Skënder Ferko, personalitet i shquar i agronomisë shqiptare

redaktor

U ula të shkruaj për Skënder Ferkon pasi mora vesh se kishte 80-vjetorin e lindjes këtë vit që po ikën. Shpesh duke u marrë me çështje rutinore të ditës, me incidente dhe vulgaritete të politikës, na ka ndodhur të anashkalojmë dhe të mos përmendim vlerat e vërteta. Në të vërtetë, me vitalitetin e tij dhe kthjellësinë që shfaq, Skënderi nuk ta jep përshtypjen e njeriut me tetë dekada mbi supe. E ky njeri është i shquar në disa fusha: si specialist bujqësie, si drejtues dhe organizator ekonomie, por edhe si mësues dhe edukator i brezave të agronomëve që kanë drejtuar anekënd ekonominë shqiptare për vite me radhë.

Skënderi ka lindur në vitin 1935 në Fier. Në atë qytet mori arsimin shtatëvjeçar dhe atë të mesëm. Rezultatet bënë që studimet e larta t’i vazhdonte edhe të diplomohej jashtë vendit, në një nga universitetet e dëgjuara në Bullgari në vitin 1961. Po atë vit ai filloi punën në Fier si kryeagronom fillimisht në Ballsh, mandej në kooperativën e Dërmënasit deri në vitin 1966. Fillimet edhe paragjykohen, sidomos kur përpara ke një djalë simpatik dhe me nje veshje jo si gjithë të tjerët të ardhur nga jashtë. Epo syri, si ndijimi i parë në kohë dhe me kohë, ia le vendin vlerësimit real. Edhe me Skënderin s’kish si të ndodhte ndryshe. Me kohë ai shpalosi dijeni dhe aftësi drejtuese, që, falë mënyrës së komunikimit njerëzor, i bënte për vete si bashkëpunëtorët, ashtu dhe ata që drejtonte. Një nga arsyet që ai vazhdon të jetë aq i respektuar, edhe pse ka dalë në pension, është pikërisht ai komunikim i mençur dhe aq njerëzor. Dhe këto virtyte të mrekullueshme ai i shpërfaqi në një kohë të vështirë, kur shoqëria shqiptare ishte në një stad zhvillimersh të vrullshme, por edhe të vështira. Skënder Ferko përfaqësonte të renë dhe progresisten në shoqërinë shqiptare të gjysmë shekulli më parë. Merita e tij për sukseset në prodhimin bujqësor, në arsim dhe shkencë, qëndron se Skënderi njohuritë i ka përgjithësuar dhe aplikuar në kushtet, mundësit konkrete të Shqipërisë në zhvillim dhe modernizim, duke futur edhe të rejat shkencore që i përcillte në kohën e duhur. Sado të pakënaqur mund të jenë shqiptarët me kohën e diktaturës komuniste, për një gjë mendoj se pajtohen: Bujqësia shqiptare në ato vite arriti suksese të papara ndonjëherë në saje të një elite specialistësh të zotë, mes të cilëve është dhe Skënder Ferko.

Në profesionin e agronomit, puna dhe artritjet janë konkrete, më të matshshme se në çdo profesion tjetër. Fatmirësisht, këto rezultate flasin edhe pas kaq shumë vitesh në favor të Skënder Ferkos si agronom dhe si shkencëtar i bujqësisë shqiptare. Është e pamundur që të flitet për arritjet e asaj periudhe dhe që janë të niveleve botërore dhe të mos përmendësh mjeshtrat e mëdhenj të bujqësisë shqiptare, ndër të cilët bën pjesë dhe Skënder Ferko.

Rezultatet në punën e tij shumëvjeçare erdhën natyrshëm në rritjen e prodhimit në ekonomitë bujqësore ku ai shërbeu dhe drejtoi me aftësi si në Dërmënas dhe në Cakran për vitet 1976-79. Në metodën e tij të punës ai mbështetej dhe mbështeste stafin, grupin duke e rritur forcën e mendimit dhe përgjegjësinë e kryerjes së detyrave. Këtë ai e percillte dhe në masën e gjërë të punonjësve me të cilët merrte përsipër dhe realizonte objektivat e planifikuara në kohë. Për objektivat në ekonomitë bujqësore që ai punoi bëhej fjalë për një prodhim të madhë e kompleks si drithra buke, bimë industriale si pambuk, duhan, perime, foragjere si dhe sektorin blegtoral. Ndërsa për ullirin, pemtarinë dhe vreshtat objektivat e tij ishin dhe shkonin më larg. Me këtë sedër profesionale në fushën e pemtarisë dhe vreshtarisë, në ekonomitë ku punoi arriti realizime të suksesshme jo vetëm në prodhim, por nëpërmjet krasitjeve me kritere teknike dhe futjen e teknologjive të reja kontriboi në përmirësimin në kompleks të teknikave në ngritjen e bloqeve të reja në shkallë rrethi dhe më tej.

Ndër kontributet me vlera të Skenderit janë dhe në fushën e prodhimit të farërave ku me njohurit dhe punën e kujdesin e tij arriti të plotësojë vlerën e thënies së popullit se “Ç’të mbjellësh, do korrësh”. Edhe në këtë sektor, për pesë vjet (1983-87) organizoi një sistem ku përfshihej prodhim cilësor me një shkallë besushmërie si nga prodhuesit ashtu dhe nga institucionet shkencore dhe shtetërore. Pikërisht kjo bëri që rrethi i Fierit të caktohet e t’i besohet nga Ministria e Bujqësisë dhe prodhimi i farërave të zgjedhura e me gjeneracione të larta deri elite të grurit dhe heterozis për misrin për nevoja në shkallë vëndi.

Me vlera e kontribute ka qënë dhe puna e drejtuar prej tij në stacionin bujqësor Fier. Vetë Skënderi pranon se sukseset i takojnë stafit të specialistëve, ku bënte pjesë dhe profesori i nderuar Burhan Çela. Nga specialistët e stacionit me kujdes u evidentuan përvojat më të arrira të organizimit, teknikave e teknologjive nga brigada e ekonomi të veçanta të rrethit të Fierit dhe në shkallë vendi.

Vetë Skënderi shprehet: “Organizimi i bazave eksperimentale në çdo ekonomi më dha mundësinë që të punoja edhe personalisht me tematika të miratuara nga institucionet shkencore për përmirësimin e varietetit të rrushit autokton Vlosh. Me tematikë kërkimore dhe metodikë të miratuar nga Instituti i Pemwtarisë dhe Vreshtave për 13 vjet rresht, Skënderi ka ndjekur në zonën e Frakullës përzgjedhjen e kloneve më të mira të rrushit Vlosh. Rezultati u njoh dhe u miratua nga institutet kompetente shkencore dhe shtetërore duke u rregjstruar në katalogun e farërave dhe fidanave: “KLONI VLOSH 314” me autor Skënder Ferkon.

Në vlerësimin e arritjeve të autorit flasin dhe zgjethja e tij në forume shkencore si: antar i këshillit shkencor të Institutit të Lartë Bujqësor Tiranë, Institutit të Pemtarisë, Kolegjumit revistës Shkencore të Ministrisë së Bujqësisë si dhe forume drejtuse në rrethin e Fierit etj.

Për veprimtarinë e tij shkencore Prof.Dr. Petraq Sotiri thotë: “Veprimtaria e tij si shkencëtar mbetet e vlerësuar sidomos në ditët tona në punën seleksionuse që ka bërë për vlerësimin, ruajtjen dhe përmiresimin e popullatave autoktone të rrushit Vlosh, si ndër një më të rëndesishmit për vreshtarinë dhe vertarinë e zonës së ulët dhe bregdetare të vendit”.

Skënderi ka edhe një kontribut të spikatur në fushën e arsimit. Nga viti 1966 deri 1976 punoi dhe drejtoi Teknikumin Bujqesor të Fierit, nja nga shkollat më të mira në rang republike. Në vitet ‘65-’66 dicka nuk shkonte mirë në “fidanishten e prodhimit” të agronomëve të mesëm në Teknikumin Bujqësor. Për 11 vjet me radhë puna e tij si drejtor i kësaj shkolle ishte mjaft e suksesshme dhe ka lënë gjurmë te formimi i qindra agonomëve dhe specialistëve në shkallë vendi. Për vlerat dhe punën e Skënderit flasin edhe një sërë vlerësimesh që i janë bërë atij “Figurë e Shquar e rrethit të Fierit”, “Figurë e Shquar e Bujqësisë Shqiptare”,”Nderi i Qarkut të Fierit” dhe “Urdheri i Punës i klasit të parë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *