Policia e Maqedonisë ditë më parë ka zbuluar një fabrikë për falsifikim e letërnjoftimeve që do përdoreshin për falsifikimin e zgjedhjeve.
Por, përpos këtyre dokumenteve në kompjuterin e grupit të dyshuar kriminal u gjetën edhe 70 mijë biseda të incizuara.
Gazeta “Dnevnik” thekson se bisedat në fjalë janë zhvilluar mes funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjithashtu mësohet se ka biseda edhe mes përfaqësuesve të partive tjera shqiptare në Maqedoni.
Dnevnik shkruan se një komandant i UÇK-së është interesuar për ti blerë bisedat që mund të inkriminojnë zyrtarët e lartë të partisë shqiptare në pushtet.
Se çfarë fshihet pas këtyre bisedave, mbetet të shihet në të ardhmen.
