Stuhi të fuqishme në SHBA natën e Krishtlindjes, 14 të vdekur

Saimir Lleshi

Stuhitë e fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lanë pas 14 persona të vdekur. Stuhitë po godasin pjesën jugore të SHBA-ve natën e shkuar.

Pasojat më të mëdha i ka Misisipi, ku kanë humbur jetën shtatë persona.

Autoritetet thonë se të paktën 20 tornado janë regjistruar, të cilët kanë shkulur pemë dhe kanë lënë pas mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Dëmtime të mëdha kanë edhe Xhorxhia, Alabama dhe dy Karolinat. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *