familja do të jetë e përforcuar nga ky vit dhe do të lejojë t’i jepni një shtysë pozitive raportit. Afërdita prej muajit janar do të jetë në shenjën e Peshqve dhe në trigon me Saturnin. Kjo do t’i sjellë avantazhe shenjës suaj që preferon stabilitetin, duke gjetur tek partneri energjinë për të cilën ka nevojë. Do të arrini atë pjekuri që duhet, për të planifikuar një jetë së bashku dhe në fakt martesa dhe bashkëjetesa favorizohen nga yjet në këtë 2016-të.
Kombinimi i shenjave
Mirëkuptim profesional dhe sentimental do të keni me shenjën e Peshores. Partnerë të tjerë të mundshëm në dashuri mund të jenë Peshqit, apo Akrepi. Ndërkohë që ndonjë konflikt mund të lind me shenjën e Bricjapit për shkak të kokëfortësisë së të dyve që nuk lejon një dialog të mirë.
Parashikimet për studentët
Përqendrimi dhe grinta nuk do të mungojnë dhe kjo do të favorizojë ata që duhet të vazhdojnë diplomimin, ose të përfundojnë ndonjë kurs. Ruajtja e një ritmi studimi do të kërkojë një shpenzim të madh energjish, por Gaforrja do të dijë të gjejë burimet që duhen sidomos në pjesën qendrore të vitit.
Parashikimet për punëtorët
Ambicioze dhe afirmative, Gaforrja në 2016-ën sheh të realizuara shumë projekte profesionale që kishte lënë pezull në të shkuarën. Në dhjetëditëshin e dytë të shkurtit deri në javën e parë të marsit, Mërkuri është në shenjë gjë që do të favorizojë komunikimin. Mund të lindin përplasje me kolegët. Sjellja më e mirë do të jetë heshtja dhe gjakftohtësia për të marrë kohën e duhur për të zgjidhur problemet pa pasoja të rënda.
Parashikimet për ata që kërkojnë punë
Muajt e parë të vitit janë më të favorshëm për ata që kërkojnë punë. Rezultate të rëndësishme mund të merren në mars dhe prill, ndërsa ndonjë vështirësi mund të lindë gjatë verës kur vëmendja dhe dëshira për realizim do të pësojnë një rënie të lehtë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit do të ketë flukse astrale pozitive sidomos për ata që kërkojnë punë në sektorin tregtar.
Paratë
Edhe pse puna do të jetë e qëndrueshme dhe do të rezervojë një sërë shpërblimesh, disa shpenzime të paparashikuara mund të shfaqen në shtator, kur Jupiteri të hyjë në shenjën e Peshores duke u bërë armiqësor. Këshillohet maturi në menaxhim, por pa hequr dorë nga dhurata të vogla që do të jenë shpërblimi i sakrificave që keni bërë. Gaforrja ka tendencën të jetë dorëshpuar, por në këtë 2016-të do t’i moderojë shpenzimet dhe të vendosë mënjanë kursime për vete dhe për familjen.
Fati
Nuk është vit i duhur për të tentuar fatin në lojë. Më mirë evitoni lotari dhe bixhozin. Përkundrazi fati është më afër shenjës së Gaforres për sa i përket një serie takimesh rastësore, si në fushën profesionale dhe atë afektive që mund të ndodhin mes fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit. Persona të destinuar të bëhen të rëndësishëm janë në rrugën e të lindurve të kësaj shenje.
Udhëtimet
Periudha më e mirë për t’i lejuar vetes një udhëtim është vera, kur vëmendja në punë do të ketë tendencën të bjer dhe nuk do të ketë shumë mundësi që duhen kapur. Ky do të jetë edhe momenti më i mirë për të thelluar raportet personale.
Shëndeti
Shëndeti për Gaforren do të jetë i mirë falë edhe palestrës që nuk duhet të mungojë në vitin që do të vijë. Streçing, pesha, biçikletë, aerobi… do ju lejojnë të shuani tensionet. Megjithatë kujdes, të jesh në formë është një mënyrë e mirë për të përballuar sfidat e përditshme, por jo të sfiliteni.
