“Rikthehet” Fatos Nano

Saimir Lleshi

Ish-kryeministri Fatos Nano është rikthyer në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.

I larguar nga skena politike që prej vitit 2005, ish-lideri i socialistëve ka shpërndarë një foto me të birin 22-vjeçar. Ai uron nga qyteti i Korçës Krishtlindjet.

Festa e Krishtlindjes ka rikthyer në Shqipëri, por edhe në vëmendjen e opinionit publik ish Kryeministrin e vendit, Fatos Nano.

Klajdi Nano e ka publikuar foton me babanë e tij, Fatos Nano në Instagram duke uruar miqtë e tij: “Gëzuar Krishtlindjet”. Klajdi është djali i gruas së dytë të Nanos, Xhoanës, i cili prej moshës 14-vjeçare jeton me Fatos Nanon.

Share This Article
2 Comments
  • Sa here kthehet Nano, ben lajm Arta. Nuk e harron thiken qe i nguli ish kryetari dhe perdor thuprat e thanos per te fshikulluar shefin qe e beri 5 here ministre.

  • Hahaha, djali i mamase dhe i nje greku per te cilin ben sherbetorin Fatosi i Thanasit! Epo helbete, Nanollaret sherbyesa kane qene tere jeten. Koqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *