Kjo sindromë përkufizon një fenomen të çuditshëm psikik ku krijohet një klimë empatie e cila gradualisht shndërrohet në simpati midis torturuesit dhe viktimës.
Sindroma e Stokholmit, e ka marrë emrin nga kryeqyteti i Suedisë, nisur nga një fakt historik. Në vitin 1973 një grup banditësh hyjnë në një bankë për grabitje dhe pasi u rrethuan, kryen një pengmarrje. Viktimat e gjendura rastësisht në bankë, krijuan përgjatë 6 ditëve të mbajtjes së tyre si robër me banditët, një raport simpatie që doli qartas përgjatë procesit gjyqësor, ku u përpoqën ta pasqyronin këtë ndjesi përkundrejt agresorëve, madje një pjesë doli hapur në mbrojtje të tyre. Për më tepër, një nga nëpunëset e bankës u martua më vonë më njërin prej banditëve. Patricia Hearst, e cila ishte pinjolle e një familjeje të pasur, do të martohej me njërin nga agresorët e saj dhe më vonë, ajo vetë, do të bëhej pjesëtare bande në një sulm tjetër banke.
Koncepti “sindroma e Stokholmit” është përdorur për herë të parë nga psikiatri Nils Bejerot në 1974, duke u bazuar nga ky fakt. Disa vite më pas, është psikiatri amerikan Frank Ochberg që analizon për herë të parë nën këndvështrimin psikoanalitik këtë fenomen kaq të çuditshëm të natyrës njerëzore që vendoset midis agresorit dhe viktimës.
Shpresa e ndryshimeve demokratike në vitet 68-70-80-90-të…
Viti ‘68 është një përmbledhje e lëvizjeve të rinisë në të gjitha vendet kryesore të botës. Një frymë idealesh u ndje në të gjithë Europën dhe më tej. Ky vit u karakterizua nga një revoltë e përgjithshme spontane dhe antiautoritariste në fushat kulturale, sociale dhe politike, kryesisht me pjesëmarrjen e gjerë të rinisë universitare.
“Maji francez”, siç u quajt nga mediat botërore, e ka nismën e vet në Francë. Në fillim në ambientet studentore, duke u shtrirë më pas në ato punëtore. Kjo lëvizje rinore shpejt përfshiu shumë vende të botës nga të dyja anët e “perdes së hekurt” nga ku mund të përmendim vende si Gjermania, Italia, SHBA, Japonia, Meksika dhe Brazili, pa harruar këtu Çekosllovakinë me “pranverën e Pragës” (tentativë e drejtuesve të PK çekosllovake të kohës, me në krye Aleksandër Dubçek për të reformuar jetën e vendit
dhe krijuar një “socializëm me fytyrë njerëzore”), apo Kinën dhe të famshmin “revolucion kulturor” që në vijim u shndërrua në një lëvizje antikulturale dhe obskurantiste.
Ajo çfarë mbeti nga gjithë lëvizja e vitit ‘68 është çlirimi i ideve kundër tabuve të të gjitha kategorive, kulturale, fetare, politike, artistike etj. nën drejtimin ideologjik të një emancipimi në shkallë të gjerë të shoqërisë. Nëpërmjet shtypit, artit, muzikës, letërsisë, apo në sferën sociale, nëpërmjet zhvillimit të organizatave të ndryshme shoqërore dhe kontributit të tyre në jetën reale, krijuan atë kontekst të përshtatshëm social në shumë vende të Europës për ndryshime cilësore. Për shembull Zvicra akordon për herë të parë të drejtën e votës gruas në vitin 1971, në Francë e Gjermani gruaja fiton të drejtën e kontracepsionit në 1976 dhe në Itali, disa vite më vonë, në 1978-1979 pranohet ligjërisht e drejta e divorcit.
Po Shqipëria e këtij viti?
Si nga një mallkim historik, në Shqipëri, pjesa e idealeve që mbajnë mesazhe progresi, hyjnë nga porta e perversionit social dhe grupimeve njerëzore që e përfaqësojnë atë.
Gjurmët e “revolucionit kulturor” kinez u shtrinë deri në Shqipëri, në zbatimin e udhëzimeve të doktrinës marksiste përzier mekanikisht me citatet e Mao Ce Dunit, si të ishin mësime dhe dogma fetare. Regjimi komunist i kohës dhe klasa e lartë e saj, u munduan të ndryshonin grupimet sociale drejtuese të shoqërisë të deriatëhershme, besnike të doktrinës komuniste dhe kryesisht, një pjese të madhe të gjeneratës që vinte nga koha e Luftës, plot besim në vete, si shkak i pjesëmarrjes së saj në luftë, e drejtë legjitime e njohur nga të gjitha instancat internacionale për rolin pozitiv të luajtur nga komunistët në luftën e ndërmarrë nga demokracitë e mëdha kundër regjimeve diktatoriale nazi-fashiste, apo në energjinë e dhënë përgjatë gjithë periudhës 25 vjeçare të asaj që quhej ndërtimi i shoqërisë socialiste.
Këto ndryshime, që fillimisht shumë të zbutura nën dogmën e qarkullimit të kuadrit dhe luftës kundër burokracisë, regjimi u mundua herë – herë në kufijtë e qesharakes dhe më vonë të tragjikes, me grupet armiqësore dhe dënimit të tyre, të largojë nga pushteti pikërisht këtë grupim, të cilit në psikologjinë e kohës, çdo gjë i kishte ardhur deri atëherë natyrshëm.
Kjo u bë me qëllimin e konsolidimit gjithmonë e më të madh të figurës së njëshit, Enver Hoxhës, i cili i
shikonte me frikë grupimet e ardhura nga lufta dhe nën këndvështrimin e modernizimit të jetës së vendit, u mundua t’i zëvendësonte nga individë pa merita, të zhveshur nga çdo lloj personaliteti individual dhe që, për hir të privilegjeve të dhëna rishtas, t’i shndërronte në besnikë të padiskutueshëm të figurës dhe ekzistencës së tij. Kështu fillon në Shqipëri proçesi i “revolucionarizimit të jetës së vendit”. Doktrinë që do të krijonte në vazhdim breza të tërë të zhytur në vorbullën e pavizion të urrejtjes artificiale sociale të luftës së klasave.
Nëse do të përshkruanim literalisht rezultanten e pikave të përbashkëta të ndërtimit të figurës së “njeriut të ri” të kësaj periudhe, do të shihnim atë dëshirë të egër që shtyn për drejt pushtetit (që në psikikën e të gjithëve vinte si fotokopje e pushtetit absolut të diktatorit mbi shoqërinë), dhe pikërisht, në një kontekst të tillë social, kemi dhe fillesat e karrierës së Berishës.
Në fillimet e viteve ‘70, një frymë liberalizmi ndjehet të përshkojë rininë gjimnaziste si dhe atë studentore, kryesisht në qytetet e mëdha të vendit. Për çudi, më shumë se nga çdo shtresë tjetër, kjo frymë e re lirie, që shpesh herë mori trajtat e liberalizmit, u përfaqësua nga rinia me prejardhje nga familjet komuniste. Kjo dukuri gjeti forma të ndryshme të të shprehurit, por nuk e humbi thelbin e saj deri në ndryshimet e mëdha demokratike të fillimit të viteve ‘90. Havel, që do të kuptojë thellësinë e këtij fenomeni, do ta pranojë më vonë rolin e dhënë nga fëmijët e komunistëve në luftën e bërë kundër vetë dogmës komuniste (si krahasim mund të marrim shembullin e njohur në histori të priftërinjve jakobinë që dolën kundër dogmave të krishtërimit përgjatë revolucionit francez).
Regjimi i atëhershëm, me qëllimin e mbytjes të këtyre tendencave liberale, nxori nga errësira e thellë e prapambetjes të shoqërisë shqiptare, atë pjesë tjetër të rinisë, kryesisht me origjinë fshatare, e cila e verbuar nga dëshira e egër për pushtet, luajti rolin e pështirë të shtypësit përkundrejt pjesës tjetër të rinisë qytetare dhe ëndrrës së brishtë për liri. Është për t’u shënuar që pjesa më e madhe e komunistëve të rinj, që dëshironin të aderonin në PPSH në atë periudhë, vinin nga familje të tilla. Berisha është shembulli tipik që konfirmon këtë rregull. Por po ashtu, në të njëjtën vazhdë, në vitet në vazhdim shohim përpjekjet e bëra nga Azem Hajdari për t’u bërë anëtar i PPSH-së dhe Eduard Selami, që mbrojti gradën shkencore të docentit në vitin 1991 me temën “Mendimi estetik i Enver Hoxhës”, disa muaj përpara së të bëhej kryetar i PD.
Duke qenë si i ri i parë brenda kornizave dhe parametrave të kohës, nga fundi i viteve ‘70, Berishës ju dha një specializim disa mujor në Francë. Kush e njeh atë periudhë e di mirë se sa e vështirë ishte të arrije të dilje për specializim jashtë shtetit dhe ç’farë roli luante Sigurimit i Shtetit në raste të tilla!
Menjëherë më pas Berisha u emërua mjek pranë udhëheqjes, fillimisht pranë Hysni Kapos (njërit prej tre eksponentëve kryesorë të nomenklaturës komuniste) dhe gjithashtu ushtron edhe funksionin e sekretarit të organizatës bazë të partisë të spitalit. I konsideruar si kuadër i ri, besnik dhe me perspektivë në botën e atëhershme politike, Berisha gradualisht filloi të frekuentojë personalitete të dorës të parë të nomenklaturës komuniste.
Në fillimin e viteve ‘90, pas ngjarjeve të ambasadave dhe kërkesës për azil të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në Francë, regjimi në fuqi filloi të ndjejë pranë fundin e tij. Lëvizja studentore, e cila më vonë mori trajtat e një revolte popullore të përgjithshme, krijoi kushtet e domosdoshme për pluripartitizëm. Mendohet që Berisha dhe Neritan Ceka janë dërguar drejt lëvizjes studentore si të deleguar nga vetë Ramiz Alia me propozimin e Mihal Bishës (ish shefi i kuadrit të Komitetit Qëndror të Partisë për dekada me radhë) me qëllimin e vetëm të pengojnë Gramoz Pashkon në tentativat e tij të theksuara properëndimore për t’u lidhur me trupin diplomatik që gjendej në Tiranë. Është si rezultat i saj, që fillimisht Berisha, në deklaratat e bëra, ishte pro Ramiz Alisë dhe që në vazhdim, njëherë që Jeltsini triumfoi mbi Gorbaçovin, Berisha, shtyrë nga ndryshimet e mëdha historike, vendosi t’u shërbejë interesave të tjera.
Mësuar nga logjika dhe terminologjia komuniste, ku dallohet dukshëm ashpërsimi i një pjese të shoqërisë kundër tjetrës, bazuar në logjikën e parimit të luftës së klasave, të cilin Berisha e njeh mirë nga ish-periudha e tij komuniste, me terminologjinë “ne dhe ata”, ai kësaj here del, fillimisht si mbrojtës dhe më vonë si përfaqësues i shtresave të shtypura përgjatë periudhës komuniste. Krijon nëpërmjet një dhune të pakuptimtë për kohën, artificialisht, rrethanat për luftë civile. I paditur në thelb, pa eksperiencë për funksionin që naiviteti i kohës ja akordoi, i kufizuar në vizion, i egërsuar si një revolucionar i vonshëm, që do pushtetin si një koprac floririn, hap pas hapi ai e çon vendin drejt luftës civile, drejt vitit 97-të.
Krizat e politikës shqiptare dhe qenësia e tyre në botën pa vizion berishian
Në rast se Berishës duhet t’i pranojmë diçka është fakti që realisht politika shqiptare po jeton dhe vuan në të njëjtën kohë nga sëmundja berishiane. Të gjithë jemi dëshmitarë të kolapsit (rrënimit) në të cilin gjendet në ditët e sotme politika shqiptare. Amnezikë, qaramanë, fyes me fraza në vend të ideve dhe herë-herë duke profetizuar të keqen me sharje në vend të frazave, ajo na shpalos çdo ditë e më tëpër shterpësinë e saj.
Pasi bëri purgat (spastrimet) e tij në Partinë Demokratike, purga politike që erdhën si moskuptim i Berishës me epokën që po jetonte, (d.m.th. epokën demokratike, të cilën e zhvilloi në bazë të shembujve të partive komuniste të stilit stalinist, ku përjashtimet pretendonin të forconin partinë dhe ideologjinë e saj por, që në realitet, forconin vetëm kultin e individit, të drejtuesit, shefit, njëshit etj.,) ato krijuan kultin e individit për vetë figurën e Berishës. Shembulli më domethënës ndodhi në mesin e viteve 90-ë ku një pjesë e madhe e ish themeluesve të PD-së u përjashtuan nga rradhët e saj dhe si reaksion formuan një parti të re, atë të “Aleancës Demokratike”.
Por Berisha nuk u mjaftua vetëm me kaq. Pasi u bë figura mitike e PD-së ku çdo gjë brenda saj u përqëndrua në duart e tij, si vazhdim atavik i epokës komuniste, prishi balancën demokratike aq të domosdoshme në fushën politike të raportit pozitë – opozitë. Me rritjen marramendëse të figurës së tij të modelit diktatorial ku morali dhe e drejta janë atribute vetëm të shefit d.m.th të njëshit, ai i hoqi të drejtën shoqërisë shqiptare të posedonte elementët më themeltarë të balancave të demokracisë dhe në të njëjtën kohë, vrau dhe vetë ëndrrën demokratike të shqiptarit për kohët moderne.
Duke qenë e mirënjohur veprimtaria e tij tashmë nga e gjithë shoqëria e sotme shqiptare, si viti ‘97, vjedhjet abuzive të familjarëve të tij, Gërdeci, 21 janari etj., (që janë të mirëditura dhe nga vetë pasuesit e tij, të cilët e ndjekin të shtyrë vetëm nga arsye thjeshtë të përfitimit personal), nuk është më fjala për të vënë në dukje krimet dhe dëmet e shumta bërë nga mendësia dhe veprimtaria e tij e mbrapshtë (shembull historik i ngjashëm rasti i Esat Toptanit), por pakuptueshmëria e pjesës dërmuese të klasës politike përballë kësaj ideologjie rrumpallë kaq kërcënuese për vetë demokracinë e brishtë shqiptare.
Koha do ta tregojë se a do të dimë të dalim ndonjëherë nga kjo grackë historike. A do të dijë demokracia shqiptare të fitojë kundër sëmundjeve që kjo mendësi e mbrapshtë futi në jetën e shqiptarit? Korrupsioni, prishja e sistemit shkollor, mungesa e meritave në ndarjen atributeve shoqërore, papunësia masive, pagat dhe pensionet e ulëta, inekzistenca e sigurimeve shoqërore si dhe atyre shëndetësore në nivelin e kërkesave të kohës, abuzimet e ndryshme e përafrojnë gjithmonë e më shumë shoqërinë tonë drejt një oligarkie me trajta feudale ku triumfon ideologjia e të fortit, se sa me tiparet e një shoqërie demokratike drejt të cilës aspirojmë, janë në shumësinë e tyre të lidhura me figurën e tij.
Për pasuesit e Berishës, përveç arsyetimit psikologjik spjeguar nga koncepti i sindromës së Stokholmit, nuk mund të gjejmë dot tjetër justifikim se si persona të persekutuar në forma e mënyra të ndryshme prej, tij u rikthyen sërishmi në shërbim të tij. Por pjesa tjetër e klasës politike, që në thelb duhej të ishin kundërshtarët e tij politikë, ka shkuar dhe më larg se heshtja kriminale karshi delireve të Berishës. Ata duket sikur janë kthyer fotokopje e dobët e mendësisë së tij.
Nga cili bilanc i jetës së tij politike shtyhet ky i marrë me ulërimat e tij në parlament: Nga e kaluara e tij dedikuar devotshmërisë komuniste?! Për prishjen e sistemit të drejtësisë dhe kurset qesharake 6 mujore tek plepat?! Komisariatet e policisë në duart e kriminelëve ordinerë?! Viti 97 apo për mosveprimin e paturpshëm kundër atyre që nuk reshti kur ishte në opozitë t’i akuzonte si mamuthët e korrupsionit?! Gërdeci dhe viktimat e tij, apo vrasjet e 21 janarit?!
Por më e zvenitur është përgjigja që “kundërshtarët” i japin. Duke kujtuar naivisht apo qëllimisht që përgjigjet e dhëna në fushën politike mund t’i personalizojnë me kaq lehtësi, ata duket sikur nuk bëjnë gjë tjetër veçse mimitizojnë atë. Ai akuzon për vjedhje, këta e akuzojnë për vjedhje, ai akuzon për korrupsion, këta e akuzojnë për korrupsion ai çirret për “abuzimet” e bëra, këta gjithashtu ulërasin për “abuzimet” e bëra nga ana e tij, pa asnjë kundërveprim ligjor … dhe pafundësisht nga e drejta që ju kemi dhënë për të shfrytëzuar hapësirën publike me: i thashë, i tha, u tha, më thanë etj. Si rrjedhojë, na kanë kthyer dhe ne, me heshtjen tonë, në pjesëmarrës pasivë të marrëzisë së tyre të madhështisë kriminale.
Asnjëherë nuk u dëgjua në parlament të trajtohen ato subjekte që i interesojnë publikut shqiptar. Papunësia si plaga kryesore dhe masat që duhen marrë, emigracioni masiv, sistemi arsimor, ai shëndetësor, sistemi i drejtësisë, të drejtat e njeriut, ndërtimi i kontratave të punësimit në sektorin privat, pensionet dhe asistencat sociale etj. Të gjitha këto probleme jetike, klasa politike shqiptare, e paaftë për të kuptuar rolin e saj, ja ka dorëzuar faktorit ndërkombëtar nga ku pret zgjidhjen, “mrekullia”. Deri kur… ?
Politika shqiptare përveç figurës morale të përfaqësuesve të saj duhet kryesisht të bëjë një revolucion të brendshëm dhe të dalë nga ky ingranzh infernal të zhytur nga mungesa e vizionit. Në radhë të parë ajo duhet të detyrohet nga opinioni publik që të marrë përgjegjësinë e saj mbi bazën e parimit të zëvendësimit në fushën politike ku pas një humbje të ndjeshme elektorale, siç eshte rasti i zgjedhjeve te 2013, detyron moralisht partitë politike që të ndryshojnë lidershipin e tyre politik në mënyrë immediate, jo vetëm brenda partisë por edhe më tej, në vetë parlament apo segmente të tjera të jetës politike. Kjo do të shërbente si pikënisje për riformimin e demokracisë dhe largimin e saj nga oligarkia feudale e politikës të sotme që pavarësisht nga humbjet elektorale të po të njëjtit individ i gjejmë dhe i rigjejmë pfundësisht herë në rolin e pozitës dhe herë në atë të opozitës.
Shembulli i demokracive perëndimore, asaj angleze, italiane, spanjolle, franceze etj. duhet të shtyjë në refleksion të thellë jo më klasën politike shqiptare, që gradualisht ka humbur një pjesë të madhe të mbështetjes morale dhe në të njejtën shkallë legjitimitetin e saj, por kryesisht, vetë shoqërinë e sotme shqiptare në kuptimin më të gjerë të fjalës./DITA

ke tjerre shume lesh dhe ke shkruar pak
fillon ne 68 nga nje fragment ku thua asgje ose thua shume pak ,je te 90
erdhe qe erdhe te 90 deri ta Saliu ,i beje nje mbyllje me Vrimen
dhe do ishim kenaqur te gjithe 😛
prishje e sistemit te drejtesise dhe zevendesimin me kursantet e plepave ??
ku e kishe ate sistem drejtesie me pare qe tu prish ?
u qorodita ,mbaje lapsin drejt se jane dite qe hame shume dhe si dihet si …komentojme 😛
U Qorodite ?!….. Malok(e) !
O zotnia Dodani!
Meqenese e ke fillue prej vjetit 1968 do bajsh mire me ja fillue prej vjetit 1912,se del ma i fituem!
Fillo cdo dite nga nji shkrim dhe kur te dalsh ne pencion do kene mbet do vjet pa u fut ne demokraci!
Futja Dodan si KAU PELES se paske dhunti!
Ate Sindromen e Stokholmes,mos e ke per fisin tand te Dodaneve te tane SIGURIMSA??
Nuk lahet m… me sh…,o Dodan!
Kesaj i thone:
-Stambolla digjet e kurva krihet!
Kjo historia jote a na e shton gjellen ne pjate?
A na e rrit pencionin?
A na jep drejtesi ne gjykata???
hmm,duke gjyku nga çfare ka thene ai pari dhe nga leximi i artikullit nuk kuptoj o love pse do me dhi pasi ke honger shume. dhi ne halen tate
.Bravo filozofi i degjuar Dodani qe ke bere zbulimin me tre madh te shekullit 20-te!
Ja cfare zbuloi ky adoloeshent buzequmesht:
-” Për shembull Zvicra akordon për herë të parë të drejtën e votës gruas në vitin 1971, në Francë e Gjermani gruaja fiton të drejtën e kontracepsionit në 1976 dhe në Itali, disa vite më vonë, në 1978-1979 pranohet ligjërisht e drejta e divorcit”.
Pra sipas ketij del qe Zvicra ,Franca dhe Gjermania paskan qene me PRAPA nga Shqiperia SOCIALISTE meqenese u kane dhene te drejten e votes GRAVE vetem ne vitin 1971,ndersa e drejta e DIVORCIT,qenka pranuar vetem ne vitin 1978!
Por ne Shqiperi GRATE KANE VOTUAR qe ne vitin 1945,o Dodan filozofi,ndersa te drejten e DIVORCIT e kane patur qe ne 1944!
Ke dashur te thuash nje fjale te madhe,por NUK KE DITUR ASGJE!
Krahasimi me Esatin nuk eshte i plotesisht i sakte…Pa dashur te analizoj figuren e njerit apo tjetrit e konsideroj krahasimin si jo te sakte pasi me vrasjen e esatit ju dha fund hierarkise sociale ( e cila ishte nje sistem i asaj kohe)…Ne kohen tone kjo hierarki nuk funksionon me dhe ky eshte problemi me i madh i nje populli kaq te vogel. Mbi kete teme eshte shume per te thene dhe nuk mund te permblidhet e gjitha me nje koment…sidoqofte nje shkrim interesant.
Artikulli shume i goditur. Jam dakord per sa i perket analizes te kontekstit te vitit 68 dhe kontekstit social nga ku keto “figura” te demokracis dolen. Pervec se ne kotekst nuk e shoh drejt per drejt sindromen e stockholmit ne artikull,megjithese e kuptoj se c’fare ndodh ne realitet.
P.s nuk jam dakord me parashkruesin per ta nderpre analizen me vitin 90te.
Po per brezat e rinj?
Artikulli eshte i goditur. Shpjegimi historik i plote i shtratit kulturor dhe social nga ku dolen keto “figura” te demokracise shqiptare.
Per sa i perket sindromes se stockholmit nuk e shohe lidhjen e drejt per drejt ne artikull pavaresisht se e kuptoj lidhjen e saj ne jeten reale.
P.s nuk jam dakord me parashkruesin…po brezat e rinj?
Shkrim palidhje. Tjetër thotë titulli, tjetër trajton zhvillimi!
Ej love, di te lexosh, eshte fjala qe prishi ate qe duhet te ndertonte dhe vet endren per demokraci…
Shume e gjetur kinezeria historike tek formimi i personalitetit te Sali Berishes.
Kam nje pyetje: kush vuan nga sindroma e stokholmit Edi Rama?
Si do te themi ne histori eshte A Zogu E Hoxha dhe Sali Berisha.Sipas jush Berisha ishte sekretat byroje e nuk ka vlera per demokracin.Ateher sipas jush edhe Gjergj Kastrioti i sherbeu turkut e nuk duhet te ket kto vlera botrore qe ka sot.E keqja duhet pare te Edver Rama qe nuk ka qene kurrr komunist,po ka tiparet e nje komunisti gadi te afert me Enverin.
KURSE SHTAZA MARK UJK , KA TIPARET E EGERSIRES SE PYLLIT .
Sakte, bukur dhe qarte Koli! Te lumte!
Sakte, bukur dhe qarte! Te lumte Koli!
Nuk e di a mund te them bravo por lidhja indirekte e formes sali me sindromen e stokholmit ne politiken shqiptare me pelqen
Rama nuk do te dije te dale nga kjo gracke.
Duhet te vij nje klase e (re politike. Kur them e re jo e mbushur me te rinj por qe permban program te ri dhe qe do te dij te trajtohej subjektet e medha qe shtron koha per shqiptaret.
Artikulli esht shume i goditur dhe jep nje psikoanalize te politikes shqiptare por un mendoj se shtjellimi historik i sindromes se Stokholmite”eshte i tepert mjafton perkufizimi fillestar.
Ô kolo gimi te pershendet . U be kohe e gjate qe nuk jemi pare.
PAR ARTIKULLIN TE RIGJEJ PERSERI LOGJIKEN TENDE ANALITIKE. VAZHDO. ..UN PO TE NDJEK NGA KETU. ..TE UROJ SUKSESE
Ejjjj ça thote ky meeeee…. zgjohuni nga gjumi….o njerez un nuk kuptoj…sala …. kush esht ky……
Nje permbledhje sallate nga komentet tona te perzjera me sushi kinez dhe havjar rus.
Perse vetem sala. keta jane t gjithe njesoj meta,rama,luli i vocerr me shoke.
keta me kujtojne vjershen e ismail kadares ku ti kerkoj rrenjet e tua parti…
korrupsioni, kush eshte ai budall qe mendon se shqiperia do shpotoj ndonjehere nga korrupsioni
faktori nderkombetar,po te mos marim parasysh ata qe nuk na i duan te miren,ata te tjeret nuk do e çazjne koken me shume se sa te ket ne shqiperi vetem stabilitet…
a nuk ishte fare ne fund te piramidave qe fmi dhe fmn thane nja dy llafe kundra tyre dhe rrezikut qe ato kishin
sala e ka futur ne gracke shqiptart me meten,rama nuk di me dale nga kjo gracke
shqiperia nuk ka shprese dhe tranzacioni do vazhdoj dhe 25 vjet te tjera pra 50 vjt tranzicion,pafundesisht tranzicion
Ne analizen e mesiperme duket sikur Sali Berisha eshte produkt i kultures te periudhes perverse te vitit 68 te cilen ish diktatori Enver Hoxha me qellim te ruajtjes te pushtetit absolut krijoj nje moral mbi bazen e antivlerave dhe Saliu eshte shembull i ketij rregulli.
JAM OK PER KETE.
Por po ta shohim te keqen shqiptare vetem me Sâliun atehere nuk mund te shpjegojm dot se pse nuk ndryshon kurgja ne ate vend kur ndryshojme qeverit.
Kam filluar te kem nje bindje te brendshme qe shqiperia e ka te keqen shume me te thelle se kaq.
Jam ok. QE NE ShQIPERI idete e medha hyjne NGA PORTAT e PERVESIONIT SOCIAL.
Klasa politike nuk vuan nga sindroma e stokolmit sepse po te ishte keshtu ajo duhej te ishte viktima,por ajo duket si e njehesuar,pra nuk ka agresor dhe viktime. Ata jane te gjithe agresor ne raport me shoqerine.
politika shqiptare nuk ka asnje lidhje me ato perendimore pra daj ajo nuk mund te mare shembull nga qto.
Per nga ana e stilit shkrim i pelqyeshem.ok
I thane nje fshatari dikur:Na thuaj nje fjale te madhe!
Fshatari u pergjigj:-BUALL!
Keshtu edhe autori i ketij shkrimi ka tentuar te na mbushe mendjen se eshte koke e madhe dhe na hedh “GURIN”:
-Cfare paska ndodhur ne 1968-ten ne Europe!
Uaaaaaaa!
-Si nuk e paskemi ditur kaq gje,kur kemi jetuar vatehere?
Ah ai qerrata Komunizem na paska fshehur te verteten e madhe!
Por sidoqofte ne TV shqiptar atehere jane dhene pamjet e demostratave te sudenteve PARIZIENE qe u ngriten kunder SISTEMIT KAPITALIST ,qe e shtypte dhe e shfrytezonte popullin francez dhe sidomos emigrantet,PA MESHIRE!
Bile ne rreshtat e para te demostruesve qe u perleshen me policine kemi pare edhe FOTOGRAFINE E ENVER HOXHES,atij qe sot quhet diktator!
Ah more studente pariziene,qe nuk e paskeni njohur kete Enver Diktatorin ju dhe na e mbani foton e tij si SIMBOLIN E REVOLUCIONIT PROLETAR!
Por kulmi i mashtrimit qe ben kalemxhiu Dodani eshte kur rreket te na i tregoje PROTESTAT E PERGJAKESHME TE PRAGES si kerkesa te rinise per demokracine kapitaliste!!!
HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!!
Qe ta marresh vesh tani ti,o kalemxhi oborri,demostratat ne PRAGE u zhvilluan kunder PUSHTIMIT SOVJETIK e jo per demokracine kapitaliste!
Dhe u shtyp me gjak nga tanket sovjetike!
Po te ishte sic derdellit ti,o kalemxhi,keto protesta nuk do t’i mbronte ENVER HOXHA,bile per kete shkak edhe u muar vendimi historik dhe HEROIK, QE, SHQIPERIA TE DALE NGA TRAKTATI I VARSHAVES,vendim i pa precedent ne bote!
Gjej ndonje teme nga jeta e MJERUAR e sotme,o Dodan,ne se je kaq i ZGJUAR e TRIM!!
I thane nje fshatari dikur:Na thuaj nje fjale te madhe!
Fshatari u pergjigj:-BUALL!
Keshtu edhe autori i ketij shkrimi ka tentuar te na mbushe mendjen se eshte koke e madhe dhe na hedh “GURIN”:
-Cfare paska ndodhur ne 1968-ten ne Europe!
Uaaaaaaa!
-Si nuk e paskemi ditur kaq gje,kur kemi jetuar vatehere?
Ah ai qerrata Komunizem na paska fshehur te verteten e madhe!
Por sidoqofte ne TV shqiptar atehere jane dhene pamjet e demostratave te sudenteve PARIZIENE qe u ngriten kunder SISTEMIT KAPITALIST ,qe e shtypte dhe e shfrytezonte popullin francez dhe sidomos emigrantet,PA MESHIRE!
Bile ne rreshtat e para te demostruesve qe u perleshen me policine kemi pare edhe FOTOGRAFINE E ENVER HOXHES,atij qe sot quhet diktator!
Ah more studente pariziene,qe nuk e paskeni njohur kete Enver Diktatorin ju dhe na e mbani foton e tij si SIMBOLIN E REVOLUCIONIT PROLETAR!
Por kulmi i mashtrimit qe ben kalemxhiu Dodani eshte kur rreket te na i tregoje PROTESTAT E PERGJAKESHME TE PRAGES si kerkesa te rinise per demokracine kapitaliste!!!
HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!!
Qe ta marresh vesh tani ti,o kalemxhi oborri,demostratat ne PRAGE u zhvilluan kunder PUSHTIMIT SOVJETIK e jo per demokracine kapitaliste!
Dhe u shtyp me gjak nga tanket sovjetike!
Po te ishte sic derdellit ti,o kalemxhi,keto protesta nuk do t’i mbronte ENVER HOXHA,bile per kete shkak edhe u muar vendimi historik dhe HEROIK, QE, SHQIPERIA TE DALE NGA TRAKTATI I VARSHAVES,vendim i pa precedent ne bote!
Gjej ndonje teme nga jeta e MJERUAR e sotme,o Dodan,ne se je kaq i ZGJUAR e TRIM!!
Saliu eshte njeriu qe perfaqson akoma komunizmim me shqiperi
Saliu eshte njeriu qe perfaqson akoma komunizmim ne shqiperi
Pergezime Sokol! Nje shkrim mjaft i spikatur.
Nje psikoanalize shume interesante e politikes shqiptare por trajtimin per kurim un e shoh shume te veshtire e shume intelektuale e kane vleresuar te pamundur prandaj jane larguar nga Shqiperia
Nje shkrim-pershkrim,i balsamosur ne “tregim”.Saliu ishte ai fatlumi dhe u “modifikua” si i pari…
Kombi Shqiptar,nuk (do) jeto dot,pa Horrat ne Pushtet??!!
Koli ! Se pari ,pergezime per artikullin qe keni botuar ! Eshte e dytahere qe po lexoj
artikujt tuaj ! Me kane pelqyer argumentat tuaja ne materialet e botuara. Per keto
gjera , bisedonim ne fund te viteve 80-te , ne pallatin e kultures,etj.etj.
Shenim : te kam derguar nje mesazh dhe me sa di une, Temja te ka dhene kordinatat e
mia . Jam alphade ! Pyete Temen ! Te fala Markut ,si dhe Temes…!!!