Krishtlindje të trishtuara

redaktor

Shoh dritat verbuese në bulevard,
një ndriçim vërtet i sforcuar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
por këtu është një ditë e trishtuar!

Shoh reklama hipokrite ngado,
me gaz e bollëk të shfrenuar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Pafund lypës me fytyra të verdha,
simfonia e Migjenit s’ka mbaruar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,ç
po këtu është një ditë e trishtuar!

Shoh pleq e plaka të kërrusur,
me pak qindarka nëpër duar,
sot është një ditë shprese dhe besimi,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Shoh pasanikët e pushtetit-që sot,
për dashurinë janë duke mashtruar,
sot është një ditë shprese dhe besimi,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Shoh dhëmbët e zinj të varfërisë,
që Atdheun tej për tej e kanë kafshuar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Ndjej hipokrizinë vrastare të shtetit,
që çdo çast të vitit ka mashtruar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Sot poshtë bredhave artificialë,
me mijëra dhurata kanë munguar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Ndjej falsitetin ulëritës të jetës,
dhe stërmundimin e fjalës: “Gëzuar!”,
sot është një ditë shprese dhe besimi,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Shikoj dimrin normal të natyrës,
dhe dimrin tjetër që shteti ka afruar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Jeta ecën me një hap funebër,
krejt e veremosur-e mjeruar,
sot është një ditë shprese dhe besimi,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Nuk di sot përse njerëzit t’i uroj,
ndaj rri mbi tastierë i menduar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu çdo gjë ka mbaruar!

Share This Article
15 Comments
  • O Ben!

    Na ke demoralizuar!…
    Kur thua, kemi mbaruar!
    Jo o Ben i revoltuar,
    Ka nis mbare,sa ka filluar,
    Doemos,paksa sforcuar…
    Por dhe b… do shternguar
    S’fiton kush, esht’ i nxituar,
    porse,kush esht’ i duruar.
    Hyn’ me lesh,vec del i rruar.

  • Leter urimi dhe falenderimi Vegjelise se Rrrrrrrrilindur

    Popullit tim ,trim ,trap dhe heroik
    ne menyre te vecante 1 milione kokepalareve migjenian te rrrrrrilindur
    sapo mbarova dreken time me 10 pjata te para ,18 te dyta ,
    dhe per ta mbyllur nje goxha torte
    une ha vetem peluhurin e bardhe qe ka siper ,ah ai me eksiton dhe me ben
    te dal tu flas juve
    ju kam vene nje goxha ekran te kriministria ku ju te me shkruani urimet tuaja ,sepse eshte jashte mode qe te ulem gju me gju me popullin ,
    dhe nuk me zhgenjyet .ju falenderoj per urimet qe dukej sikur i shkruante Endrina me gjithe administraten ,nje prerje idiotesh jeni te gjithe ,po Endrina ne menyre te vecante
    ky vit po mbyllet dhe do ishte teper e gjate tu shkruaja se cfare berem me
    1 MILIONE VOTA
    por disa nuk mund te rri pa permendur
    713 mije euro ju grabitem ne mes te dites dhe jemi shume te kenaqur , buxhetit do ja faturojme …mos me thoni qe po flas me llafe e medhaja ,s’dini buxhet ? xhepave tuaja do jua marrim .Faleminderit ! Pa ju nuk do mund ta benim kete !
    600 milione te CEZit na vendosen dakort te gjitheve ,mua Haleatin dhe kryeHalene Sali
    kemi nje fajtor te vogel ,ate Ismailajn ,po do dali i pafajshem si FullHajni ,nen perkujdesjen
    e vecante te Haleatit .FLM JUVE ! Pa ju nuk mund ta benim kete !
    suksesin e papare e arriten me reformen ” burg ,burg ” aaaaaa ,kjo eshte enderra ime
    dhe pikturat e mija kete thone ,skelete ,kufoma pa koke ne nje tufe zinxhirash
    kujtimet e mrekullueshme te baballareve “burg ,zinxhira ,bunkere ”
    FLM JUVE ! PA JUVE NUK DO QE E MUNDUR KJO !
    kemi liruar Prengen me ca pak 5 pistoleta pa leje ,nja 200 plumba qe iken pa dashje dhe
    nje fis qe nuk gjeti dot mbrojtje as ne polici ,por eshte i lire tashme …Morina ,ai jo ,ne burg
    FLM KOKEPALARE ! DO JU VIJ RADHA TE GJITHVE !
    ah ,me shkruajti leter Fevziu .ishte kartolina me e bukur qe me erdhi .
    titulli ishte special “Zt Kryeminister ,kush ka vjedh me shume ,une apo ti ”
    i erdhi dita te me therrase Kryeminister .Mbas gjithe atyre te falave qe i kam ber Sandrit
    me ne fund dhe ata me shkruajne
    shkruan dhe Bejteziu ,po ky ha mmmmmm…kot .ky udheheqesin do votoje perseri .
    njesoj si ju te gjithe Kokepalare .
    i arrestova te gjithe ,por bera dhe amnistine ,bera shume ligje ,qe i pikturoj naten se diten i cojne ne Kushtetuese ,dhe pjeshka e Brizit i ngelet gishti ne …goje
    gjysmat e deputeteve do mi heq dekriminalizimi ,dhe gjysmat do i perjashtoj si reaksionare
    do ju ngelem vetem une FLM ! e di qe nuk jetoni dot pa mua
    jap ca teneqe ,heq ca teneqe si peluhura e Penelopes diten e bejme ,naten e c’bejme
    se dini cfare ehte peluhura e Penelopes ?? shkurt dhe shqip “lesh arapi ”
    FLM JUVE ! Lesh do u jap dhe keto 2 vjet nqs me lini aty …oh cfare them
    nga ju nuk rruhem fare une …..
    do lexohemi per fundin tuaj …ashtu te vitit
    Te fala Sandrit 😛

  • O Beno!

    “Ketu cdo gje ka mbaruar!”
    Jo Ben,o i uruar,
    Ka nis mbare,sa ka fillur,
    Doemos ca e sforcuar,
    Andaj bytha do shternguar.
    fiton kush esht’ i duruar.
    Posht saliu i shkalluar,
    Se prej tij i eshte dhuruar,
    Ku vend tashme i shkallmuar
    popullit,te deshperuar…

  • Ti ke te drejte o miku im Poet
    qe ke investiguar me shume se ‘Paloma’
    po une mendoj se me keq do te vije
    se shte premtuar: nuk keni pare gje akoma!!

    Keshtu o miku im Poet
    ti vazhdo perpara me investigimin
    po duket sikur ne Atdheun tend dhe timin
    vegjelia do te bashkejetoje me mallkimin!!

    Te gjithe investigimin tend
    e shikojne edhe ata qe vegjelia ka votuar
    te gjithe ata qe vetem lehin e premtojne
    po per veten e tyre qendrojne gjithmone ‘kaluar’

    Ata qe kalerojne mbi kurrizin e Kalit popull
    ata qe e kane te shemtuare cdo shprehje te fytyres
    ata qe gjithe turpin e hane cdo dite me buke
    ata qe sjane pjella nene,por pjella te mynxyres!!

    Vazhdo o miku im Poet
    me shume se Paloma vazhdo investigimin
    pastaj ketu ne faqet e gazetes DITA
    shkruaj; nxire tere inatin dhe zemerimin…

    Vazhdo shkruaj o miku im Poet
    vazhdo bej ate qe nuk e bejne te tjere
    se ne Atdheun tend dhe timin
    peshku i qelbur nga koka mban shume ere…

  • Ky eshte realiteti i vendit tone aktualisht, por mendoj se ka nevoje per pak optimizem
    Ku te vemi, poet i nderuar?
    Na jep nje zgjidhje, te lutem, per sot!
    Ne se”ketu cdo gje ka mbaruar”,
    A thua se vertet ne rrojme kot?…
    Ka tri fuqi cudiberese njerzimi,
    Dhuruar me bujari nga i Madhi Zot:
    Dashuria, Shpresa dhe Besimi,
    Te tria mbajne ne kembe nje bote.
    Kur dashuri s’ka, dhe s’ka as besim,
    Te mbahemi tek shpresa, o miku im!..

    Kete thoshte edhe Naimi i Madh per Shqiperine:
    “Kam shume Shprese
    qe te mos jese
    k’shtu Shqiperia
    po te ndertohet
    te lulezohet”…
    Me shume optimizem, me mire! Nga populli i ketyre trojeve do te dalin forca dhe lider te zote, qe do te marrin ne dore fatet e vendit, dhe do t’a bejne Shqiperine. Le te shpresojme!

  • Edhe nje hibrid i sorres me kukuvajken do te kishte pjelle dicka me optimiste se kjo bejte qarramane. Cfare ndodhi me “zjarrin e poetit” e me “shpirtin e pamposhtur te luftetarit”? Apo e veshim kostumin sipas ballos, kur te tjeret qeshin dhe perpiqen te lumturohen e te gezojne qofte edhe per 24 ore ja ku del bejtja me te qare qe te prishim festen. O bejtexhi, harrove qe ne kohen e Enver Qoftelargut, idhullit tend kjo feste nuk lejohej as te permendej, pa le te festohej? Hipokrizi e kulluar prej bejtexhiu qe vuan nga mania e madheshtise.

  • O BEN DUKA POET I HARRUAR
    KETU CDO GJE KA MBARUAR
    SE ENVERIZMI S’KA PUSHUAR
    SHTETIN KEQAZ KA KAPLUAR
    MEDALJE XHELATIT KA DHURUAR
    DHE PUSHTETIN E KA ZAPTUAR
    EKONOMINE KA FALIMENTUAR
    DHE VATANIN KA HELMUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *