Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia e Shkodrës.
Taulant Djaloshi, 28-vjeç, banues në Mjedë u ndalua nga policia për llogari të drejtësisë italiane.
Ai është dënuar në vendin fqinj me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Gjykata italiane e ka dënuar këtë shtetas më datë 28 shtator të këtij viti. /Dita/
