Gjurmë Krishtlindjesh

redaktor

Nga religjioni, unë nuk i takoj besimit të krishterë, por mjaft miq e shokë të mi, në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, janë të tillë. Shumë vite kam kaluar së bashku me ta, herë pas here gjërat kanë qenë të mbyllura brenda vetes ose në një rreth të ngushtë, sidomos leximi i librit të shenjtë, Bibla, kur ishte e vështirë ta gjeje, por, edhe më pas, sidomos gjatë luftës në Kosovë, ata u bënë edhe më të shpeshta.

Ndër të përbashkat e shumta që më kanë ndodhur, do të doja të veçoja tri gjëra nga Krishtlindjet, të cilat, si të thuash, janë gdhendur tek unë:

– Në fshatin e lindjes së tim eti, një fshat i bukur, ku gështenjat dhe arrat dukeshin hijerënda, me degët e shtrira si pemë mbretërore, thuajse gjysma e banorëve të tij ishin të krishterë. Aso kohe krishtlindjet ishin të ndaluara, njëlloj si ditët e Ramazani, Bajrami, Pashkët… mirëpo njerëzit e kishin ende ndjenjën e festës… dhe ajo kishte mbetur në tërë qenien e tyre. Të festohej në shtëpi, nën dritën e qirinjve, ishte e vështirë, si çdo gjë e ndaluar. Atëherë kishin gjetur një zgjidhje të çuditshme, por tepër të bukur. Të krishterët i festonin krishtlindjet tek sibanorët e tyre të besimit islam. Ata shkonin që para se të errej, në shtëpitë e njeri tjetrit, merrnin me vete atë çfarë kishin gatuar, sepse mishi i derrit nuk gatuhej në vatrat e tjetrit… verën e kuqe… dhe tek mikëpritësi gjenin gjithë çfarë duhej tjetër. E fshehta e shtonte bukurinë e festës.

Një vit, nuk e di se si ndodhi, unë isha në fshat pikërisht në ditët e Krishtlindjeve. Erdhi familja, në mos gabohem, e Stak Pjetrit, që kishte qenë dhe kryetar këshilli. Në rrugët e fshatit, ende në muzg, dukeshin njerëzit e tjerë që lëviznin. Halla ime e mirë, pastë ndjesë, ashtu e imët si ishte, zuri vend pranë meje dhe u uroi: U baftë dritë gjaku i tij…vetëm kaq, pastaj në të tjerët vazhduam…dhe unë, ende sot nuk e di se në atë urim, ashtu zëpakët, ajo uroi që të bëhej dritë gjaku i Krishtit apo gjaku i të vëllait, i cili, po ashtu si profeti, ishte vrarë sapo i kishte kaluar të 30 vitet.

– Kujtimi i dytë ka lidhje me Krishtlindjet e para të lira, në fundin e vitit 1989. Në qytetin tim të lindjes, Shkodër, ishin hapur vrullshëm kishat dhe xhamitë e para. Njerëzit kishin shkuar të gjithë në këto rihapje, asnjë nuk mund të thonte se njerëzit e cilit besim kishin qenë më të shumtë aty, dhe rasti e solli, ndoshta edhe nga shërbimi në gazetën ku punoja, të isha për Krishtlindje në Tiranë. Me njërin nga njerëzit e mi më të dashur, që tani jeton larg meje, gjithë natën ecëm nëpër rrugët e Tiranës, shikonim njerëzit e tjerë që shpejtonin të futeshin nëpër kishat e para që sapo ishin rihapur dhe ndjehej se kishte një shpresë më të madhe. Njeriu që ishte me mua, i besimit të krishterë, e ndjente edhe më shumë, edhe nga që deri asaj dite, ata e kishin festuar Krishtlindjen në një kuzhinë të vogël, tepër të vogël, për katër vetë që jetonin aty… mirëpo nuk fliste, vetëm se shijonte atë që mund të quhej ëndrra e lirisë… Tani, kaq vite pas kësaj rihapjeje, ende nuk e di në se shija e lirisë ka ardhur e plotë tek ne… sidoqoftë, edhe nën këtë turbullirë, ajo natë mbetet e ngulitur tek unë, si një nga kujtimet më të bukura, thuajse e magjishme, dhe sa herë që shoh dritat që zbukurojnë qytetet më vijnë ndër mend qirinjtë e paktë që ishin asaj nate, si grumbuj pishtarësh të shumëpritur, që ende, pas gjithë kësaj kohe, nuk kishin ende forcën për të rrëzitur me gjithë forcën e tyre.

-Kujtimi i tretë ka të bëjë me emrin e një njeriu jashtëzakonisht fisnik, Pal Tanushi, gjakovar.

Pali është njëri ndër qindra e qindra shqiptarët fisnikë, që i bëjnë punët në të mire të kombit të tyre pa zhurmë e bujë, qetësisht, si një detyrë të zakonshme, e bëjnë me shpirt dhe me zemër, nuk e kanë mendjen të mburren dhe që kanë gjithnjë dëshirën më të madhe, bashkimin e shqiptarëve, jo thjeshtë në një shtet, por edhe në ndjenja. Kam udhëtuar shpesh me Pal Tanushin kur ishte lufta në Kosovë, ashtu si kemi qëndruar shpesh në shtëpinë e tij…ia di përkushtimin, hovin, mallin për Kosovën dhe Shqipërinë. Një vit, ishte fundlufte, ai më ftoi për Krishtlindje në shtëpinë e tij. Nuk isha vetëm unë dhe familja ime, ishte edhe piktori i shquar Gjelosh Gjoka, kishte ftuar edhe mikun e tij të veçantë, poetin e jashtëzakonshëm, Ali Podrimja, regjisorin nga Tirana, Edmond Topi; Mentorin, profesorin nga Gjakova, Malushin… nuk e di se sa vetë u bëmë në dhomën e tij të madhe me oxhak, ku çdo gjë fliste shqip, edhe pse në një tokë të huaj, në jugun konservativ të Gjermanisë. Më shumë se gjysma e të ftuarve ishim të një besimi tjetër, por asaj nate e deri më sot, askush nuk e vuri re…kënduam sa mundëm, natyrisht ata që dinin, sidomos Mentori, i ranë kitarës dhe çiftelisë, ndamë dhurata, njerën prej tyre, një foto pranë oxhakut, e kam ende në shtëpinë time, në një vend të dukshëm.

Gjithë natën qëndruam së bashku, dhe më rierdhi mendimi se kaq lirisht me njëri tjetrin, kaq shpengueshëm, mund të rrinë vetëm shqiptarët, dhe vetëm në një derë bujare si ajo e Pal Tanushit, ku është vendi i hapur për të gjithë shqiptarët, ku politika është e dyta, ndërsa mirësia është e para. Pali dukej aso kohe, e më duket edhe tani si një profet i bashkimit të njerëzve, e shpesh herë, me naivitet mendoj se sa mirë do të ishte sikur njerëzit të ishin bashkë, në mirësi, të ishe ajo e para e jo politika, të ishim bashkë si njerëz që kanë mirësinë mes tyre…

-Si e thashë, kjo duket edhe nga emri im kaq qartë, unë nuk i jam i besimit kristian, por shumë miq të mi të mirë, janë të tillë, ndaj me gjithë zemër, kudo që janë, besoj se edhe në emrin e stafit të gazetës DITA, u uroj, gëzuar Krishtlindjet o miq, sundoftë mirësia dhe paqja në jetën tuaj.

Share This Article
7 Comments
  • Keshtu sic del qarte dhe nga pershkrimet e Bediut, edhe pse para viteve ’90 organizimi i festave fetare dhe pjesemarrja ne to perbente nje fare rreziku, shume nga besimtaret e gjenin njeren apo tjetren mundesi, per t’u afruar e per t’i uruar me ze te ndrydhur njeri-tjetrit diten e lindjes se Krishtit.

    Te afermit e familjes tone shkembenin vizita per te festuar pak si fshehurazi Krishtlindjen. Ishte, dhe kjo per fat te mire ka mbetur akoma, pikerisht ndjenja e afrimitetit, ajo e miresise, e tolerances fetare dhe respektit reciprok, ajo qe i bente familjet te festonin me ato mundesi qe kishin Naten e Shenjte.

    I uroj gjithe besimtareve te krishtere Gëzuar Krishtlindjet.

    Pasci gjithmone paqe e miresi ne shpirtin tuaj dhe nderojin dhe respektojini me sa te mundni te gjitha vlerat e religjoneve te tjera.

    Respekt per autorin

  • O Bedri, them të lexosh një libër që do të bësh të ndërrosh mendje për magjinë e krishtlindjeve dhe ky është libri i Joseph Atwil-it, CEASSAR’s MESSIAH. Them se do të të bëjë mirë ta shikosh botën pak më objektivisht.

    • Ç’farë ishim përpara kolerës osmane?
      Ishim katolikë, dhe jo se ishin kroatët të tillë.
      Ishim ortodoksë, dhe jo se ishin grekët apo serbët të tillë.
      Ishim të krishterë, sepse ishim të parët që ndoqëm predikimet e apostullit Pal (Paulus, Saul)që erdhi në trojet ilire (kur nuk kishte sllavë këtej-pari).
      Erdhi pa shpatë, pa dhunë, pa oferta materiale, pa joshje; erdhi vetëm me dëshmitë e tij.

      http://www.revistadrini.com/2013/04/illyricum-sacrum-injoranca-fetare-shqiptare-nen-thundren-islame/

      “…Shen Pali e Shen Andrea kane qene dy apostujt e Krishtit Zot qe kane perhapur Fene shejte katolike ne trojet tona. Vete Shen Pali e deshmon kete gje ne letren e tij drejtuar romakeve duke thene se ka perhapur Ungjillin e Krishtit qe nga Jeruzalemi e deri ne Iliri :

      …in virtute signorum et prodigiorum in virtute Spiritus Sancti ita ut ab Hierusalem per circuitum usque in Illyricum repleverim evangelium Christi… (Romans 15:19)

      Kurse nje prej doktoreve me te medhenj te Kishes Katolike ne periudhen para shizmes (ndarjes) te Kishes greke me ate latine, shkrimet e te cilit kane autoritet te madh ne Kishen Katolike, Shenjti Gregori Nazianze, shkruan se Shen Andrea, apostulli i pare i Krishtit Zot, ka predikuar veçanerisht ne Epir. (S. Greg. Naz. orat. 25). E pra dy prej apostojve me te medhenj te Krishterimit, kane sjelle hirin e Zotit ne token arberore qysh ne vitet e para te perhapjes se Krishterimit. Dhe ato e kane bere kete gje sipas shembullit qe kishin marre prej vete Krishtit Zot i cili vete thonte se eshte zemer bute dhe i pervuajtur :

      …tollite iugum meum super vos et discite a me quia mitis sum et humilis corde et invenietis requiem animabus vestris (Matt. 11:29).

      Te dy apostujt vuajten kryqe e persekutime te shumta per dashuri per Zotin, duke iu pergjigjur dhunes me butesi e durim mbinjerezor. Krishti vete i kishte mesuar doktrinen hyjnore, qe bota nuk e njeh, duke i thene te duanin armiqte; t’i benin mire atyre qe i benin keq; t’i bekonin ato qe i mallkonin dhe te luteshin per ata qe flisnin keq per to; ne qofte se ata goditeshin ne nje faqe, te tregonin edhe faqen tjeter; ne qofte se ndokush i merrte pallton, t’ia jepnin edhe kemishen.

      …sed vobis dico qui auditis diligite inimicos vestros benefacite his qui vos oderunt benedicite maledicentibus vobis orate pro calumniantibus vos ei qui te percutit in maxillam praebe et alteram et ab eo qui aufert tibi vestimentum etiam tunicam noli prohibere (Luke 6:27-29).

      Shen Pali flet diçka per vuajtjet dhe rreziqet e evangjelizimit duke thene se : eshte rrahur me kamxhik ne 5 raste, nga 40 here pa nje; eshte rrahur me shkopinj 3 here; eshte gjuajtur me gure 1 here (lapidation); i eshte mbytur barka 3 here dhe ka ndenjur 1 nate e 1 dite ne mes te detit; ka qene shpesh ne udhetime; ne rreziqe mbi ujra; ne rreziqe prej hajduteve, prej çifuteve e barbareve (jo çifuteve); ka vuajtur mundime ne qytete, ne shkretetira, ne dete, dhe rreziqe prej vllezerve te rreme; ka vuajtur prej puneve e semundjeve, prej urise e etjes, prej krezhmeve e pagjumesive, prej te ftohtit e te paveshurit.

      … a Iudaeis quinquies quadragenas una minus accepi ter virgis caesus sum semel lapidatus sum ter naufragium feci nocte et die in profundo maris fui in itineribus saepe periculis fluminum periculis latronum periculis ex genere periculis ex gentibus periculis in civitate periculis in solitudine periculis in mari periculis in falsis fratribus in labore et aerumna in vigiliis multis in fame et siti in ieiuniis multis in frigore et nuditate praeter illa quae extrinsecus sunt instantia mea cotidiana sollicitudo omnium ecclesiarum (2 Corinthians 11: 24-28).

      Se fundit, te dy apostujt kane vuajtur vdekjen si martire te Fese Katolike, duke dhene jeten e tyre per Krishtin Zot dhe Ungjillin qe predikonin : Shen Palit i pritet koka ne Rome, kurse Shen Andrea vdes ne nje kryq ne Patra.

      Ne te kunderten, existojne prova te pakundershtueshme se islamizmi eshte perhapur me force, nen parudhen kercenuese : « Beso ose vdes ».

      Ne librin e P. J. Berthier M.S. « Abrégé de théologie dogmatique et morale…» (1926) ne faqen 34 lexojme se islami ka si autor Muhamed-in i lindur rreth vitit 571 ne Meke te Arabise. Ai ne fillim merrej me tregti e me vone filloi te sundonte vendasit me ane te fese. I debuar prej Mekes, Muhamedi strehohet ne Medine dhe prej andej mbasi mbledh njerez te armatosur sulmon dhe merr Meken, e pastaj edhe qytete e vende te tjera nen kercenimin : “Crois ou meurs” (Beso ose vdes).

      Doktori i madh i Kishes Katolike, Shejti Alfons-Maria de Liguori, ne vepren e tij : « Histoire des Hérésies » (1842), volumi I, faqe 234, shkruan se Muhamedi ishte themeluesi i sektit vrases te islamizmit (secte homicide) i cili pushtoi pjesen me te madhe te botes katolike.

      Ne librin « The Virgin Mother of Good Counsel » (1884) i shkruar prej ipeshkvit misionar Imzot George Dillon D.D., liber i nderuar prej Papes Leon XIII, shkruhen shume hollesira te çmuara mbi Fuguren e Zojes se Shkodres si dhe mbi Skenderbeun.

      Aty lexojme se ne shekullin e shtate A.D., nje fanatik i cili kishte formuar nje fé te bazuar ne imoralitet dhe grabitje, shikoi ne enderr rrezimin e kryqeve dhe te keshtjellave ne qytetin e larget te Konstantinopojes dhe perandoria e ketij qyteti krenar bizantin i dhurohej atij. Kjo enderr ishte fillimi i shkaterrimit. Te gjithe pasardhesit e Muhamed-it, duke filluar prej Abu-Bekr, kishin qellim realizimin e endrres se Mohamed-it. Antioche, Damasku, Smyrna, Jeruzalemi dhe e gjitha Toka Shejte (Terre Sainte) ra ne duart e paganeve. Omar, pasardhesi i trete i Muhamed-it, ndertoi nje xhami ne vendin ku ishte qene perpara tempulli i famshem i Salomonit. Amru dhe kalifet e tjere moren Egjyptin qe i perkiste Grekeve, kurse Kaled zgjeroi tokat ne Azi. Fanatiket ma te “eger” te Kuranit ishin padyshim turqit, nen udheheqjen e Orkhan, djali me i ri dhe pasardhesi i Osman-it, themeluesi i dinastise se tyre ne Azi, fise endacake te Oguzians ne zonen e Turkistanit, ne lindje te detit Kaspik. Pasardhsit e ketyre fiseve turke me Amurathin, Bajzetin I, Amurathin II, e Mehmetin e II pushtuen pak nga pak te gjithe perandorine bizantine te Lindjes. Ishte ne kohen e Amurathit II e pastaj ne ate te Mehmetit te II kur Skenderbeu, “Atleti i Krishtit” braktis Stambollin dhe fillon keshtu luftimet e pergjakshme gjate 25 vjetesh per te mbrojtur Krishterimin dhe lirine ne Shqiperi dhe Europe.

      Jane turqit ata qe kane sjelle me force islamin ne Shqipni, duke zbatuar me perpikmeri urdherat e Kuranit: Beso ose vdes. Shembujt e meposhtem do te bindin lexuesin per kete gje.

      Ne librat e Kuranit, Hadith-it (histori mbi Muhamed-in te mbledhura gojarisht prej kalifit Umar II) dhe Sirat Rasul Allah i shkruar prej Ibn Ishaq ne vitet A.D. 707-773 shkruhet qarte egersia dhe djallezia e islamit (Sura ose Surah ne shqip perkthehet Kapitull, ne vargjet e Kuranit) :

      “Whoever changed his Islamic religion, then kill him.” (Hadith al-Bukhari, Vol. 9, Bk. 84, No. 57)
      (Kushdo qe ka nderruar fene islame, duhet vrare)

      “Make war on the infidels who dwell around you.” (Sura 9:123, 66:9)
      (Lufto te pafete qe banojne rreth teje)

      “Fight those who believe not in Allah nor the Last Day.” (Sura 9:29)
      (Lufto ato qe nuk besojne ne Allah dhe ne diten e gjygjit te fundit)

      “If someone stops believing in Allah, kill him.” (al-Bukhari 9:84:57)
      (Ne qofte se ndokush nuk beson me ne Allah, ai duhet vrare)

      “Take neither the Jews nor the Christians for your friends.” (Sura 5:51, 60:13)
      (As te krishteret dhe as çifutet mos te jene miqte e tu)

      “Kill the disbelievers wherever we find them.” (Sura 2:191)
      (Vra te pafete kudo qe ti gjesh)

      “They do blaspheme who say: ‘Allah is Christ the son of Mary.’ But said Christ: ‘O Children of Israel! Worship Allah, my Lord and your Lord.’ Whoever joins other gods with Allah, Allah will forbid him the Garden, and the Fire will be his abode. There will for the wrong-doers be no one to help.” (Sura 5:75)
      (Eshte fyerje te thuash : Allah eshte Krishti djali i Marise….)

      “O ye who believe! Take not the Jews and the Christians for your friends and protectors: They are but friends and protectors to each other. And he amongst you that turns to them (For friendship) is of them. Verily Allah guided not a people unjust.” (Sura 5:54)

      “To Allah, there are no animals viler than those who do not believe and remain unbelievers.” (Sura 8:57)
      (Per Allahun nuk ka kafshe me te neveritshme se sa ato qe nuk besojne dhe qendrojne te pafe)

      “Here is the fate of those who fight Allah and his messenger: you will put them to death or you will make them suffer the torture of the cross; you will cut their hands and their feet alternately. They will be driven from the country.” (Sura 5:37)
      (Ky eshte fati i atyre qe luftojne Allahun dhe te derguarin e tij : ata duhen vrare ose torturuar ne kryq; duhet t’u prehen duart dhe kembet dhe duhet te debohen nga vendi).

      “[…] then fight and slay the Pagans wherever ye find them, and seize them, beleaguer them, and lie in wait for them, in every stratagem (of war).” (Sura 9, verse 5)
      (Atehere lufto e mbyt paganet kudo qe ti gjesh, grabiti, rrethoji, perdor çdo taktike lufte)

      “The enemy combatants will, as well, be conquered: they will be captured and killed according to the custom that God held previously toward their precursors, for you will not find any change in God’s custom.”(Sura 33:61)
      (Armiqte do te humbasin; ato do te kapen dhe do te vrahen simbas zakonit qe zoti ka caktuar edhe per paraardhesit e tyre, sepse nuk ka ndonje ndryshim ne kete zakon)

      “Believers, fight the unbelievers who are in your neighbourhood and may they find you harsh.” (Sura 9:123)
      (Besimtare, luftoni te pafete qe i keni komshi…)

      « Tashti qe te pafete kane humbur shpaten dhe mburojen e tyre, kush do ti mbroje tani prej zemrimit tim? » (Fjale te sulltanit Mehmeti II mbas vdekjes te Gjergj Kastriotit ne Lezhe, me 17 Janar 1467).

      Shkodra ra ne duart e turqve mbas mbarveshjes te paqes mes Sulltanit dhe Venedikut, me 25 Janar te vitit 1479. Ne nje leter te Perfaqesuesit te pergjithshem te Shkodres, me date 17 Dhjetor 1878, Imzot Angjelo Radoja shkruan se kur turqit hyne ne Shkoder, me keq se Vandalet, ata shkaterruan çdo shenje te Fese shejte Katolike; dogjen libra si dhe objekte te tjera shkencore e fetare. Ata kthyen ne xhami te gjitha kishat me perjashtim te Kishes se Zojes, afer Kalase, dhe te Kishes se Shen Mari Madalenes afer lumit te Bunes.

      Në Seminarin e IV, “Shkodra në Shekuj”, i mbajtur ne Shkoder me 20 Nandor 2000, znj. Paulina Hoxha citon disa relacione te rendesishme qe tregojne edhe nje here egersine turko-islame ushtruar kunder popullsise katolike shqpitare :

      « Per gjendjen e rende dhe diskriminimin ne vazhdim te katolikeve, ben fjale edhe relacioni i Pjeter Bogdanit i viti 1669 ku permendet fakti se :

      “Keto dite u vu ne fuqi nje takse tjeter per katoliket e shkrete te kesaj ipeshkevie, quhet “Pjata e zoterise se madh” d.m.th e Sulltanit,…..”. Shume me e rende eshte gjendja e komunitetit katolik neper fshatrat e zonave malore, ku varferia eshte e tejskajshme: “Na vijne keta te krishtenet e shkrete si ta kene fuqine, neper shtepite flihet perdhe, ku me pak kashte, ku me nje cope zhguni dhe midis kafsheve”. »

      « Veshtirsite rriten akoma edhe me shume nga trazirat, qe turqit, armiq te besimit katolik i sjellin ipeshkevive.
      “……….jemi tue e cue ne varfeni shume te madhe, nder shume travaje dhe ngushtica, qe po na shkaktohen prej turqeve, armiq te besimit”, shkruan Frang Bardhi ne nje relacion te tij ne vitin 1637. Ky qendrim i turqeve eshte vecanerisht shume i ashper sidomos ndaj objekteve te kultit dhe vete prifterinjeve. Keshtu qe ne relacionin e 28 Nentorit 1661, Pjeter Bogdani i shqetesuar lajmeron se ” Turqit e kane shkaterruar Kishen e Shkoders dhe i kane prishur shtepite ipeshkvnore”, prandaj sic deklaron ai, i duhet te bredhe neper ipeshkvnine e tij si nje lypes. Edhe pas 4 vjetesh (pra ne v.1665) Bogdani perserit ne relacione te njejten gje : per shkaterrimet qe kane bere turqit ndaj objekteve te kultit dhe pronave te tyre.

      “Ata i uzurpuan pronat e kishes dhe i prishen shtepite ipeshkvnore ne Shkoder e Tivar, ashtu qe ai tani eshte i detyruar te jetoje gati si nje lypes, jo aq per te jetuar sa per tu strehuar, gje e pahijshme per nje ipeshkev”. »

      « Shume me flagrante eshte qendrimi i udheheqesve shpirterore te katolikeve, ndaj te cileve ndiqet politike e diskriminimit, bile shpesh here eleminimin fizik i tyre. Shume relacione, njoftojne Kongregaten e Shenjte per veprime te dhunshme dhe eleminime fizike. I tille eshte ai i 6 Dhjetorit 1670, derguar nga P. Bogdani, me ane te cilit njoftohet vrasja e Pjeter Mazrekut, vikar apostolik i Pultit, i cili duke u kthyer nga Raguza na Prizren ,

      “…….afer lumit Drin u sulmua nga pese turq…….nje prej tyre ……., i dha nje goditje me kellc (shpate e harkuar) dhe ia preu supin deri ne gryke, ashtu qe koka e tij mbeti varur mbi nervat e krahut te djathte : ai thirri tri here Jezu, Jezu, Jezu dhe duke iu shperndare gjaku i tij ndrroi jete”. por me e trishtueshme eshte kriptia e ndodhur ne ipeshkvnine e Lezhes, te cilen Bogdani e relaton me 15 Prill te viti 1671.

      ” Kah fundi muajit te Marsit te turqizuarit e Sanxhakut te Dukagjinit, pasi kishin tane naten, ne agim e sulmuan ndertesen e Imzotit te Lezhes. Ai iku neper terr duke lane shtepine, i ngarkuar me placka, vetem me nje prift dhe nje ministrant. Milicia shqiptare bashke me shqiptaret e turqizuar e bastisi shtepine, pastaj e dogj derisa u rrenua krejtesisht, vdiq ministranti i shkret dhe prifti : Me kete rast ata dogjen edhe disa fshatra perreth dhe kapen shume te krishtere per t’ i bere rober, ndersa te paaftit i vrane: “i prene copa-copa…”

  • Z.Bedri !
    Ju lexoj me qef te madh gjithe shkrimet tuaja dhe kjo qe thoni eshte e vertete po une nuk kuptoj nje gje qe tani tek ne qe Kishen Autoqefale e ka zaptuar Greku dhe Myslimanet i ka futur nen sqetull Arabet cfare emri ti veme kesaj gjendje qe vendi eshte mbushur me Kisha dhe Xhamija
    Per kete demokraci kemi enderuar ne ?
    Me mire te festonim fshehurazi dhe me armoni te paster si atehere se se sot qe po fusin percarje ne mes nesh

  • Me thene drejten, ti mire e ke z.Bedri, por ne pergjithesi shqiptaret e te dy besimeve nuk janwe aq besimtare fanatike, sa te festonin edhe neper “bodrume” festat fetare, ndersa besimtare fanatike kane qene njerzit me te varfer qe shpresonin tek zoti per t’i ndihmuar, por qe nuk kishte fuqi t’i ndihmonte dot, njelloj si sot, qe nuk pengon njeri per te festuar dhe per t’u lutur qe te kete ose te mos kete fare te varfer apo lufte, por c’e do qe keto jane fenomene shoqerore dhe jo deshira te zotit. Zoti nuk ndikon mbi shoqerine por vetem tek te varferit dhe injorantet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *